Politike

Andi Bejtja i përgjigjet ambasadores Kim: Femrat i kanë rrobat e banjos me flamurin amerikan

Më tej Bejtja shkruan se në Shqipëri femrat i kanë rrobat e banjos me flamurin amerikan.
Featured image of article: Andi Bejtja i përgjigjet ambasadores Kim: Femrat i kanë rrobat e banjos me flamurin amerikan Yuri Kim dhe Andi Bejtja

TIRANË- Analisti Andi Bejtja i është përgjigjur ambasadores se SHBA në Tiranë, Yuri Kim, e cila sot u shpreh se ishte e habitur nga valvitja e flamurit amerikan në manifestimin e Metës. Në një reagim në Facebook, shkruan se Kim mund të ketë ngatërruar popull dhe shkruan se shqiptarët kanë lidhje të fortë me amerikën. Më tej Bejtja shkruan se në Shqipëri femrat i kanë rrobat e banjos me flamurin amerikan.

Këtë punën e Juri Kim për punën e Flamurit Amerikan të valëvitur në manifestimin për Kushtetutën kur e Meta e bëri të qartë që po përshëndeste shqiptarët e ardhur nga USA vështirë ta shpjegosh…. Madje ka ngatërruar dhe shumë popull: duke filluar që nga ata që e mbajnë flamurin amerikan në ballkone dhe në ditën e hashures si dhe ato femra që i kanë rrobat e banjos me flamurin amerikan…”, shkruan në Facebook Andi Bejtja.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Sot ambasadorja e SHBA, pas manifestimit të Metës tha se nuk e kuptoi me në manifestimin e metës që e quajti protestë ishte dhe flamuri amerikan. Presidenti Ilir Meta mblodhi sot mijëra qytetarë në bulevardin ‘Dëshmorët e Kombit’. Meta tha se nëse nuk merret seriozisht dekreti i firmosur sot për kthimin e ligjit për gjyqtarët dhe prokurorët dhe betimin e tyre, atëherë do të hyjë në sallën e Kuvendit, ku do të firmosë dekretin për shpërndarjen e parlamentit.

(A.B. Dosja.al)

2 Komente në “Andi Bejtja i përgjigjet ambasadores Kim: Femrat i kanë rrobat e banjos me flamurin amerikan

  1. Më duket se në ambasadën Amerikane akoma qëndron stafi i vjetër, vegël e famëkeqit George Soros. Ndryshe ska si shpjegohet qëndrimi i tillë i ambasadores së re.

  2. Alo, nuk protestohet me flamurin amerikan. Sado të bëjë barrikadë Andi Bejtja, nuk e mbulon dot hipokrizinë e veprimit.

Shto Koment