Politike

“Keni lëpirë atë që nuk thuhet me marrëveshjen e bërë”, Bushati-Gjatës: Nuk dua të prish fjalorin

Teksa po diskutonin për marrëveshjen mes opozitës dhe maxhorancës, Gjata tha se kjo u bë për shkak se e kërkoi Bundestagu për negociatat.
Featured image of article: “Keni lëpirë atë që nuk thuhet me marrëveshjen e bërë”, Bushati-Gjatës: Nuk dua të prish fjalorin Andi Bushati, analist
Përditësuar:

TIRANË- Gazetari Andi Bushati dhe Sekretari për Çështjet Ligjore në Partisë Demokratike, Çlirim Gjata janë përpalsur sot në emisionin “Open”. Teksa po diskutonin për marrëveshjen mes opozitës dhe maxhorancës, Gjata tha se kjo u bë për shkak se e kërkoi Bundestagu për negociatat.

Gjata më tej shtoi: Nuk jemi tërhequr nga qëndrimet tona. Ne do çojmë në burg të gjithë ata që kanë vjedhur vota. Do të vazhdojmë me qëndrimet tona. Ne nuk po themi se regjimi është bërë më i mirë, por është dokumenti i Bundestagut që kërkon këtë marrëveshje.

Ndërkohë Bushati është shprehur se marrëveshja nuk është lëvizje e duhur e opozitës dhe shtoi se kanë lëpirë atë që nuk thuhet. “Po lëpini atë që nuk thuhet, se s’dua të prish fjalori”, shtoi Bushati.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Ndërkohë Gjata i kërkoi Bushatit që të mos ndërhynte kur fliste ai e të mos përdorte metaforat me të.

(A.B. Dosja.al)

Shto Koment