Politike

‘Unë e gdhiva tek Teatri’/ Andi Bushati i thotë TROÇ ish-deputetit të LSI, premton PAMJET nga aksioni: I ka Veliaj me video, si kanë ikur njerëzit. Vasili: S’kisha pse të rrija aty

VIDEO
Vasili tha ishte gdhirë tek godina, duke bërë që Bushati të ndërhynte me një deklaratë të fortë. Sipas tij, kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj ka pamjet filmike sesi përfaqësuesit e opozitës dhe të Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit ishin larguar menjëherë sapo kishte shkuar fadroma.
Featured image of article: ‘Unë e gdhiva tek Teatri’/ Andi Bushati i thotë TROÇ ish-deputetit të LSI, premton PAMJET nga aksioni: I ka Veliaj me video, si kanë ikur njerëzit. Vasili: S’kisha pse të rrija aty Andi Bushati, Petrit Vasili dhe Erion Veliaj

TIRANË– Deklarata e analistit Andi Bushati në studion e “Open” ka shkaktuar debate me nënkryetarin e LSI-së, Petrit Vasili. Teksa ky i fundit po fliste për kauzat që kishte mbështetur opozita e bashkuar jashtëparlamentare, përmendi edhe Teatrin Kombëtar.

Vasili tha ishte gdhirë tek godina, duke bërë që Bushati të ndërhynte me një deklaratë të fortë. Sipas tij, kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj ka pamjet filmike sesi përfaqësuesit e opozitës dhe të Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit ishin larguar menjëherë sapo kishte shkuar fadroma.

‘Thumbi’ i Bushatit ka nxehur gjakrat në studio, duke bërë që Vasili t’i kërkojë analistit llogari se përse ai nuk ishte në shesh për të mbrojtur godinën.

PJESË NGA EMISIONI:

Shiko pas minutës së 5

Petrit Vasili: Po ç’ke o se nuk u gdhive ti tek Teatri, u gdhiva unë?

Andi Bushati: So dalin videot se thonë i ka Erion Veliaj videot, se si kanë ikur njerëzit.

Petrit Vasili: Le të ikin si të duan njerëzit

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Andi Bushati: Është tjetër punë ajo

Petrit Vasili: Unë jam gdhirë mo! Çfarë do me thënë me këtë?

Andi Bushati: Gjete njeri nga opozita ditën e dytë aty?

Petrit Vasili: Ishe ti aty?

Andi Bushati: Jo, unë e them.

Petrit Vasili: Po nuk ishte vetëm Teatri im

Andi Bushati: Më ke dëgjuar mua të vë ndonjë vizë të kuqe.

Petrit Vasili: Unë nuk kisha pse të rrija aty se nuk kisha ndonjë hall. Vajta si qytetar, edhe mund ta ndanim natën bashkë. Nuk pranoj unë të më gjykojnë ata që rrinë në shtëpi.

(k.m/dosja.al)

Shto Koment