Bota

Anthony Fauci i zhgënjyer nga serioziteti i Covid në SHBA: Ne e kemi nënvlerësuar dhe ende nënvlerësojmë vdekshmërinë

I pyetur në lidhje më studimin e botuar javën e kaluar nga Universiteti I Uashingtonit i cili kishte nxjerrë përfundim se më shumë se 900.000 vdekje ishin regjistruar për shkak të pandëmisë, ai e shmagu duke e nënvlerësuar këtë shifër.
Featured image of article: Anthony Fauci i zhgënjyer nga serioziteti i Covid në SHBA: Ne e kemi nënvlerësuar dhe ende nënvlerësojmë vdekshmërinë Anthony Fauci,

SHBA-Anthony Fauci, doktori i cili është edhe këshilltar i Shtëpisë së Bardhë, shpreh se koronavirus ka marrë edhe më shumë jetë sesa duket por kjo gjë është nënvlerësuar.

I pyetur në lidhje më studimin e botuar javën e kaluar nga Universiteti I Uashingtonit i cili kishte nxjerrë përfundim se më shumë se 900.000 vdekje ishin regjistruar për shkak të pandëmisë, ai tha se është nënvlerësuar kjo shifër, raporton CNN.

“Unë nuk mendoj se ka dyshim që ne e kemi nënvlerësuar dhe ende nënvlerësojmë vdekshmërinë e sëmundjes të shkaktuar nga koronavirusi i ri” shtoi ai, duke përmendur dimensionet “historike” të pandemisë për të justifikuar vështirësinë për të bërë një numërim të saktë .

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

“Ne jemi në një pikë kthese” tha Jeffrey Zayenz, koordinatori i Shtëpisë së Bardhë për pandeminë, në një intervistë për CNN.

Ai citoi të dhëna për fushatën e vaksinimit, pasi 58% e të rriturve në vend kanë marrë të paktën një dozë të vaksinës, ndërsa më shumë se 110 milion njerëz – një e treta e popullsisë së përgjithshme – kanë marrë të dytën dhe për këtë arsye konsiderohen të imunizuar plotësisht.

(E.K/dosja.al)

Shto Koment