Sociale

Çfarë duhet të dini për kreditë e buta? Nënkryetarja e bashkisë së Tiranës jep detajet: Ja kush janë kategoritë me prioritet

Nënkryetarja e bashkisë, Anisa Ruseti shpjegon kategoritë që shihen më me prioritet për tu përzgjedhur.
Featured image of article: Çfarë duhet të dini për kreditë e buta? Nënkryetarja e bashkisë së Tiranës jep detajet: Ja kush janë kategoritë me prioritet Anisa Ruseti

TIRANË- Një mijë familje në kryeqytet kanë mundësi të blejnë banesë përmes kredisë së butë që mund të përfitojnë nga Bashkia e Tiranës. Aplikimet kanë nisur në të gjitha njësitë administrative të kryeqytetit dhe do të zgjasin një muaj.

Nënkryetarja e bashkisë, Anisa Ruseti shpjegon kategoritë që shihen më me prioritet për tu përzgjedhur.

“Prioritet për ne vazhdojnë të jenë çiftet e reja, pasi janë potenciale për të paguar. Ngelen nënat dhe patjetër disa nga grupet e margjinalizuara, pjesë e interesit. Normat e interesit janë të pandryshueshme përgjatë gjithë kohëzgjatjes të kredisë. Familja do të duhet të paguajë vetëm 3% të interesit, pjesa tjetër e ndryshimeve që mund t’i ndodhë interesave mbi këtë kredi paguhen nga buxheti i shtetit”, deklaroi Ruseti.

Por cilat janë kriteret kryesore që duhet të plotësojë një familje për të përfituar kredi të butë?

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

“Në të gjitha njësitë tona administrative, por edhe në Bashkinë Tiranë janë afishuar të gjitha kriteret që duhet të plotësohen për t’u bërë pjesë e fazës së parë”, u shpreh më tej Ruseti.

(k.m./dosja.al)

Shto Koment