Politike

“Ancona është një vatër e nxehtë”, Manastirliu bëhet lëmsh me zonat, tregon pse është mbyllur porti i Vlorës, por lëshon dy ‘gafa’

VIDEO
Në një lidhje me Skype, në emisionin "Opinion", Manastirliu u shpreh se porti i Vlorës po qëndron i mbyllur pasi lidhet me portin e Ancona-s, dhe sipas ministres, Ancona është një vatër e nxehtë për shkak të koornavirusit.
Featured image of article: “Ancona është një vatër e nxehtë”, Manastirliu bëhet lëmsh me zonat, tregon pse është mbyllur porti i Vlorës, por lëshon dy ‘gafa’ Ogerta Manastirliu dhe portet

TIRANË– Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu, u bë lëmsh me deklaratën një natë më parë teksa deklaroi arsyet për të cilat porti i Vlorës po qëndron ende i mbyllur.

Në një lidhje me Skype, në emisionin “Opinion”, Manastirliu u shpreh se porti i Vlorës po qëndron i mbyllur pasi lidhet me portin e Ancona-s, dhe sipas ministres, Ancona është një vatër e nxehtë për shkak të koornavirusit.

Pjesë nga biseda

Blendi Fevziu: Përse porti i Vlorës, qëndron akoma i mbyllur për transportin e mallrave, ndërkohë që duhet t’i bëjmë transportet nga Durrësi?

Ogerta Manastirliu: Jemi duke bërë një vlerësim sepse Ancona ka qenë një zonë më e prekur dhe ka qenë një vatër më e madhe e infeksionit. Thjesht për çështjen e infeksionit sepse porti i Vlorës është i lidhur me portin e Ancona-s, ndërsa i Durrësit është i lidhur me Barin. Bari nuk është një zonë shumë e prekur.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Por sa e vërtetë është kjo deklaratë?

Në fakt, Dosja.al hulumtoi dhe porti i Durrësit është ai qe ka lidhje me Barin, Anconan dhe Triesten, ndërsa ai i Vlorës lidhet me Brindisin.

Por ky nuk është gabimi i vetëm i Manastirliut. Përsa i përket situatës së vatrës së nxehtë për shkak të koronavirusit, Ancona nuk është një nga vendet më të prekura në Itali. Aty janë shënuar 1819 raste me koronavirus, shumë më pak se në Milano, Torino, Brescia dhe Bergamo, ku janë shënuar përkatësisht 20.254; 13.916; 13.122; dhe 11.538 të infektuar.

Rastet sipas zonave në Itali

(f.m/dosja.al)

Shto Koment