Rajoni

Angela Merkel flet për kthimin e anijes “Oruc Reis” në Turqi: Është shenjë e mirë, por ajo që po ndodh në Mesdhe nga Ankarja është provokuese

Angela Merkel e ka quajtur kthimin e anijes Oruc Reis si një shenjë të mirë, por ka vënë në dukje se ajo ende po vazhdon aktivitetin e saj kërkimor në Qipro dhe sipas saj veprimet e Turqisë janë provokuese. 
Featured image of article: Angela Merkel flet për kthimin e anijes “Oruc Reis” në Turqi: Është shenjë e mirë, por ajo që po ndodh në Mesdhe nga Ankarja është provokuese Angela Merkel

GJERMANI-Kancelarja, Angela Merkel ka folur për marrëdhënin e tensionuar midis Turqisë dhe Greqisë. Sipas mediave të huaja, Merkel e ka quajtur kthimin e anijes Oruc Reis si një shenjë të mirë, por ka vënë në dukje se ajo ende po vazhdon aktivitetin e saj kërkimor në Qipro dhe sipas saj veprimet e Turqisë janë provokuese.

Ajo që po ndodh në Mesdhe, si drejt Qipros  dhe për çështjen e ribashkimit të Qipros  dhe për çështjen e nxjerrjes së mineraleve, ka një karakter shumë agresiv ose do të thoja, një karakter provokues, por është një shenjë e mirë që kjo anija, Oruc Reis u kthye në një port turk. Por ne ende kemi aktivitete shpuese pran Qipros. Dhe ne thamë se do ta adresonim çështjen përsëri në Këshillin Evropian në dhjetor dhe do të mendonim se si do të reagonim ndaj situatës. Kjo do të ndodhë më 10 dhe 11 dhjetor, siç kemi planifikuar,”-ka thënë ajo.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Turqia prej disa muajsh është në tension me Greqinë, për çështjen e kërkimeve për naftë në detin Mesdhe. Turqia ka filluar kërkimet në fund të muajit gusht me anijen e saj Oruc Reis dhe kjo është konsideruar si provokim nga Greqia, e cila i ka bërë thirrje për të ndaluar. Në krah Greqisë i ka dalë Franca dhe Bashkimi Evropian. BE-ja i ka bërë thirrje Turqisë të ndaloj provokimeve ose ka paralajmëruar sanksione. Gjithashtu çështja e saj do të diskutohen në samitin e Këshillit Evropian në datën 10 dhjetor. Sakaq ditën e sotme anija Oruc Reis është kthyer në portin e Truqisë.

(k.a/dosja.al)

Shto Koment