Bota

Angela Merkel reagon për shtrëngimin e masave ndaj Covid-19: Ne mund të jemi shumë vonë nëse…

Gjithashtu Merkel ka kritikuar shtyrjen e vendimit për të shtrënguar masat deri më 25 nëntor në takimin e zhvilluar me udhëheqësit federal dhe shtetëror, duke shtuar se ajo priste më shumë nga ky takim.
Featured image of article: Angela Merkel reagon për shtrëngimin e masave ndaj Covid-19: Ne mund të jemi shumë vonë nëse… Angela Merkel

GJERMANI- Kancelarja Angela Merkel ka folur për përhapjen e infektimive nga Covid-19. Sipas mediave të huaja, Merkel ka thënë se është shumë e shqetësuar nga përhapja e pakontrolluar e Covid-19 në disa vende duke përfshir kryeqytetin e Berlinit.

” Numri i rasteve nuk po rritet në mënyrë eksponenciale më, por shumë i lartë. Kjo është arsyeja pse duhet të zvogëlojmë kontaktet, të shmangim kontaktet, të shmangim kontaktet ,”-ka thënë Merkel në një ngjarje biznesi të organizuar nga Sueddeutsche Zeitung.

Gjithashtu Merkel ka kritikuar shtyrjen e vendimit për të shtrënguar masat deri më 25 nëntor në takimin e zhvilluar me udhëheqësit federal dhe shtetëror, duke shtuar se ajo priste më shumë nga ky takim.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

“Nëse presim deri sa shtretrit e kujdesit intensiv të mbushen, mund të jemi shumë vonë,” – shtoi ajo.

Që prej fillimit të pandemisë në Gjermani janë regjistruar 820, 779 raste të reja të infektimit me Covid-19 dhe kanë ndërruar jetë 12,953 pacientë.

(k.a/dosja.al)

Shto Koment