Virale

SHERR ‘live’/ Guvernatori i New York-ut thumbon të vëllain gazetar: Jam i preferuari i mamit. Spikeri: Merre në telefon, se s’të zihet besë

VIDEO
Situata u nxeh në momentin kur guvernatori tha se nuk i pëlqente rregullat, gjë që bëri që i vëllai t’i thoshtë live se ai kishte qënë gjithmonë i preferuari i mamasë.
Featured image of article: SHERR ‘live’/ Guvernatori i New York-ut thumbon të vëllain gazetar: Jam i preferuari i mamit. Spikeri: Merre në telefon, se s’të zihet besë Andrew dhe Chris Cuomo

AMERIKË– Rivaliteti mes vëllezërve nuk merr fund kurrë. Shembullin për këtë gjë e kanë dhënë dy vëllezërit Cuomo, njëri prej të cilëve është guvernator i Neë York-ut (Andrew)dhe tjetri është spikeri i lajmeve në CNN (Chris).

Gjatë një lidhje live, Andreë Cuomo ka prezantuar të gjithë masat që kishte marrë për të mbrojtur qytetin nga përhapja e koronavirusit, ndërsa i vëllai i dëgjonte nga studioja i qetë. Situata u nxeh në momentin kur gazetari i tha të vëllait që të merrte në telefon mamanë, ndërsa guvernatori iu kthye e i tha se e kishte telefonuar dhe se ajo i kishte thënë se e kishte të preferuar. 

 

PJESË NGA BISEDA:

Guvernatori: Nuk më pëlqen fakti që duhet të kemi një orar për t’u kthyer në shtëpi. Babi u përpoq të bënte një shtetrrethimi me mua. Unë kurrë nuk ia dhashë kënaqësinë.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Spikeri: Ky ka qënë problemi yt më i vogël

Guvernatori: Ti e thyeje oraret që të caktoheshin dhe shkaktojë më shumë telashe.

Spikeri: Unë nuk besoj në rregulla. Falemunderit që ishte live, jam krenar për ty dhe për atë që po bën për qytetin por sado i zënë që të jesh duhet të marrësh mamin në telefon

Guvernatori: E mora para se të lidhesha me ty

Spikeri: S’ma tha kështu

Guvernatori: Më tha që isha i preferuari i saj, dhe lajmi i mirë është që ti je i dyti.

Spikeri: Asnjë nuk jemi të preferuarit e saj. Ti je politikan, nuk të besohet.  Megjithatë qëndro i fortë dhe të dua vëlla!

(k.m/dosja.al)

Shto Koment