LIVE UPDATES
Editorial

Lidhini se u çmendën, shpallën “grusht shteti”

8 Prill 2021, 09:32 Nga DOSJA
Lidhini se u çmendën, shpallën “grusht shteti”

Ka mjaftuar një grevë disa orëshe e 65 punonjësve të Albcontrol, për të parë fytyrën e regjimit që kemi mbi kokë. Në fakt, e gjitha qe në thelb një konflikt banal, nga ato që ndodhin zakonisht në Shqipëri, mes punëdhënësve arrogantë dhe të punësuarve të mësuar të nënshtrohen. 

Këta të fundit, të veshur me petkun disi të veçantë të kontrollorit ajror të kullës së Rinasit, këtë herë vendosën të vepronin ndryshe dhe të mos e kërrusnin kurrizin. Ata nuk pranuan uljen arbitrare të më shumë se gjysmës së pagës së tyre. Ndonëse në kushte pandemie, ndonëse shifra e parave që përfitohen nga areoplanët që shfrytëzojnë hapsirën tonë ajrore ka rënë ndjeshëm, ata gjykuan se kjo ishte një sakrificë e egzagjeruar për profesionin e veçantë që kanë. Atë këmbëngulën se po u hahej haku, aq më tepër që ndërmarrja e tyre është bërë e njohur për shpenzimet marramendëse të luksit.

Pra deri këtu konfikti dukej i rëndomtë, si ai që ndodh kudo, mes atyre që kanë pushtetin dhe paranë dhe të tjerëve që presin vetëm pagën. Secila nga palët është e prirur të tërheqë litarin nga ana e saj dhe me askënd e drejta nuk mund të jetë apriori. 

Prandaj në këto raste negociohet. 

Por, kur disa nga përfaqësuesit e 65 kontrollorëve tentuan ta bëjnë këtë duke ngritur zërin, ata u ndëshkuan. Mbi ta u zbatuan ligjet e kapitalizmit që e kemi lexuar në romanet e Dikensit apo Zolasë: ata u flakën nga puna. Ajo që pasoi qe solidarizimi i të gjithë kolegëve, gjë që solli edhe bllokimin e aeroportit.

Pikërisht kjo qe pika që derdhi gotën, aty u përvijua hendeku ndarës mes një sistemi autokratik dhe një demokracie që funksionin.

Në vendin ku kryeministri fton investitorët “ejani tek ne se s’ju çajnë kokën sindikatat”, një sjellje e tillë është sakrilegj. 

Në republikën ku vendasit mund të këmbehen me krah të lirë pune prej Bangladeshit, të sfidosh urdhrat e pronarit është krim.

Në shtetin ku sundon njeriu që mëton të pajtojë Ankaranë me Athinën, të lësh në qiell të hapur avionët grekë, konsiderohet turp kombëtar.

Në këtë pjesë të rajonit ku mbretëron lideri global, të presësh lidhjet ajrore me Europën e qytetëruar, konsiderohet si nëpërkëmbje ndaj artistit që dikur “mahniste Parisin”.

Ky qe pra mëkati i atyre “grevistëve” që lanë për disa orë Rinasin të boshatisur: një përpjekje për mbrojtur të drejtat që u takojnë e bashkë me to edhe dinjitetin. Ata s’bënë asgjë më shumë sesa ajo me të cilën shumë shqiptarë, që udhëtojnë jashtë, janë ndeshur shpesh: një protestë që shkakton anullimin e disa fluturimeve.

Por, këtej nga anët tona, ku duhet të dëgjohet vetëm zëri i një njeriu, ku autoriteti është e paimagjinueshme të sfidohet, ku ai që paguhet nuk mund të hapë gojën, mjafton edhe një protestëe thjeshtë, për të drejta bazike, që gjithçka të shihet si komplot.

Menjëherë e tëra u trajtua si puç politik. A thua se ata grevistë, që u paguakërkan me mijëra euro, do sakrifikonin mirqënien e familjeve të tyre, për flamurin e LSI-së që u tundka Ilir Meta? A thua se të gjithë, së toku, i paskrërka blerë Saliu, që ka aq para sa të korruptojë edhe sindikatën europianëve e cila i dha të drejtë kontrollorëve shqiptarë?

Por, përrallat me Berishë dhe Metë nuk ishin asgjë, krahasuar me ato që do na dëgjonin veshët më pas. 

Fillimisht u tha se kishte një plan për cënimin e sigurisë kombëtare, të cilin e mohoi me cinizëm ish ministri i brendëshëm Sandër Lleshi, që tashmë, me sa duket, është çliruar nga vargonjtë e propagandës. 

Në emër të këtij rreziku Rinasi u invadua nga ushtria, autoblindat e së cilës, këtë herë, dolën të luftonin me armiqtë e dukshëm, një vit pasi zbarkuan në bulevard për të asgjesuar virusin. 

Në këmbë u ngritën edhe spakistë e prokurorë të drejtësisë së re, që deklaruan se dyert e burgut për rebelët qenë tashmë gati. 

Por, sërish nuk mjaftoi me kaq. 

Disa orë më vonë u shpall grushti i shtetit. Madje i organizuar me synim të qartë: për të penguar ardhjen aq të çmuar të vaksinave, që prijësi ynë mezi i pati siguruar duke bërë rolin e kryelypësit, në gjunjë, para sulltanit. 

Dhe sikur kjo të mos ishte boll, mjaftoi një solidarizim i kontrollorëve ajrorë të Kosovës me kolegët e tyre shqiptarë, që në skenarin konspirativ të përfshihej, si fajtor, edhe Albin Kurti. 

Pasi kemi dëgjuar gjithë këtë batare që na ka bombarduar gjithë ditën, çdokush ka mundësi të ngrejë një pyetje të thjeshtë: Po sikur qeveria të kishte pasur veshë, po sikur ti kishte dëgjuar dhe jo persekutuar, ata vetëm 65 punëtorë, a do qe ngritur ky konspiracion? A do kishin përfituar Sala apo Likja? A do i jepej mundësia Albin Kurtit të vinte në punë fijet e nëndheshme? A do qe e nevojshme të mësyhej Rinasi me autoblinda? A do kërcënohej kaq rëndë siguria kombëtare? A do shmangej, në fund të fundit, grushti i shtetit? A do pengoheshim dot vaksinat e Erdoganit, që po i këmbejmë me çmimin e mbylljes së shkollave dhe dorëzimit të Gylenistëve?

Natyrisht, të gjitha këto tam tame mund ti kishim mënjanuar. Por ne u futëm, të gjithë, në këtë vorbull, sepse thjeshtë udhëhiqemi nga njerëz që nuk dinë më të dëgjojnë të tjerët, që nuk kanë mjet veç arrogancës, që nuk kanë argument veç presionit, që janë zhveshur nga çdo refleks i jetës demokratike.   

Vetëm qenie të tilla janë në gjendje ti japin një konfikti banal, një përplasjeje për çështje pagash, përmasat e një grushti shteti.

Ajo që ka ndodhur është e thjeshtë. 

Pandjeshmëria e tyre për të kuptuar të ndryshmin dhe lehtësia për të shkelur me këmbë këdo që nuk bindet, prodhoi këtë tymnajë komplotiste. Prandaj zgjdhja është në dorën tonë. Ose ta pranojmë nënshtrimin dhe jetën në këtë makth të sëmurë, ose ti ndalim, ti lidhim, ti izolojmë ata që paaftësia për tu përballur me problemet e vërteta, i shtyn të prodhojnë një realitet konspirativ. 

Një grusht punonjësisht të Albcontrol treguan se alternativa është e mundur. Mjaftuan kërkesat e tyre të thjeshta për të shndërruar lehtësisht në groteske botën propagandistike që na rrethon. Marrë nga Lapsi.al

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

editorial editorial andi bushati editorial nga andi bushati protesta e kontrolloreve ne rinas andi bushati editorial nga andi bushati protesta e kontrolloreve ne rinas

Sondazh

Poll
Editorial 7 Prill 2021, 14:13

Telebingo e 25 Prillit

Ditët e mbetura drejt betejës politike të  25 Prillit po zvogëlohen, por falë  “kontributit” të  maxhorancës dhe gjyqtarëve të  Kolegjit Zgjedhor, do të  kemi  ...

Editorial 7 Prill 2021, 07:44

Më mirë le të vjedhin këta të tjerët!

Tek ne ekziston një e keqe që nuk ka fund. Ashtu si furrtaret, ata buburrecat e shpifur, që futen nëpër kuzhina pa u ndier e pastaj na pushtojnë shtëpinë, edhe ...

Editorial 6 Prill 2021, 07:57

Mediokracia, kur mediokrit vijnë në pushtet

Nëse meritokracia është qeverisja nga më të mirët, mediokracia është qevrisja nga mediokrit.Filozofi kanades Alain Denault e analizon këtë fenomen në librin e t...

Editorial 4 Prill 2021, 12:54

Gabimi i Lumir Abdixhikut

Per herë të parë që kur u bë kryetar i LDK, Lumir Abdixhiku nuk ishte i saktë mbrëmjen e së shtunës në Kuvend. Nuk i takon VetëVendosjes të plotësojë kuorumin e...

Editorial 3 Prill 2021, 12:46

Erion Veliaj, ai që do humbasë betejën e Ramës

Si sot tre javë do jetë heshtje zgjedhore. Gjithë rrëmuja, zhurma, hallakama e këtyre zgjedhjeve do fashitet për një ditë. Do jetë si heshtja para gjuajtjes së ...

Editorial 3 Prill 2021, 10:12

ANALIZA: Draghi shkatërrues

Në ditët kur ish-kryeministri i Italisë, Matteo Renzi, e konsideronte veten si një instrument të shkatërrimit krijues, atij i pëlqente pseudonimi il rottamatore...

Editorial 3 Prill 2021, 07:46

Lideri që po na shpëton jetët

A ju kujtohen rilindasit? Mos më thoni se i keni harruar? Nuk jam duke folur për Abdylin, Naimin dhe Samiun etj., jo mos u ngatërroni. Nuk e kam fjalën për ata...

VIDEO-VIRALE/ Po fliste në Rrugën e Salës, demokrati 'kapet mat' nga gruaja

VIDEO-VIRALE/ Po fliste në Rrugën e Salës, demokrati 'kapet mat' nga gruaja

"Injoranca nuk është argument" Nuk i pëlqeu pyetja, Rama prek në faqe gazetaren Ambrozia Meta

Del VIDEOJA, Elia godet Princ Lekën: Familja ime të ka mbajtur me bukë

VIDEO/ Noka i jep Spiropalit pankartën, Ministrja ofrohet ta mbaj para fytyrës

Publikohen pamjet nga brenda bazës ajrore të Kuçovës, Komandanti: E gatshme për stërvitjen e trupave

Tempulli 2/ Me kanabis gati për shitje dhe shuma parash, arrestohen 4 të rinj në Tiranë

Dalin pamjet nga kasollja ku u vra 50-vjeçari në Durrës

Kontrabandonin ilaçe dhe telefona, arrestohen dy persona në Tiranë, sekuestrohen 47 iPhone

I vunë flakën eskavatorit me vlerë 150 mijë euro, arrestohen 2 autorët e ngjarjes

Reshjet e shiut dhe borës në vend, policia: Moderoni shpejtësinë e mos kryeni parakalime të gabuara

Kampioni Alvin Karaqi mes lotësh: Për besë u ndjeva si Gjergj Kastrioti kur mora flamurin

'Dokumentar horror'/ Berisha publikon pamjet: Do ju paraqes terrorin që Bajrajt ushtruan më 14 maj

Krimi në Bulqizë/ Fqinji: Po hante bukë në banesë kur erdhën dy makina!

Dosja "Gjici"/ Zv.kryetari i bashkisë së Kukësit shkon në SPAK

Newsroom 11 |XAMA: LAJMI I FUNDIT FAKE QË PASHË, ISHTE PËR MUA

Newsroom 11 |XAMA: KËSHILLË QYTETARËVE- MOS LEXONI VETËM NJË BURIM

Newsroom 11 | XAMA: GAZETARËT NUK SHKRUAJNË ME EMËR, KJO S'ËSHTË ETIKE

Xama në Newsroom: Lajmet e rreme përhapin panik! Më akuzuan se kisha marrë para për një shkrim

Muka në Newsroom: Në Shqipëri ka portale gjobaxhie, u bëjnë shantazh njerëzve

Xama në Newsroom: Fake News shpërndahet më shumë në Facebook e Tik Tok! Gazetarët të shkruajnë emrin

Newsroom 11 |Kush prodhon lajme të rreme në Shqipëri

Newsroom 10 |SENJA: NE S'REAGOJMË NDAJ GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 |HAZIZAJ: 'ÇOHU ENVER', PJESË E GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ KEMI MARRËVESHJE PËR TË MBROJTUR 'VIKTIMAT'

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES KA SHKAKTUAR DHE KRIME

Newsroom 10 |GAZETARI: GJUHA E URREJTJES, PJESË E SHOQËRISË

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES, E FRIKSHME NË SHQIPËRI

Vidhnin në banesa duke përdorur çelësa të klonuar, vihet në pranga 1 person,nje tjeter në kërkim

Newsroom 10 |GJUHA E URREJTJES PËRDORET NGA POLITIKA, AMA TË KONTROLLOJË GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: STEREOTIPET NXISIN GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES LUFTOHET ME EDUKIM

Newsroom 10 | Gjuha e urrejtjes në media, si dhe kush e shpërndan?

Ndryshimet në PS/ Gjiknuri: S'është fundi, por fillimi i diçkaje të re.

Inceneratorët/ S’kam dhënë asnjë kontratë pa garë, ato janë publike!

Ndihet 'i shitur' nga Rama? Gjiknuri: Nuk ndjej braktisje, kam komunikim me të prej 20 vitesh

Klosi: Kemi primare reformimin e partisë, PS synon mandatin e katërt

U shkarkua si Sekretar i Përgjithshëm, Gjiknuri: PS edhe kur fiton, refekton!

Digjet shtëpia në Shkodër, në banesë ndodhej një i moshuar, përfundon në spital

Vazhdon përplasja në PD! Basha kërkon mbledhjen e Komisionit të Etikës për të, Bardhi: Shenjë humbje

Vrasja e Jetmirës/ Autori u dënua me 28 vite burg, nëna e viktimës: Duhet dënim përjetë!

Newsroom 9 | Kallanxhi: Threads? S`besoj se do zgjasë shumë

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Mos merrni për bazë asgjë thuhet në rrjet

Newsroom 9 | Gazetarja: po ndodhin vrasje nga tik tok

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Fake News dallohet vetëm po të jemi kritikë

Newsroom 9 | Kallanxhi: Shqiptarët besojnë gjithçka shohin në rrjet

Newsroom 9 | Eksperti i IT, Tomi Kallanxhi: Tik Tok ka "fake news" sepse s'ka censurë

Newsroom 9 | Gazetarja: Shqipëria do kohë të përshtatet me Tik Tok

Newsroom 9| Eksperti i IT: Çdo rrjet është i përkohshëm, duhet të kujdesemi për vlerat

A mund të mbyllet TikTok për Shqipërinë? Flet për Newsroom eksperi i IT

Fëmija mbyllet brenda në shtëpi, nëna e alarmuar njofton zjarrfikësit, NDËRHYRJA nga ballkoni