Politike

Amnistia fiskale, ministrja Denaj: OFL do jetë pjesë e strukturës që do gjurmojë të ardhurat, shumë shpejt do bëhen publike detajet

Për sa i përket verifikimit të burimit të të ardhurave, ministrja u shpreh se do të jenë disa struktura të posaçme përfshirë dhe të OFL që do të merren me kryqëzimin e informacionit të cilat mund ta vërtetojnë një burim të ligjshëm ose të paligjshëm.
Featured image of article: Amnistia fiskale, ministrja Denaj: OFL do jetë pjesë e strukturës që do gjurmojë të ardhurat, shumë shpejt do bëhen publike detajet Anila Denaj, ministre e Ekonomisë dhe Financave

TIRANË- Ministrja e Ekonimisë dhe Financave, Anila Denaj, ka folur sot në lidhje me premtimin e Edi Ramës për aministinë fiskale. E ftuar sot në emisionin “Real Story”, Denaj ka thënë se amnistia do jetë për një kohë të shkurtër. Për sa i përket verifikimit të burimit të të ardhurave, ministrja u shpreh se do të jenë disa struktura të posaçme përfshirë dhe të OFL që do të merren me kryqëzimin e informacionit të cilat mund ta vërtetojnë një burim të ligjshëm ose të paligjshëm.

Që ne të pretendojmë që nuk gjurmojmë dot burimin e këtij informacioni, ne mundemi. Nëpërmjet shumë strukturash, nga sektori bankar tek strukturat kundër pastrimit të parave. E para duhet të vërtetojmë këtë fakt. Përpjekja për të luftuar paratë nga organizata kriminale ka filluar. Ne nuk po diskutojmë amnistinë para kësaj lufte është OFL për të filluar më tej me institucione të tjera.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Kur të vendoset që kjo amnisti ka një afat kohe, ky afat nuk mund të jetë i gjatë dhe lançimi nuk do të jetë i vonuar. Po diskutohet me ndërkombëtarë. Do të jetë një moment final për të toleruar situata kur në të shkuarën janë realizuar në mënyrë të ligjshme ne një farë mënyre por jo 100%. Kryqëzimi i informacionit, nga struktura edhe brenda OFL të specializuara. Nuk duhet të flasim për limite, por për burimin e të ardhurave. Mund të vërtetohet”- tha Denaj.

(A.B. Dosja.al)

Shto Koment