Bota

Anthony Fauci këshillon Joe Biden: Mbyllni baret e restorantet, por jo shkollat! (APELI)

I pyetur se si do ta këshillonte administratën e Joe Biden për të luftuar pandeminë, Anthony Fauci ka thënë që shkollat nuk duhet të mbyllen pasi nuk përbëjnë rrezik për pandeminë ndyshe nga lokalet dhe restorantet. 
Featured image of article: Anthony Fauci këshillon Joe Biden: Mbyllni baret e restorantet, por jo shkollat! (APELI) Anthony Fauci

SHBA-Anthony Fauci drejtor i Institutit Kombëtar të Alergjisë dhe Sëmundjeve Infektive, në Amerikë, ka thënë që lokalet dhe restorantet duhet të mbyllen sa më shpejt, ndërsa shkollat jo. Sipas mediave të huaja, i pyetur se si do ta këshillonte administratën e Joe Biden për të luftuar pandeminë, ai i ka thënë që shkollat nuk duhet të mbyllen pasi nuk përbëjnë rrezik për pandeminë ndryshe nga lokalet dhe restorantet.

Mbyllni baret dhe mbajini shkollat ​​e hapura.  Ju nuk keni një zgjidhje për të gjitha situatat e mundshme, por siç thashë më parë, fëmijët duhet të kthehen në shkollë, për një arsye. Këto janë gjërat që nxisin përhapjen e komunitetit – jo shkollat,”-ka thënë ai.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Anthony Fauci më herët ka deklaruar se është i  gatshëm të punojë me administratën e re amerikane rreth pandemisë. Sakaq, që prej fillimit të pandemisë në SHBA-të janë regjistruar 13.3 milionë të infektuar me coronavirus dhe kanë humbur jetën mbi 266 mijë pacientë.

(k.a/dosja.al)

Shto Koment