Politike

Anti-informaliteti/ Braçe paralajmëron 3 gjyqtarët për shkarkim, iu çon dosjet para drejtësisë

Braçe iu bëri thirrje organeve të drejtësisë dhe ndërkombëtarëve të hetojnë me kujdes veprimtarinë e këtyre tre gjyqtarëve.
Featured image of article: Anti-informaliteti/ Braçe paralajmëron 3 gjyqtarët për shkarkim, iu çon dosjet para drejtësisë Erjon Braçe

TIRANË– Zëvendëskryeministri Erjon Brace ka lajmëruar sot se emrat e tre gjyqtarëve në Tiranë, Vlorë e Gjirokastër janë dërguar në zyrën e Ministres së Drejtësisë, KLGJ dhe organeve të vetingut, pasi kanë vendosur në kundërshtim me vendimet e marra nga qeveria ne aksionin kunder informalitetit.

Braçe iu bëri thirrje organeve të drejtësisë dhe ndërkombëtarëve të hetojnë me kujdes veprimtarinë e këtyre tre gjyqtarëve.


“I jam drejtuar me dosje të posacme ministres së drejtësisë, KLGJ dhe OMN, KPK, për tre gjyqtarë, një prej gjyqtarëve të Tiranës, ne gjykaten administrative, për një cështje që ka marrë në shqyrtim e ka vendour në kundershtim me vendimin e marre nga qeveria.

Gjykatës të Vlorës që kanë vendosur brenda një minute dhe natyrisht jashtë kopetencës së tij lëndore dhe një gjykates të Gjirokastrës që sic jeni edhe në dijeni ka liruar nga bllokimi 7 ton ushqime të bllokuara nga AKU që ishin jashtë afatit të skadencës që ishin me muaj e me vite. Keto institucione të kenë në vëmendje veprimtarinë e këtyre gjyqtarëve që këto cështjë të jenë pjesë e diskutimit”, tha Brace.

Javët e fundit u zhvilluan një serë aksionesh, lidhur me informalitetin në vend. Në kryeqytet dhe jo vetëm janë mbyllur shumë biznese, mes tyre janë goditur edhe “gjigandë” si Rogner dhe Taiwani. Po ashtu u mbyll dhe Havana, por pas vendimit të gjykatës bizneset vijojnë të jenë të hapura dhe kanë paguar vetëm gjobën.

(a.m/dosja.al)

Shto Koment