
SPANJË-Ansu Fati, talenti i Barcelonës pritet të mungojë afërsisht katër muaj. Sulmuesi iu nënshtrua një operacioni në spitalin“Quirón”, në Barcelonë, për shkak të dëmtimit të meniskut të gjurit të majtë në ndeshjen me Betisin. Operacioni doli me sukses ndërsa koha e riaftësimit do të jetë më e gjatë, por duke pasur parasysh moshën e tij të re, është preferuar të sigurohet shërimi total i meniskut.
Në këtë mënyrë, Ansu Fati nuk do të jetë pjesë e Ronald Koeman deri në mes të muajit mars. Tekniku holandez pritet të futet jo pak në telashe sa i përket skemës që pritet të aplikojë, duke marrë parasysh që Ansu Fati ka luajtur si anësor i majtë dhe alternativat janë shumë të pakta.
Mungesa e Ansu Fatiti bën që Antoine Griezmann të luajë shumë me tepër si sulmues i parë. Martin Braithëaite është një tjetër variant për të luajtur si sulmues, me Leo Messi si një mesfushor ose “9” fals.
E.Ç (Dosja.al)