Sport

Ancelotti blindon mbrojtjen, ofertë zyrtare për lojtarin e Real Madrid

Sipas mediave ndërkombëtre, Everton ka vendosur çmimin 18 milion euro për kartonin e Regulion.
Featured image of article: Ancelotti blindon mbrojtjen, ofertë zyrtare për lojtarin e Real Madrid Sergio Reguilon

ANGLI- Trajneri i Everton, Carlo Ancelotti ka shprehur dëshirën për ta bërë skuadrën e tij të pathyeshme sezonin tjetër. Për këtë tekniku italian i ka bërë një ofertë klubit spanjoll Real Madrid për mbrojtësin Sergio Reguilon.

Sipas mediave ndërkombëtare, Everton ka vendosur çmimin 18 milion euro për kartonin e Regulion. Oferta është bërë zyrtare dhe tani pritet përgjigjja nga drejtuesit e Real Madrid-it.    

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Ndërkohë që mbrojtësi 23-vjeçar është i huazuar këtë sezon të ekipi i Sevillas, në të cilin ka luajtur 35 ndeshje dhe ka gjetur dy herë golin. Zyrtarisht Regulion nuk bën pjesë në planet të Zidane dhe shtohen mundësitë që 23-vjeçari të kaloi në Premier League.

(I.A. Dosja.al)

Shto Koment