LIVE UPDATES
Bota

ANALIZA: Vaksinuar, po tani?

7 Shkurt 2021, 08:42 Nga DOSJA
ANALIZA: Vaksinuar, po tani?

BOTË- Ende nuk mund të nxjerrësh konkluzion konkret, por lajmi nga Kopenhaga disa njerëzve mund t’u japë shpresë. Qeveria daneze deklaroi të mërkurën (03.02) se është duke përgatitur një certifikatë digjitale për koronavirusin, një aplikacion në smartphone, përmes të cilit mund të dëshmohet vaksinimi. Detajet ende nuk janë sqaruar, por certifikata, kaq gjë dihet tashmë, ka për synim të lehtësojë rihapjen dhe t’u mundësojë biznesmenëve që të udhëtojnë sërish. “Për ne është jashtëzakonisht e rëndësishme, që shoqëria daneze përsëri të hapet dhe ndërmarrjeve t’u mundësohet të punojnë. „Shumë firma daneze janë aktive në mbarë botën”,  tha ministri i Financave Morten Bodskov të mërkurën (03.02). Drejtori ekzekutiv i Dhomës daneze të Tregtisë, Brian Mikkelsen, e quajti këtë si një dritë në fund të tunelit për shumë firma.

Suedia fqinje po ndjek të njëjtat plane dhe deklaroi po ashtu  konceptimin e një certifikate vaksinimi. “Me një certifikatë digjitale vaksinimi do të jetë shpejt dhe më e thjeshtë që të dëshmosh vaksinat e bëra”, tha Ministri për Digjitalizimin Anders Ygeman të enjten (04.02). Megjithatë tani për tani shtrohet pyetja, se për çfarë duhet të jetë e vlefshme certifikata e vaksinimit.

Ndërkohë në shumicën e vendeve të BE-së nisur nga numri i lartë i infektimeve dhe shfaqja e varianteve të reja të virusit tendenca më shumë po shkon drejt ashpërsimit të mëtejshëm të rregullave. Kjo prek si udhëtimet publike ashtu edhe ato private. Danimarka p.sh. kërkon një arsye të justifikueshme si orar pune apo bashkim familjeje, për të lejuar udhëtimin, po ashtu kërkohet edhe një test ndaj COVID jo më i vjetër se 24 orë. Nga Danimarka në Suedi ndërkohë nuk lejohet pothuajse askush të udhëtojë për shkak të përhapjes së variantit britanik të virusit në Danimarkë. Madje ende nuk duket të jetë i mundur as rifitimi i së drejtës së lëvizjes nëse posedon certifikatën digjitale të vaksinimit.

Estonia u jep më shumë të drejta të vaksinuarve

Ndryshe veprohet në Estoni. Vetëm pak javë pas fillimit të ngadalshëm të vaksinimit në mbarë BE-në, Talini ndërkohë ka vendosur rregulla të posaçme përkatësisht lehtësime për të vaksinuarit. Qysh gjatë kësaj jave shfuqizohen kufizimet e karantinës dhe testet e detyrueshme për COVID-19 për ata që udhëtojnë nga BE-ja dhe vende të treta, që kanë marrë vaksinën. Këto rregulla vlejnë edhe për njerëzit, që gjatë gjysmës së fundit të vitit e kanë marrë veten nga sëmundja me COVID. Nëse është bërë vaksina kjo mundëson edhe udhëtimin në Poloni dhe në Rumani.

Edhe kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis dëshiron lehtësim udhëtimesh për të vaksinuarit. Ai e pati vendosur në agjendën e takimit të nivelit të lartë të BE-së në mes të janarit temën e certifikatës së vaksinimit. Sektori i turizmit në Greqi përbën rreth 12 përqind të rendimentit ekonomik të Greqisë. Sipas një studimi të Ernst and Young xhiroja e kësaj dege gjatë nëntë muajve të vitit të kaluar ra me 79 përqind. U shkurtuan vende pune dhe pagat. Për shumë restorante, hotele dhe institucione kulturore në një vend turizmi si Greqia, Spanja, Italia lehtësimet e masave për udhëtarë të vaksinuar mund të kenë rëndësi të madhe mbijetese për bizneset.

Detyrimi i përgjithshëm për vaksinim megjithatë vazhdon të jetë i përjashtuar. Krahas të drejtave edhe disa detyrime të lidhura me vaksinimin vazhdojnë të diskutohen me rezerva. Kancelarja gjermane Angela Merkel shprehet qartë për një ofertë për vaksinim, kur bëhet fjalë për strategjinë e qeverisë për vaksinimin. Edhe në disa vende si në Francë e Holandë shumë njerëz janë skeptikë ndaj vaksinimit. Deri tani asnjë vend i BE-së nuk e ka shpallur të detyrueshëm vaksinimin.

Aktualisht po diskutohet me zjarr si për çështjen e detyrimeve ashtu edhe për mundësinë nëse të vaksinuarve do t’u lejohet sërish të udhëtojnë apo të shkojnë në kafene, restorante, në koncerte e teatro. Si aspektet shkencore edhe ato politike janë të përfshira në këtë diskutim. Deri tani është e paqartë, se sa vaksinimi mund të parandalojë infektimin e njerëzve të tjerë dhe se sa kohë zgjat mbrojta nga infektimi prej vaksinës. Shtrohet gjithashtu pyetja, se si mund t’u hiqen të drejtat njerëzve, që deri tani nuk kanë pasur akses në vaksina.

Marre nga: DW 

(A.k.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota vaksina kunder koronavirusit vaksina kunder koronavirusit

Sondazh

Poll

VIDEO-VIRALE/ Po fliste në Rrugën e Salës, demokrati 'kapet mat' nga gruaja

VIDEO-VIRALE/ Po fliste në Rrugën e Salës, demokrati 'kapet mat' nga gruaja

"Injoranca nuk është argument" Nuk i pëlqeu pyetja, Rama prek në faqe gazetaren Ambrozia Meta

Del VIDEOJA, Elia godet Princ Lekën: Familja ime të ka mbajtur me bukë

VIDEO/ Noka i jep Spiropalit pankartën, Ministrja ofrohet ta mbaj para fytyrës

Publikohen pamjet nga brenda bazës ajrore të Kuçovës, Komandanti: E gatshme për stërvitjen e trupave

Tempulli 2/ Me kanabis gati për shitje dhe shuma parash, arrestohen 4 të rinj në Tiranë

Dalin pamjet nga kasollja ku u vra 50-vjeçari në Durrës

Kontrabandonin ilaçe dhe telefona, arrestohen dy persona në Tiranë, sekuestrohen 47 iPhone

I vunë flakën eskavatorit me vlerë 150 mijë euro, arrestohen 2 autorët e ngjarjes

Reshjet e shiut dhe borës në vend, policia: Moderoni shpejtësinë e mos kryeni parakalime të gabuara

Kampioni Alvin Karaqi mes lotësh: Për besë u ndjeva si Gjergj Kastrioti kur mora flamurin

'Dokumentar horror'/ Berisha publikon pamjet: Do ju paraqes terrorin që Bajrajt ushtruan më 14 maj

Krimi në Bulqizë/ Fqinji: Po hante bukë në banesë kur erdhën dy makina!

Dosja "Gjici"/ Zv.kryetari i bashkisë së Kukësit shkon në SPAK

Newsroom 11 |XAMA: LAJMI I FUNDIT FAKE QË PASHË, ISHTE PËR MUA

Newsroom 11 |XAMA: KËSHILLË QYTETARËVE- MOS LEXONI VETËM NJË BURIM

Newsroom 11 | XAMA: GAZETARËT NUK SHKRUAJNË ME EMËR, KJO S'ËSHTË ETIKE

Xama në Newsroom: Lajmet e rreme përhapin panik! Më akuzuan se kisha marrë para për një shkrim

Muka në Newsroom: Në Shqipëri ka portale gjobaxhie, u bëjnë shantazh njerëzve

Xama në Newsroom: Fake News shpërndahet më shumë në Facebook e Tik Tok! Gazetarët të shkruajnë emrin

Newsroom 11 |Kush prodhon lajme të rreme në Shqipëri

Newsroom 10 |SENJA: NE S'REAGOJMË NDAJ GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 |HAZIZAJ: 'ÇOHU ENVER', PJESË E GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ KEMI MARRËVESHJE PËR TË MBROJTUR 'VIKTIMAT'

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES KA SHKAKTUAR DHE KRIME

Newsroom 10 |GAZETARI: GJUHA E URREJTJES, PJESË E SHOQËRISË

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES, E FRIKSHME NË SHQIPËRI

Vidhnin në banesa duke përdorur çelësa të klonuar, vihet në pranga 1 person,nje tjeter në kërkim

Newsroom 10 |GJUHA E URREJTJES PËRDORET NGA POLITIKA, AMA TË KONTROLLOJË GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: STEREOTIPET NXISIN GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES LUFTOHET ME EDUKIM

Newsroom 10 | Gjuha e urrejtjes në media, si dhe kush e shpërndan?

Ndryshimet në PS/ Gjiknuri: S'është fundi, por fillimi i diçkaje të re.

Inceneratorët/ S’kam dhënë asnjë kontratë pa garë, ato janë publike!

Ndihet 'i shitur' nga Rama? Gjiknuri: Nuk ndjej braktisje, kam komunikim me të prej 20 vitesh

Klosi: Kemi primare reformimin e partisë, PS synon mandatin e katërt

U shkarkua si Sekretar i Përgjithshëm, Gjiknuri: PS edhe kur fiton, refekton!

Digjet shtëpia në Shkodër, në banesë ndodhej një i moshuar, përfundon në spital

Vazhdon përplasja në PD! Basha kërkon mbledhjen e Komisionit të Etikës për të, Bardhi: Shenjë humbje

Vrasja e Jetmirës/ Autori u dënua me 28 vite burg, nëna e viktimës: Duhet dënim përjetë!

Newsroom 9 | Kallanxhi: Threads? S`besoj se do zgjasë shumë

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Mos merrni për bazë asgjë thuhet në rrjet

Newsroom 9 | Gazetarja: po ndodhin vrasje nga tik tok

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Fake News dallohet vetëm po të jemi kritikë

Newsroom 9 | Kallanxhi: Shqiptarët besojnë gjithçka shohin në rrjet

Newsroom 9 | Eksperti i IT, Tomi Kallanxhi: Tik Tok ka "fake news" sepse s'ka censurë

Newsroom 9 | Gazetarja: Shqipëria do kohë të përshtatet me Tik Tok

Newsroom 9| Eksperti i IT: Çdo rrjet është i përkohshëm, duhet të kujdesemi për vlerat

A mund të mbyllet TikTok për Shqipërinë? Flet për Newsroom eksperi i IT

Fëmija mbyllet brenda në shtëpi, nëna e alarmuar njofton zjarrfikësit, NDËRHYRJA nga ballkoni