LIVE UPDATES
Editorial

Variantet e humbjes që po gatuan Rama me krundet e opozitës

17 Korrik 2020, 12:21 Nga DOSJA
Variantet e humbjes që po gatuan Rama me krundet e opozitës

Të qeverisur keq në vazhdimësi, zgjedhjet rrallë kanë qenë materializim i shpresës apo besimit. Mund të kenë qenë të tilla vetëm në 22 marsin e 1992, kur rrëzohej një regjim nga një forcë demokratike. Më pas zgjedhjet kanë qenë shfryrje e inatit, pakënaqësisë nga keq-qeverisja, ndëshkim i kryeministrave që abuzuan me besimin dhe pak shpresë e ushqyer prej rotacionit.

Më i rëndësishëm se emri i fituesit ka qenë procesi, me e rëndësishme se festa e fitores ka qenë që palët të ndahen në paqe, të njohin rezultatin dhe të marrin kohën e duhur për të zbatuar vullnetin e dalë nga kutitë për 4 vitet e ardhshme.

Ajo që po bën Edi Rama sot, nuk po prish vetëm paqen e 5 qershorit, nuk po prish vetëm pushimet e verës. Duke ndryshuar rregullat e lojës, duke ia imponuar opozitës mënyrën se si do të hyjë në zgjedhje, duke e kufizuar kundërshtarin me Kushtetutë, ai po përgatit një përplasje shumë më të madhe në pranverën e 2021 kur do të zhvillohen zgjedhjet.

Politikisht ka shpallur humbjen. Nëse do ta shihte veten fitues, do bënte të pamundurën që opozita të hynte pa asnjë pretendim në zgjedhje dhe fitorja e mandatit të tretë të mos kontestohej.

Me këto ndryshime, opozita do ta pranojë rezultatin vetëm nëse fiton.

Nëse humbet, do të fajësojë kufizimet në Kushtetutë dhe në Kod Zgjedhor që Edi Rama sot, po i miraton në mënyrë të njëanshme. Edhe nëse këto ndryshime i japin një mandat të tretë, ai do të jetë më kaotik se i dyti, përplasjet do të jenë më të mëdha, stabiliteti më i rrezikuar, qeverisja më e vështirë.

I mbyllur në Kuvend, me Myslym Murrizin si flamur sovraniteti, po sfidon Bashkimin Europian dhe SHBA duke gatuar një Kushtetutë personale me krundet e listave të opozitës. I duhet të prishë koalicionet, e ndryshon siç do ai, i duhet që të fusë në sherr opozitën, i bën “listat e hapura” praktikisht të mbyllura, i duhet të djegë partitë e vogla që nuk janë me të, vë një prag të lartë, kujtohet që pragu penalizon edhe partitë e sponsorizuara prej tij, e ul prapë.

Kështu Kushtetuta e shqyer dhe e kafshuar dhjetra here me konsensusin e interesave të momentit, tani po merr goditjen përfundimtare, pa konsensus, madje mes kundështrimeve nga brenda dhe jashtë vendit.

Ka patur President si Sali Berisha, që mendonte se mund të rrëmbente votat dhe paratë e njerëve dhe ta mbante pushtetin me dhunë, ka patur si Fatos Nano dhe Ilir Meta që menduan se me pak vjedhje, pak blerje dhe pak hile Dushku mund të vendosnin kontroll absolut të pushtetit për të zgjedhur edhe Presidentin pa opozitën, ka patur Kryeministër përsëri si Sali Berisha që ia rrëmbente fitoren e Bashkisë së Tiranës kryetarit të opozitës në transmetim live, ka patur Kryeministër si Edi Rama në 2017 që e mori pushtetin duke e lënë krizën hapur deri 1 muaj përpara zgjedhjeve dhe më pas duke blerë votat masivisht, por askush nuk ka guxuar më parë të ndryshojë Kushtetutën, madje as Kodin Zgjedhor, në mënyrë të njëanshme, për ta përshtatur sipas interesit personal.

Edhe Sali Berisha iku në 2013, pa guxuar ta ndryshojë Kushtetutën, që të mos lejonte koalicionin PS – LSI që i mori pushtetin, edhe Nano me Metën u detyruan të ulen me opozitën për të zgjedhur presidentin dhe të largohen në mënyrë paqësore.

Të gjithë mësuan nga historia, të gjithë e kuptuan që, edhe nëse duan, nuk mund ta shkatërrojnë vendin për interesin e tyre. Jo vetëm shembujt e paraardhësve, por edhe dështimi dhe kaosi i mandatit të dytë, mund të ishin bërë mësim për Edi Ramën, ta ndihmonin që të kuptojë se çfarë po përgatit për vendin dhe, nëse nuk i intereson vendi, për veten.

Në të dyja rastet ai po përgatit humbjen; nëse humbet me votë do të ikë i turpëruar, nëse fiton me hile, do të përballet me protesta që nuk do të ngjajnë me ato të 2019, nuk do të kenë kundër komunitetin ndërkombëtar si në 2019. Edhe nëse do të rezistonte, edhe nëse nuk do të mposhtej nga fuqia e protestave dhe nga izolimi perëndimor, ai do të jetë i humbur moralisht, do të qeverisë më keq, do të ketë shumë më pak ndihmë ekonomike dhe do ta çojë vendin në një krizë të papërballueshme. Deri kur durimit t’i vijë fundi dhe largimi paqësor të bëhet i pamundur.

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

editorial editorial analiza dosjaeditorial e ardhmja e shqiperise edi rama enton abilekaj ndalimi i koalicioneve analiza dosjaeditorial e ardhmja e shqiperise edi rama enton abilekaj ndalimi i koalicioneve

Sondazh

Poll
Editorial 15 Korrik 2020, 18:27

Rama, një fund plot frikë

TIRANË- Atë që opozita e Lulzim Bashës nuk po arrinte ta krijonte dot, pra frymën e besimit në një fitore të sigurtë në zgjedhjet e ardhshme, po ia mundëso...

Editorial 14 Korrik 2020, 17:26

Rruspat Teatrit , minat Demokracisë!

TIRANË- Në errësirën e natës së 17 Majit, rruspat e barbarisë i morën shpirtin Teatrit të Kombit duke mos përfillur as vullnetin e artistëve, qytetarëve, p...

Editorial 14 Korrik 2020, 10:56

Bursa, suksesi i radhës i Ministrisë së Qametit

Java e kaluar ishte e ngjeshur me ngjarje politike. Zëdhënësit e Qametit baltosen pa të drejtë projektin e rrugës Milot-Fier duke i hyrë në hak qeverisë që stër...

VIDEO-VIRALE/ Po fliste në Rrugën e Salës, demokrati 'kapet mat' nga gruaja

VIDEO-VIRALE/ Po fliste në Rrugën e Salës, demokrati 'kapet mat' nga gruaja

"Injoranca nuk është argument" Nuk i pëlqeu pyetja, Rama prek në faqe gazetaren Ambrozia Meta

Del VIDEOJA, Elia godet Princ Lekën: Familja ime të ka mbajtur me bukë

VIDEO/ Noka i jep Spiropalit pankartën, Ministrja ofrohet ta mbaj para fytyrës

Publikohen pamjet nga brenda bazës ajrore të Kuçovës, Komandanti: E gatshme për stërvitjen e trupave

Tempulli 2/ Me kanabis gati për shitje dhe shuma parash, arrestohen 4 të rinj në Tiranë

Dalin pamjet nga kasollja ku u vra 50-vjeçari në Durrës

Kontrabandonin ilaçe dhe telefona, arrestohen dy persona në Tiranë, sekuestrohen 47 iPhone

I vunë flakën eskavatorit me vlerë 150 mijë euro, arrestohen 2 autorët e ngjarjes

Reshjet e shiut dhe borës në vend, policia: Moderoni shpejtësinë e mos kryeni parakalime të gabuara

Kampioni Alvin Karaqi mes lotësh: Për besë u ndjeva si Gjergj Kastrioti kur mora flamurin

'Dokumentar horror'/ Berisha publikon pamjet: Do ju paraqes terrorin që Bajrajt ushtruan më 14 maj

Krimi në Bulqizë/ Fqinji: Po hante bukë në banesë kur erdhën dy makina!

Dosja "Gjici"/ Zv.kryetari i bashkisë së Kukësit shkon në SPAK

Newsroom 11 |XAMA: LAJMI I FUNDIT FAKE QË PASHË, ISHTE PËR MUA

Newsroom 11 |XAMA: KËSHILLË QYTETARËVE- MOS LEXONI VETËM NJË BURIM

Newsroom 11 | XAMA: GAZETARËT NUK SHKRUAJNË ME EMËR, KJO S'ËSHTË ETIKE

Xama në Newsroom: Lajmet e rreme përhapin panik! Më akuzuan se kisha marrë para për një shkrim

Muka në Newsroom: Në Shqipëri ka portale gjobaxhie, u bëjnë shantazh njerëzve

Xama në Newsroom: Fake News shpërndahet më shumë në Facebook e Tik Tok! Gazetarët të shkruajnë emrin

Newsroom 11 |Kush prodhon lajme të rreme në Shqipëri

Newsroom 10 |SENJA: NE S'REAGOJMË NDAJ GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 |HAZIZAJ: 'ÇOHU ENVER', PJESË E GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ KEMI MARRËVESHJE PËR TË MBROJTUR 'VIKTIMAT'

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES KA SHKAKTUAR DHE KRIME

Newsroom 10 |GAZETARI: GJUHA E URREJTJES, PJESË E SHOQËRISË

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES, E FRIKSHME NË SHQIPËRI

Vidhnin në banesa duke përdorur çelësa të klonuar, vihet në pranga 1 person,nje tjeter në kërkim

Newsroom 10 |GJUHA E URREJTJES PËRDORET NGA POLITIKA, AMA TË KONTROLLOJË GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: STEREOTIPET NXISIN GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES LUFTOHET ME EDUKIM

Newsroom 10 | Gjuha e urrejtjes në media, si dhe kush e shpërndan?

Ndryshimet në PS/ Gjiknuri: S'është fundi, por fillimi i diçkaje të re.

Inceneratorët/ S’kam dhënë asnjë kontratë pa garë, ato janë publike!

Ndihet 'i shitur' nga Rama? Gjiknuri: Nuk ndjej braktisje, kam komunikim me të prej 20 vitesh

Klosi: Kemi primare reformimin e partisë, PS synon mandatin e katërt

U shkarkua si Sekretar i Përgjithshëm, Gjiknuri: PS edhe kur fiton, refekton!

Digjet shtëpia në Shkodër, në banesë ndodhej një i moshuar, përfundon në spital

Vazhdon përplasja në PD! Basha kërkon mbledhjen e Komisionit të Etikës për të, Bardhi: Shenjë humbje

Vrasja e Jetmirës/ Autori u dënua me 28 vite burg, nëna e viktimës: Duhet dënim përjetë!

Newsroom 9 | Kallanxhi: Threads? S`besoj se do zgjasë shumë

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Mos merrni për bazë asgjë thuhet në rrjet

Newsroom 9 | Gazetarja: po ndodhin vrasje nga tik tok

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Fake News dallohet vetëm po të jemi kritikë

Newsroom 9 | Kallanxhi: Shqiptarët besojnë gjithçka shohin në rrjet

Newsroom 9 | Eksperti i IT, Tomi Kallanxhi: Tik Tok ka "fake news" sepse s'ka censurë

Newsroom 9 | Gazetarja: Shqipëria do kohë të përshtatet me Tik Tok

Newsroom 9| Eksperti i IT: Çdo rrjet është i përkohshëm, duhet të kujdesemi për vlerat

A mund të mbyllet TikTok për Shqipërinë? Flet për Newsroom eksperi i IT

Fëmija mbyllet brenda në shtëpi, nëna e alarmuar njofton zjarrfikësit, NDËRHYRJA nga ballkoni