Aktualitet

“Fole disa herë në emër të familjes”/ Kushëriri i Jan Prengës ‘kapet’ me Klodiana Lalën, gazetarja: Ju referova dosjes hetimore, më fal nëse…

Klodiana Lala është shprehur se i është referuar dosjes hetimore të policisë të shtetit dhe Prokurorisë për të gjitha deklaratat e saj.
Featured image of article: “Fole disa herë në emër të familjes”/ Kushëriri i Jan Prengës ‘kapet’ me Klodiana Lalën, gazetarja: Ju referova dosjes hetimore, më fal nëse… Viktima Jan Prenga

Tiranë– Emisioni Opinion ka trajtuar këtë të mërkurë zhvillimet e reja për rrëmbimin dhe më pas vrasjen e 49-vjeçarit Jan Prenga.  Gazetarja Klodiana Lala bëri publike të tjera detaje rreth rrëmbimit dhe vrasjes Prengës dhe tha se nëse nuk gjendet trupi i pajetë do të jetë shumë e vështirë që autorët e dyshuar të ngjarjes të akuzohen për vrasje. Ajo u shpreh se dosja tashmë i ka kaluar SPAK-ut, ndërsa vuri theksin tek agresiviteti i grupeve kriminale.  Gjithashtu gazetarja tregoi edhe dosjen e prokurorisë për këtë ngjarje, ndërsa ka sjellë edhe reagimin e njërit prej familjarëve të Jan Prengës. Angjelin Prenga, u prezantua gjatë lidhjes telefonike në emisionin Opinion si djali i xhaxhait të viktimës.  Ai tha se gazetarja nuk kishte prokurë të flasë në emër të familjes Prenga, ndonëse gazetarja Lala lexoi vetëm dokumentin e organit të akuzës, një pjesë të të cilit e bëri publike edhe me foto.

Debati: 

Angjelin Prenga: Dëgjova zonjën Klodiana Lala që ka përmendur dy herë familjen Prenga, në dijeninë time nuk e ka as tagrin as nuk ka ndonjë prokurë të flasë në emër të familjes Prenga

Blendi Fevziu: Klodiana Lala foli në emër të dosjes së hetimit dhe citoi dosjen

Angjelin Prenga: Foli disa herë në emër të familjes Prenga se familja Prenga ka fajësuar këtë, familja Prenga ka fajësuar atë…

Blendi Fevziu: Angjelin, Klodi po të lexon dosjen hetimore, besoj keni dijeni

Angjelin Prenga: Jo nuk kemi dijeni

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Blendi Fevziu: Atëherë dëgjoje s po ta lexon

Klodiana Lala: Zotëri unë dua të kuptoj se ccfarë aspekti e kishit kundërshtimin me çfarë unë deklarova?

Prenga: Kisha kundërshtimin se fole disa herë në emër të familjes Prenga.

Klodiana Lala: Aspak ju referova dosjes hetimore të policisë të shtetit dhe Prokurorisë që k të bëjë pikërisht me të gjitha veprimet hetimore për zbardhjen e rastit të pengmarrjes, torturimit dhe më fal nëse e them në këtë formë vrasjes së Jan Prengës…

Marrë nga  Opinion.al

J.V/Dosja.al

Shto Koment