Virale

Anglishtja e Erdogan bën xhiron e rrjetit, presidenti turk ‘lë nam’ në konferencë (VD)

Për fat të mirë të Erdoganit, koordinatorja kuptoi në kohën e duhur saktësisht se çfarë kërkonte ai duke e shpëtuar nga "detyra" për ta shpjeguar në anglisht fjalën kürsü.

SHBA– Presidenti turk  Rexhep Tajip Erdogan ka qënë i pranishëm në një panel për të folur lidhur me ndryshimin e klimës.

Por presidenti nuk ka tërhequr vëmendjen për fjalimin e tij por për mënyrën se si ka folur anglisht.

Siç duket në video, presidenti turk thirri koordinatoren e panelit për t’i dhënë diçka në vesh.

Kur Erdogan i afrohet, dëgjohet duke i thënë: Më falni, mund të flas nga kürsü? Duke përdorur fjalën turke për foltoren.

Për fat të mirë të Erdoganit, koordinatorja kuptoi në kohën e duhur saktësisht se çfarë kërkonte ai duke e shpëtuar nga “detyra” për ta shpjeguar në anglisht fjalën kürsü.

(k.m/dosja.al)

Shto Koment