Virale

Anekdotat me gjirokastritë, Pandeli Majko iu përgjigjet kritikëve: Dhelpra se kap dot rrushin…tregon edhe rregullin familjar

Vetë Majko ishte i pranishëm në momentin, kur Gaz Paja nisi të bënte batuta për Gjirokastrën, dhe pas tij vijoi edhe Rama.
Featured image of article: Anekdotat me gjirokastritë, Pandeli Majko iu përgjigjet kritikëve: Dhelpra se kap dot rrushin…tregon edhe rregullin familjar Momente nga batutat dje për Gjirokastren

TIRANË- Ministri për Shtetin dhe Diasporën, Pandeli Majko iu është përgjigjur kritikave të rrjetit për anekdotat me gjirokastritët, të cilat shkaktuan hilaritet dje në takimin e Ramës dhe Veliajt.

Vetë Majko ishte i pranishëm në momentin, kur Gaz Paja nisi të bënte batuta për Gjirokastrën, dhe pas tij vijoi edhe Rama. Por, Majko thotë se humori bëhet nga ata që e duan, dhe se qyteti i babait të tij është mençuri.

Reagimi i plotë:

Humor me Gjirokastrën bëjnë ata që e duan. Humorin ja bëjnë edhe ata të cilët e shohin si dhelpra rrushin që nuk kap dot. Qyteti i tim eti është mal dhe mencuri. (Edi Rama dhe unë rregullisht ngacmohemi në publik. Kjo ndodhi edhe dje në Njësinë 5. Unë nuk tregoj anekdota për Gjirokastrën. Ky është rregull familjar.)

Batutat për Gjirokastritët dje në takimin në njësinë nr 5

(F.g/dosja.al)

Shto Koment