Politike

Anëtarët e Kushtetueses/ Hajdari kërkon të mbyllet seanca, PS njofton mbledhjen e papritur (VD)

Hajdari ka kërkuar që të mbyllet seanca e sotme plenare pasi për emrat e kandidatëve, duhet të jenë dakord të gjithë. Ndërsa PS ka njoftuar një mbledhje grupi.

Tiranë- Deputetja Rudina Hajdari ka deklaruar se nuk duhet që të arrihet sot për një votim për anëtarët e Gjykatës Kushtetuese pasi duhet të të gjitha palët të jenë dakord për votimin e anëtarëve.

Ajo i ka kërkuar kreut të Kuvendit Gramoz Ruçi që të mbyllë seancën e sotme dhe të gjendet një gjuhë e përbashkët me Presidentin.

“I bëj thirrje të dyja palëve të gjejnë zgjidhje. Duhet të ketë një përzgjedhje nga kuveni dhe një nga Kuvendi dhe një nga gjykata e lartë. Gjithë procedura ka boshllëqe. Do të ishte më mirë të ndërprisnim seancën, të bisedonim me Presidentin. Pra duhet të rishkohen listat e KED, të gjithë kanë faj dhe duhet të shikojmë defektet. Të gjejmë një gjuhë të përbashkët për këtë.”, u shpreh Rudina Hajdari.

Pas fjalës së saj Ruçi u shpreh: Mbyllen debatet për çështjet e sotme.  Pas pushimit, do të kalojmë në votim”. 

Mësohet se PS ka kërkuar ndërprerje të seancës së Kuvendit, duke njoftuar një mbledhje grupi.

Kuvendi ditën e sotme ka votuar me shumicë votash, Elsa Toskën dhe Fiona Papajorgji si anëtare të Gjykatës Kushtetuese. Me 105 vota pro, 2 kundër dhe 9 abstenim, kandidatja e propozuar nga KED, Toska është shpallur anëtare e Gjykatës Kushtetuese. 105 vota pro, 3 kundër dhe 8 abstenim është votuar edhe Fiona Papajorgji. Në seancë nuk munguan debatet. Hajdari deklaroi se listat ishin problematike. Ndërsa Balla u shpreh se Meta kërkon të emërojë në Kushtetuese, bashkëjetuesen e Alibeajt.

J.V/Dosja.al

Shto Koment