Aktualitet

“Anëtar në 2 borde si shpërblim për shërbimet propagandistike”/ Gazetari Muhamet Veliu i sqaron të dhënat e lajmit: Kam dhënë dorëheqjen, jam kthyer në media dhe…

Veliu shkruan se ka qënë pjesë e dy bordeve përgjatë vitit 2016, ku ishte ende në postin e zëdhënësit të Ministrisë së Ekonomisë. Më pas, gazetari tregon se pas largimit nga posti dhe kthimit në profesion, ka dhënë dorëheqjen nga bordet dhe në vendin e tij janë emëruar persona të tjerë.
Featured image of article: “Anëtar në 2 borde si shpërblim për shërbimet propagandistike”/ Gazetari Muhamet Veliu i sqaron të dhënat e lajmit: Kam dhënë dorëheqjen, jam kthyer në media dhe… Muhamet Veliu

TIRANË- Paraditen e sotme, në një lajm të botuar nga një portal, u vunë në shënjestër gazetari Muhamet Veliu. Ky i fundit akuzohej se ishte anëtar në dy borde dhe përfitonte të ardhura krahas punës si gazetar.

“Nuk është “çudi e as mëkat”, që dhe Muhamed Veliu, si shumë kolegë të tij gazetarë në televizonin e Vjollca Hoxhës e media të tjera pro qeveritare; është emëruar Anëtar Bordi në 2 shoqëri aksionare shtetërore: Ish-NPV-Durrës dhe “Alba Film”. Gazetarët, i punëson anëtarë nëpër 2-3 borde qeverie, si shpërblim për shërbimet propagandistike, që ata bëjnë në favor të regjimit, duke shtrembëruar të vërtetën kundër interesit publik,”-shkruhet ndër të tjera në artikull.

Nuk kaloi shumë kohë dhe vetë gazetari i politikës ka kthyer përgjigje ndaj lajmit të publikuar. Veliu shkruan se ka qënë pjesë e dy bordeve përgjatë vitit 2016, ku ishte ende në postin e zëdhënësit të Ministrisë së Ekonomisë. Më pas, gazetari tregon se pas largimit nga posti dhe kthimit në profesion, ka dhënë dorëheqjen nga bordet dhe në vendin e tij janë emëruar persona të tjerë.

SQARIMI I GAZETARIT:

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Përmes një sulmi të koordinuar një portal dhe një faqe në Facebook, më akuzojnë se si gazetar i Top Channel paguhem edhe për të qenurit anëtarë në dy borde. Tërësisht shpifje e pastër. Sqaroj se jam larguar nga Top Channel në Prill 2016. Pas disa javësh, jam punësuar me kohë të plotë si zëdhënës i Ministrisë së Ekonomisë nga ku kam qëndruar 9 muaj. Të qenurit punonjës i zyrës së shtypit brenda të gjitha rregullave dhe ligjeve në fuqi, sikurse edhe shumë punonjës të kësaj ministrie, jam emëruar anëtarë në dy borde. Pas nëntë muaj punë në këtë detyrë jam larguar sikurse më pas kam dhënë edhe dorëheqjen nga këto dy borde. Ata të cilët paskan bërë këtë zbulim të madh duke e lidhur këtë si një shpërblim ndaj meje, meqë punoj në Top Channel, fare lehtë mund të nxjerrin edhe dokumentet e largimit nga këto dy borde. Më pas jashtë çdo angazhimi mediatik kam drejtuar marrëdhëniet me publikun në një organizatë jo qeveritare që lobonte dhe advokonte për të drejtat e biznesit themeluar nga Alban Zusi. Jam rikthyer më pas në media si drejtor informacioni në një televizion informativ ku kam punuar deri në Janar 2019 dhe në shkurt 2019 jam rikthyer në Top Channel.

Postimi i Muhamed Veliut

(K.M.Dosja.al)

Etiketa:

Shto Koment