Sport

Anjeli-tifozëve: “Do të luftojmë deri në fund për ‘Scudetton’ e 10-të radhazi”

Përshëndetja për Krishtlindje e presidentit të Juventusit: "Në një vit të lodhshëm për të gjithë, ne jemi të vetëdijshëm për forcën tonë"
Featured image of article: Anjeli-tifozëve: “Do të luftojmë deri në fund për ‘Scudetton’ e 10-të radhazi”

ITALI – Presidenti Andrea Anjeli u ka shkruar tifozëve të Juventusit, me rastin e Krishtlindjeve, ku ka premtuar një betejë të forte me rinisjen e kampionatit:

“Ne do të luftojmë deri në fund për kampionatin e dhjetë radhazi, – lexohet në mesazhin dërguar forumit “Vecchiasignora.com”. – Jemi të vetëdijshëm për forcën tonë, në këtë moment dramatik për industrinë në të cilën operojmë”.

“Ne jemi duke mbyllur një vit, – shkruan Agnelli, – që askush nuk do ta kishte imagjinuar ta jetonte. Mendimi i parë drejtohet për të gjithë ju dhe të dashurit tuaj… Shpresoj që të gjithë të jeni mirë, edhe nëse e di, që nuk do të jetë kështu.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Ne kemi humbur familjarë dhe miq, ne po luftojmë me të në punë… Të gjithë. Duke përfshirë edhe mua, duke përfshirë edhe ne. Ne i hapim dyert për 2021, duke shpresuar për qetësi dhe lumturi, këtë herë me më pak retorikë se zakonisht”.

B.T (Dosja.al)

 

Shto Koment