Bota

Anija kërkimore rrit shpejtësinë, ‘Oruc Reis’ lundron drejt bregdetit turk

Sipas mediave greke, shpejtësia e Oruc Reis arrin 10 nyje. po ashtu shpejtësinë e kanë rritur edhe  dy anijet shoqëruese, Ataman dhe Cengiz Han, të cilat ndjekin anijen kërkimore.
Featured image of article: Anija kërkimore rrit shpejtësinë, ‘Oruc Reis’ lundron drejt bregdetit turk Anija turke

TURQI– Anija kërkimore turke Oruc Reis ka dyfishuar shpejtësinë e saj dhe po lundron në verilindje drejt bregdetit turk në orët e fundit. Kjo është bërë e ditur nga faqja e internetit trëafikut detar e cila gjurmon pozicionin e anijeve përmes satelitit.

Sipas mediave greke, shpejtësia e Oruc Reis arrin 10 nyje. po ashtu shpejtësinë e kanë rritur edhe  dy anijet shoqëruese, Ataman dhe Cengiz Han, të cilat ndjekin anijen kërkimore.

Anija kërkimore turke nga 10 gushti deri më sot po lëvizte me një shpejtësi prej 4-5 nyjesh, gjë që e lejoi atë të lundronte duke përhapur kabllo, të cilat, sipas burimeve ushtarake, nuk arritën kurrë të fundoseshin.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Gjithashtu, nga ajo që shfaqet në sistemin e Trafikut Detar, Oruc Reis thuhet se ka deklaruar destinacionin Myra (Demre) në bregdetin turk, në lindje të Kastelorizo.

(A.K.dosja.al)

Etiketa:

Shto Koment