Rajoni

Anëtarësimi në NATO/ Kanadaja mirëpret Maqedoninë e Veriut si anëtare të 30 të aleancës

Ambasada e Kanadasë në Serbi ka bërë me dije lajmin e rëndësishëm për ratifikimin e Protokollit të anëtarësimit të Maqedonisë së Veriut në NATO.
Featured image of article: Anëtarësimi në NATO/ Kanadaja mirëpret Maqedoninë e Veriut si anëtare të 30 të aleancës Foto ilustruese.

MAQEDONI E VERIT– Një lajm i mirë vjen për Maqedoninë e Veriut pas deklaratës së Ambasadës së Kanadasë në Twitter, ku bën me dije ratifikimin e Protokollit për anëtarësimin e saj në NATO.

Bashkë me Kanadanë, janë 18 vende që kanë aprovuar anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut në NATO.

“Me kënaqësi Kanadaja ratifikon anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut në NATO. Derisa të festojmë 70 vjet NATO me padurim presim t’ju përshëndesim si anëtare e 30-të e Aleancës në një të ardhme të afërt”- shkruan në Twitter, Ambasada e Kanadasë në Serbi.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Vetwm dhjetë ditë më parë Protokollin për NATO-n e ratifikuar dhe dy vende si Gjermania dhe Estonia.

Postimi në Twitter i ambasadës kanadeze.

(R.L/Dosja.al)

 

Shto Koment