Kuriozitete

Angli/Protestuesit nudo në parlament, deputetët bëjnë foto

Protesta normale ka kudo, por në Britani disa protestues kanë zgjedhur një formë të pazakontë për ta bërë këtë.
Featured image of article: Angli/Protestuesit nudo në parlament, deputetët bëjnë foto Protestuesit në Parlament në Angli.

Të zhveshur dhe me duar të ngjitura në dritaret e Parlamentit ndërkohë që deputetët po diskutonin mbi çeshtjen Brexit, protestuesit kanë zgjedhur të bëjnë këtë mënyrë të pahijshme për të fituar vëmendjen e të gjithëve.

Grupi i aktivistëve ishin ngritur për të tërhequr vëmendjen kundër ngrohjes globale dhe krizës ekologjike.

Disa nga protestuesit kishin ngjitur duart në xhamat e Parlamentit, disa kishin vendosur maska elefanti mbi krye dhe të tjerë kishin vendosur që t’i hiqnin pankartat dhe të shkruanin gjithçka në trupat e tyre nudo.

Kjo ngjarje e pazakontë tërhoqi edhe vëmendjen e deputetëve në sallë. Madje një nga deputetët shpërndau dhe foton e protestuesve me një mbishkrim qesharak: Parlamenti mori pak më shumë arra!

Postimi në Twitter i deputetit anglez James Heapey.

Incidenti ka zgjatur përrreth 25 minuta dhe policia ka ardhur në vendngjarje, ku është hasur me vështirësitë për t’i larguar protestuesit nga salla. Sipas të dhënave 12 nga protestuesit janë arrestuar për gjestin e pahijshëm.

Marrë dhe përshtatur nga: Sky News

(R.L/Dosja.al)

Shto Koment