Bota

Faza e tretë e nxorri me 94.1% efektivitet, Moderna aplikon për autorizim emergjent të vaksinës kundër COVID-19

Kërkesa për aprovim ka ardhur pasi analiza përfundimtare që bëri Moderna nxori që vaksina ishte 94.1% efektive.
Featured image of article: Faza e tretë e nxorri me 94.1% efektivitet, Moderna aplikon për autorizim emergjent të vaksinës kundër COVID-19 Foto ilustruese

SHBA-Kompania farmaceutike, Moderna do të paraqesë sot vaksinën e saj anti-Covid për aprovim emergjent në Angli të Agjencia Rregullative e Barnave dhe Produkteve Shëndetësore (MHRA) dhe në SHBA te Administrata e Ushqimeve dhe Barnave (FDA). Kërkesa për aplikim emergjent ka ardhur pasi analiza përfundimtare që bëri Moderna nxori që vaksina ishte 94.1% efektive.

Rezultatet e fazës së tretë kanë tregur një sukses të vaksinës pasi nga 196 persona që janë injektuar me vaksinën vetëm 11 kanë rezultuar pozitiv me Covid. Nga këta persona pozitiv asnjë nuk është sëmurur rëndë dhe se nuk ka dalë një shqetësim. Ekspertët që publikuan të dhënat e vaksinës anti-Covid u shprehën se nuk kanë efekte anësore serioze dhe mund të përdoren për të ngadalësuar infektimet anti-Covid.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Kompania Moderna është e dyta që do të dorëzojë sot kërkesën e saj për autorizim të shpejtë pasi më parë kanë qenë kompanitë Pfizer dhe BioNTech të cilat kanë paraqitur vaksinën e tyre anti-Covid për aprovim të FDA në 20 nëntor.

(I.A/dosja.al)

Shto Koment