Politike

Ngërçi me Zgjedhoren, anëtarët e Këshillit politik mbyllen në rezidencën e Yuri Kim para takimit të radhës

Anëtarët e Këshillit Politik janë mbledhur në rezidencën e Yuri Kim, pak orë para nisjes së seancës së radhës.
Featured image of article: Ngërçi me Zgjedhoren, anëtarët e Këshillit politik mbyllen në rezidencën e Yuri Kim para takimit të radhës Këshilli Politik

TIRANË- Pak orë përpara zhvillimit të takimit të radhës të Këshillit Politik, Rudina Hajdari, Damian Gjiknuri, Petrit Vasili dhe Oerd Bylykbashi, kanë shkuar në rezidencën e ambasadores amerikane Yuri Kim. Pjesë e takimit janë edhe ambasadori i OSBE, Bernd Borchardt, ambasdadori i BE, Luigi Soreca dhe ambasadori i Britanisë së Madhe, Duncan Norman.

Përfaqësuesit e opozitës, Petrit Vasili dhe Oerd Bylykbashi, përpara se të paraqiteshin në rezidencën e Yuri Kim, u takuan me kreun e PD, Lulzim Basha në selinë blu, për rreth 1 orë. Në takim ishte edhe kreu i PDIU, Shpëtim Idrizi. Vasili dhe Bylykbashi u takuan gjithashtu ditën e sotme edhe me ambasadorin gjerman, Peter Zingraf.

Deri më tani, palët kanë rënë dakord për disa çështje për reformën zgjedhore. Pikat për të cilat kanë rënë dakord palët janë, periudha zgjedhore, financimi miks dhe kuotat gjinore. Çështjet të cilët ndajnë anëtarët e tryezës së reformës zgjedhore janë administrata zgjedhore, përdorimi i teknologjisë, kolegji zgjedhor dhe qeveria kujdestare.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Përsa i përket propozimit amerikan për sistemin danez, proporcional me lista të hapura, është pro vetëm Rudina Hajdari. Palët ishin zotuar ta mbyllnin reformën zgjedhore më 31 maj, por nuk arritën të gjenin konsensusin. Përfaqësitë e huaja i kanë bërë thirrje opozitës që të mos shtojë kushte të reja, por të veprojë në interest ë shqiptarëve.

(g.sh./dosja.al)

Shto Koment