Bota

Angela Merkel paralajmëron: Nëse nuk ndalohet virusi britanik, do dhjetëfishohen rastet në Gjermani

Merkel u tha deputetëve të partisë së saj konservatore se për të parandaluar variantin btitanik, pret që izolimet e fundit të zgjasin deri në prill,
Featured image of article: Angela Merkel paralajmëron: Nëse nuk ndalohet virusi britanik, do dhjetëfishohen rastet në Gjermani Angela Merkel

GJERMANI– Kancelarja gjermane Angela Merkel ka paralajmëruar ditën e sotme se nëse nuk ndalohet virusi britanii, Gjermania do të ketë 10 fish më shumë raste deri  në Pashkë.

Merkel u tha deputetëve të partisë së saj konservatore se për të parandaluar variantin btitanik, pret që izolimet e fundit të zgjasin deri në prill,

 “Merkel tha se tetë javët e ardhshme do të jenë më të vështira për arsye të variantit britanik, por iu referuar rritjes dhjetëfish të rasteve të infektimit në Irlandë nga varianti i ri”, tha zëdhënësi si saj.

Edhe një tjetër deputet i partisë së saj konservatore thase : “Arsyeja që kancelarja e tha është sepse ne kemi eksperiencën më të mirë të gjurmimit, shumë më të mirë se vendet e tjera, pro ishtenjë mënyrë e pakujdesshme ajo sesi e përshkroi ‘varianti britanik’”.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Në  muajt e parë të pandemisë, Gjermania pati performancën me të mirë sa i përket menaxhimit të Covid-19, ndërsa numri i rasteve u rrit pas zbutjes së parë të masave.

Aktualisht, që prej fillimit të pandemisë, Gjermania numëron 1,966,500 raste të infektimit me Covid dhe 43,782 vdekje.

(kle.mu./dosja.al)

Shto Koment