Politike

 REPLIKAT/ Ankohet Rudina Hajdari: Ç’kusur kam unë që thonë se jam palë me ju? Rama: Kjo është politika!

Rudina Hajdari është shprehur e indinjuar teka ka ngritur: Ç’kusur kam unë që opozita më akuzon se jam me Ramën? Ajo është shprehur se do të vijojë të qëndrojë në parlament dhe nuk do të merret me propaganda. Rama është shprehur ndaj deputetes: Kjo është politika.
Përditësuar:

Tiranë- Deputetja e PD-së, Rudina Hajdari është ankuar në parlament se çfarë kusuri ka që opozita e akuzon se është palë me  Edi Ramën.

Teksa ka folur në parlament ajo iu ankua kryeministrit Edi Rama dhe ky u fundit replikoi menjëherë ndaj saj duke u shprehur: Kjo është politika.

Debati: 

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Hajdari: Duhet të jemi sa më gjithëpërfshirës dhe sa më konstruktivë. Ku flisni për shëndetësinë por kur kemi rroga të ulëta. Jemi në situatat më të vështira që kemi pasur ndonjëherë. Nuk kemi pasur kurrë një shëndetësi falas. Ajo që keni bërë, është që keni vënë traun në çdo moment. Keni vënë traun nga Tirana në Durrës, keni vënë traun nga Kukës në Morinë. Për çfarë integrimi flisni ju sot zoti kryeministër. Po ç’kusur kam unë që të merrem me kundërshtimet. Ç’kukur kam unë të akuzohem me opozitën jashtë që më thotë jam me ju,  Unë kam bindjet e mia dhe do të qëndroj në këtë parlament dhe do të qëndroj në këtë parlament. Këto janë propaganda të dala mode tashmë.

Rama: Zonja Hajdari këtë kusur të gjithë e kemi zgjedhur kur kemi vendosur të merremi me politikë. Për fat të keq politika në këtë vend është ende larg së qeni arti i të marrurit vesh mes njerëzve. Përsa i takon kusurit që ju thonë gjëra që nuk doni ti dëgjoni, ju siguroj që nuk jeni vetëm. Por është pjesë e zgjedhjes që bëjmë. Është e drejta dhe puna juaj, nuk mund t’i ankoheni askujt se atë kusur e keni për vete. Siç do thoshte Kujtim Gjuzi, çdo kush mban kryqin e vet. Sa i përket retorikës. Nuk është fjalë e keqe, është art. ZOnja hajdari ju duhet ta mësoni që deri para pak vitesh pjesa më e varfër që nuk ishin siguruar paguanin cdo ilac nga xhepi, sot prej disa vitesh ata janë në skemën e rimbursimit, 600 mijë.

F.G/J.V/Dosja.al

Një Koment në “ REPLIKAT/ Ankohet Rudina Hajdari: Ç’kusur kam unë që thonë se jam palë me ju? Rama: Kjo është politika!

  1. Nuk te ze bese njeri jo,po nuk the per koken e mami hajdutes

Shto Koment