KRYESORET
Aktualitet

Anketa- Alibia e Ramës për të qeverisur siç do vetë

18 Janar 2022, 20:31 Nga DOSJA
Anketa- Alibia e Ramës për të qeverisur siç do vetë

TIRANË– Nëse Edi Rama ka përvetësuar një art, ai është krijimi i alibive për veten dhe qeverisjen e vendit. Sot ka prezantuar dhe mënyrën e tij të re sesi do të justifikojë çdo vendim që do të marrë duke ia lënë “topin” shqiptarëve. Ashtu siç edhe e kishte paralajmëruar, Rama ka zëvendësuar referendumin kombëtar, me një anketë që vetë e bën, vetë e administron dhe po vetë nxjerr rezultatet ashtu siç i interesojnë.

Pas më shumë se 8 vitesh qeverisje të vendit, është kujtuar që të pyesë qytetarët për çështje të ndryshme sociale dhe jo vetëm, të cilat do t’i përdorë ashtu siç di më mirë; të qeverisë i qetë për të mos mbajtur përgjegjësi për asgjë që bën. Por para se të merremi me vetë shpikjen e re, le t’i hedhim një sy pyetjeve që i ka përgatitur vetë me duart e tij. Përveç pyetjeve që s’kanë fare nevojë për përgjigje, se nuk ka shqiptar që nuk do ashpërsim të ligjeve ndaj shkelësve apo dënim maksimal ndaj vrasëseve, disa pika të tjera janë interesante.

Gjithë skandalin me publikimin e të dhënave, dosje që u shty me lezet në Prokurori, ka vendosur që ta fokusojë tek pagat fiktive. A thua se nuk i ka kontrolluar vetë për vite me radhë, duke bërë bujë me aksionin e ndërmarrë kur mori në dorë frerët e vendit. Pa e pranuar në asnjë moment që dështoi, Rama kërkon ndihmë nga shqiptarët pasi ndodhet në mëdyshje. Ndaj e pyet shqiptarët se si duhen dënuar ata që abuzojnë me deklarimin e pagave. Për të qëndruar në çështjet sociale, kreu i qeverisë, kërkon gjithashtu të dijë a duhet të paguajnë kontributet shoqërore ata që kanë fituar statusin e pensionistit, por që vazhdojnë ende të punojnë. A thua se pasioni për të punuar rëndom si roje parkingu apo çfarëdo pune tjetër e ngre nga shtrati një të moshuar?

Mos vallë duhet që t’i pyesë për rritjen e pensioneve, kështu që askush nuk do të detyrohej që deri në fund të jetës të shqetësohej për vaktin që do të vënë në tavolinë, apo kjo është pyetje që nuk i intereson? Po ashtu, pasi u masakrua në rrjet me mendimin për aministinë ndaj kursimeve të emigrantëve, edhe për këtë çështje kërkon të mbulohet tek shqiptarët. Po sesi do të ndalojë pastrimin e parave të atyre që vërtetë kanë kryer shkelje (kjo në rastin më të mirë), ende nuk e sqaron. Ka kohë, deri sa të përgatitet nisma do ta ketë menduar diçka.

Çështjen e legalizimit të kultivimit të kanabisit për qëllime mjekësore, gjithashtu e ka adresuar tek shqiptarët. Edhe për këtë çështje asnjë sqarim sesi do të procedohet, si do kultivohet, kush do ta kultivojë? Megjithatë pret përgjigje vetëm “po-ja” i intereson. Ndërkohë që prej vitesh tashmë ka nisur procesin e “Ballkan i Hapur” midis Shqipërisë dhe vendeve të Ballkanin Perëndimor, e shumë marrëveshje janë impelemtuar, po i pyet edhe njëherë ç’mendojnë shqiptarët.

Pse po të jenë kundër çdo ndodhë? Do tërhiqet Shqipëria? Po marrëveshjet e nënshkruara, po gjithë ajo propagandë, me to ç’do bëhet?

Por megjithatë pyetja më e epike është vetëm një!

“Anëtarësimi i Shqipërisë në Bashkimin Europian është i lidhur me anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut. Ka njerëz që thonë se aplikimi i Shqipërisë për anëtarësim në BE duhet të ndahet nga ai i Maqedonisë së Veriut, që vendi ynë të vlerësohet për meritat e veta. Të tjerë thonë që duhet të vazhdojmë të presim Maqedoninë e Veriut. Si mendoni ju?”

Që kur Bashkimi Europian merr vendime në bazë të mendimit të shqiptarëve, se do ishim futur qindra herë në union deri më tani…Kjo kërkesë është bërë nga “koka të mëdha” por prapë s’është marrë parasysh pasi BE ka rregullat e saj, megjithatë Rama mendon ndryshe. I duhej një pyetje më shumë dhe e shtoi edhe këtë. Ndoshta e ndryshojmë mendimin e ndërkombëtarëve me kërkesën tonë për ndarje, se mbase fjala jonë peshon më shumë e ish-kancelares Angela Merkel bie fjala. Si dihet ç’ndodh!

Përtej ironisë, çështja e bashkëqeverisjes është thjesht qëllimi për të zëvendësuar referendumin me një anketë që e ka në dorë vetë, e për të zhdukur dhe atë vije demokracie që ka mbetur në këtë vend. E askush nuk e ngre zërin! Opozita e lë të kalojë pa zhurmë, ndërsa nesër në Kuvend do t’i votojë dëshirat e Ramës të kamufluara me vullnetin e shqiptarëve. Ndryshe shpallen “armiq të popullit”.

(k.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

Sondazh

Poll

Policia bën bilancin: Pezullohen 95 leje drejtimi, gjobiten mbi 500 persona

Policia bën bilancin: Pezullohen 95 leje drejtimi, gjobiten mbi 500 persona

Aksident në Maminas, përfshihen gjashtë makina

'Ka rrjedhje të sekretit hetimor?' Kraja-Majkos: Për non-gratat s'përgjigjem

Komisioni/ Kraja: Me paratë e konfiskuara kemi ngritur laboratorë eksperimentale

'A ndërhyn Rama dhe ministrat në punën tuaj?/ Kraja - Alibeajt: S'komentoj, zbatoj ligjin

Dosja e Aleks Nikës/ Ndreca: A mund të transferohet në SPAK? Kraja: Duhet vlerësuar

Dvorani dhe Ina Rama për President? Berisha: Janë subjekte të ndjekjes penale

Ç'do bëhet me Teatrin Kombëtar? Zotohet Berisha: Do ndërtohet siç ka qënë

8 emrat e PD për President, Berisha: Parodi e neverishme, keqpërdorim i Ramës

FMN propozoi shkrirjen e Bordit, Berisha: Të ndërhyhet me urgjencë për çështjen e borxhit

A e përdori PD për të justifikuar non-gratën? Berisha: Partia më ka penguar

'Non-grata' në gjykatën franceze, Berisha: Ka 2 faktorë kundër meje

Nëse vjen Berisha, PD duhet të pezullohet nga PPE, ish-kryeministri: Gaboi!

Berisha thirrje BE: Na hapni negociatat! Nuk e meritojmë, por po s'ndodhi sjell trazira në rajon

'Shqipëria anëtar i asociuar i BE'/ Rama: Mbështes vizionin e Macron

Gjermania kundër Ballkanit të Hapur? Rama: Ushqim për konsum lokal

'Ballkani i Hapur'/ Charles Michel: E mbështes, uroj që të gjithë t'i bashkohen nismës

'Ndryshojmë kursin'/ Rama: Nëse Bullgaria s'hap rrugë, do i shpëtojmë kthetrave të tyre

Integrimi/ Pse duhet mbajtur peng Shqipëria? Michel: Duhen zgjidhur konfliktet, ju mbështes

Integrimi në BE, Charles Michel: Angazhimi ynë nuk ka ndryshuar

Integrimi në BE/ Rama: Kemi hedhur hapa njëjtë si vendet që i kanë çelur negociatat

Aksioni i SPAK, Berisha: U dekonspirua, Edi Rama u shqetësua, dha mesazh tek bandat

Raporti i FMN, Ibrahimaj: Do jemi më të kujdesshëm, do analizojmë çmimet

Autori i vë zjarrin furgonit të policit në Shkodër, i maskuar si grua

Demokratja-Berishës: Ti je i ndershëm, këta të tjerët kanë nga 100 dashnore

Emri i presidentit të ri, Alibeaj flet për firmat: I kam! Në mbledhje sot ishin 26 deputetë

Negociatat për president tek PD, Alibeaj: Nesër pasdite do kemi mbledhje tjetër

17 shoferë “dru” në timon, 27-vjeçari rreh efektivin e Policisë teksa e shoqëronte

A janë arrestimet e Nuredin Dumanit? Kreu i SPAK se "lëshon" PENTITON: Nuk flas dot...

Pse s'janë arrestuar Ervis Martinaj dhe Suel Çela? Kraja dhe Nano: Po i kërkojmë akoma...

Ka dyshime për dekonspirtim?Kreu i SPAK: Jo!Do i shkojmë deri në fund, s'ka rëndësi sa të fortë janë

Cili ka qenë roli i shefit të Krimeve, Palushit? Arben Kraja: Ka shpërduar detyrën!

ZBULOHET emri i aksionit të SPAK, kuptimi! Kush e kishte "plumbin e artë"...

MEGAAKSIONI, Arben Kraja jep DETAJE: Shkatërruam 8 banda, të dhunshëm, paguanin shumë për vrasje

Zgjedhja e Presidentit, Bylykbashi: Alibeaj ka marrë përsipër t’i sigurojë Ramës votat

Shpërthim me tritol në lokalin Radhimë! Ambienti i marrë me qira nga kunati i Çelës

Momenti kur djali i Arben Mërkurit largohet nga vendngjarje, ia vranë të atin para syve

Vrasja në Sukth, dalin pamjet nga vendngjarja

'A ka më deputetë që hetohen?'/ Arben Kraja 'kyç gojën': Nuk jap përgjigje, e thotë ligji

Kreu i SPAK: 80% të rasteve që kemi në dorë, as që e dinë se janë nën hetim

Dosja 184 s'i "shqitet" Ulsi Manjës, Tabaku ia kujton para Arben Krajës, ministri: Kam një merak

PS sulmon SPAK, Balla: Pse s'hetohet Berisha? Tabaku e mbron: Shikoni "non grata-t" tuaja

'41 prokurorë janë shkarkuar'/ Kreu i KLP: Disa janë kërcënuar me jetë, u morën në mbrojtje

Qeveria miraton fond shtesë 160 mln lekësh për federatat sportive dhe sportistët elitarë

Manastirliu: Kemi miratuar financim shtesë për sistemin shëndetësor

Conferencë League! 25 Maji ditë pushimi, s'lejohen makinat, 'mbyllet' Tirana

Procesi i Rindërtimit, Ahmetaj: Do ndërtojmë 167 shkolla, 137 kompani marrin pjesë, program unik

Me kë e ka? Rama: Flet shumëkush për bujqësinë, ose s'kanë lidhje ose s'kuptojnë

Presidenti i ri/ Arrihet akordi! Balla-opozitës: Deri në raundin e tretë propozimet i keni ju

Presidenti i ri/ Balla-opozitës: Deri në raundin e tretë propozimet i keni ju