Editorial

Historia e Qazim Ismailit, pse e publikuam

Ky ishte qëllimi i publikimit. Që Kryeminisitri dhe Ministria e Shëndetësisë të çojnë për ndihmë një grup mjekësh dhe infermierësh që ta nderojnë mjekësinë Shqiptare, që ajo reklamë e gjestit të solidaritetit dhe humanizmit të mos jetë një mashtrim, një fasadë si ato që janë mësuar të na paraqesin ne këtu, që gabimi me infermierin  - pompist ta korrigjonin duke e zëvendësuar.
Featured image of article: Historia e Qazim Ismailit, pse e publikuam
Përditësuar:

Qazim Ismaili u bë, pa dëshirën e tij, personazhi kryesor i ditës. Ishte personazh edhe dje me një intervistë për Report Tv. Një intervstë që Dosja.al e publikoi, nisur nga mesazhi i solidaritetit dhe mirënjohjes, mesazh që u bë shumë i fortë me dërgimin e 30 mjekëve dhe infermierëve shqiptarë në Itali. Prej dy ditësh, ushtria e vogël e shqiptarëve ka marrë duartrokitjet e gjithë botës, duke na bërë krenarë të gjithëve.

Prej publikimit të intervistës nisi gjithçka. Një mesazh privat që njoftonte se Qazimi ishte pompist në pikën më të madhe të karburantit të Vorës dhe kishte kryer një kurs infermierie disa vite më parë, por nuk kishte punuar asnjë ditë. Pas 16 orësh kërkime dhe verifikime, kur ishte e qartë se Qazim Ismaili, ishte pikërisht pompisti i Vorës, vendosëm ta publikojmë historinë.

Pati shumë diskutime përpara. A duhet bërë kjo tani kur të gjithë po krenohen me mjekët dhe infermierët?

Mund të paragjykoheshim politikisht, mund të sulmoheshim nga një shumicë që sheh te fasada e bukur zgjidhjen e halleve që fshihen pas saj, mund të sulmoheshim nga ata që i quajmë kolegët tanë, në ditët kur lajmet janë vetëm reklama produktesh politiko- kriminale, por vendosëm ta publikonim për hir të së vërtetës.

Shkurt kemi të bëjmë me një 56- vjeçar që nuk ka bërë asnjë gjë të keqe. Ka shkuar në Itali si infermier pasi e ka një licensë të tillë në kuadrin e ndihmës së Shqipërisë për Italinë.

Jo vullnetar siç po mundohen ta thonë disa media por me pagesë 3 mijë euro në muaj, pasi ka bërë aplikimin në portal. Nuk kishte nevojë të na kujtonte as Ministria dhe as Urdhëri i Infermierit që zotëria e ka një kualifikim, sepse e kemi thënë në lajmin e parë.

Problemi është tek fakti që Urdhëri i Infermierëve, megjithëse nën presion, nuk e fshehu dot. Qazim Ismaili nuk e ka ushtruar asnjëherë profesionin që nga licencimi në 2017. Rregullorja e këtij institucioni sqaron se të gjithë ata që janë të tërhequr nga profesioni për një kohë të gjatë, duhet të punojnë pa pagesë.

Fakti që eprori i tij në pikën e karburantit nuk mundi ta mohonte se deri në momentin që u nis në Itali ai punonte në pikën e karburantit. Më e qartë bëhet duke renditur faktet dhe kunderfaktet.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

1.Ministria e Shëndetësisë nxori një dokument që tregonte se Qazim Ismaili kishte mbaruar Shkollën e Lartë të Infermierisë në 1993. Ky dokument ishte falsifikim i plotë së Shkolla e Lartë e Infermierisë ka filluar në 1994 dhe është quajtur e tillë në 1996. (mjaftoi një status i Klodian Tomorrit për të çmontuar përgënjeshtrimin e parë që u fut ilegal në mediat qokaxhie të qeverisë).

2.Pretendojnë se ka ushtruar profesionin e infermierit në Itali kur ka qenë emigrant. Kjo përgënjeshtrohet nga vet Ismaili që tha se nuk e ka ushtruar asnjëherë profesionin me licensë, por si vullnetar.

3. Nxjerrin dokumentin se ka mbaruar shkollën e mesme profesionale, para 30 vjetësh, ndërkohë që Ismaili vet tha se ka punuar privatisht dhe në mënyrë sporadike pa liçencë.

4.Thonë që nuk punonte dot infermier sepse nuk i dilte llogaria për të bërë rrugën Tiranë -Vorë. Ndërkohë që ai kishte aplikuar pasi kishte marrë licencen në 2017 dhe ishte gati për punë në çdo kohë por se punësoi askush në shtet.

5.Thonë që ka punuar në Spitalin Ushtarak dhe Spitalin numër 2 përpara se të ikte në emigracion, pra 24 vjet më parë. Edhe sikur kjo të jetë e vërtetë, 24 vjet shkëputje nga profesioni janë shumë.

Profesioni i Qazim Ismailit praktikisht ishte pompist. Fakti që nuk e kanë marrë infermier në spitale shtetërore apo edhe private afër Vorës, pavarësisht rrjedhjes së madhe të infermierëve, tregon që nuk e besonin. Të licencuar por të papranuar për të shërbyer në spitalet shqiptare në kohë të qetë, e çojnë në Itali në kohën e pandemisë. Direkt nga pika e karburantit.

Ky ishte qëllimi i publikimit. Që Kryeminisitri dhe Ministria e Shëndetësisë të çojnë për ndihmë një grup mjekësh dhe infermierësh që ta nderojnë mjekësinë Shqiptare, që ajo reklamë e gjestit të solidaritetit dhe humanizmit të mos jetë një mashtrim, një fasadë si ato që janë mësuar të na paraqesin ne këtu, që gabimi me infermierin  – pompist ta korrigjonin duke e zëvendësuar.

Nuk po themi që duhet të tregojnë specialitetet e mjekëve që kanë çuar, përvojën e infermierëve të tjerë, apo shoqërimin e tyre me një letër konsensusi, miratimin e listës nga Këshilli i Profesorëve të QSUT, siç e kërkon rregulli. Mjafton të mos çojnë njerëz të pakualifikuar që mund të bëjnë dëme në të dyja anët e Adriatikut.

14 Komente në “Historia e Qazim Ismailit, pse e publikuam

  1. Kurse ne si lexues po themi qe je nje cope idioti Enton Abilekaj, qe ato leke qe merr per portalin do te kthehen ne ilace si goces se Qazimit.
    Ne si lexues themi edhe qe ti je shpirtkeq, sepse nuk the tek lajmi asnje moment qe Qazimi eshte infermeri. Por e kishe pershkruar si "pompisti qe e kane veshur si doktor".

    Dhe je po aq injorant sa Klodian Tomori. Qe nuk e dini se ne 1993, kush kishte perfunduar Shkollen e Mesme Profesionale per Infermier, u diplomua ne 1994 por me daten 93. Sepse u dhje shteti nga financuesit e tu Enton! Dhe u shtyne diplomimet etj!

  2. Si eshte e mundur qe ne kete portal por dhe te lapsi publikohen komente fyes ne ekstrem ndaj artikullit apo dhe pronarit te portalit dhe dicka e tille nuk ndodh tek portalet dhe mediat e blera nga drama e ketij vendi????

  3. E verteta duhet thene gjithmone. Pergezime per artikullin!
    Dhe nje pergjigje per Suelen.
    Shkolla e Lartë e Infermierisë në Tiranë funksionon si e tillë që nga viti 1994, qe do te thote se te diplomuarit e pare jane ne vitin 1998.

  4. O Enton ti je nga ata persona që për inat të mullixhiut ulesh në prehër të Saliut për të marrë ca para të pista. Kush je ti që qan hallin e popullit bën mrë të shohësh vehten mos mbetesh me gisht në ….. kur Saliu të futet brenda

  5. Enton mos u mundo te shpjegohesh! Jetojme ne kohen e marrezise..ku logjika dhe arsyetimi eshte nje luks. Nese lexojme komentet qe behen, duke fyer, perdorur fjale banale per ata qe mendojne ndryshe, do te kuptojme se cfare populli jemi.

  6. Suela kurse une si lexues po te them qe niveli banal dhe fyerjet ne komentin tend, tregojne shume qarte cfare personi je. Je ti qe e ke shume te nevojshme pirjen e ilaceve kunder idiotesise.

  7. Prandaj edvin zombi donte të bëjë cenzurën me ligj, që mos të publikohen maskarallëqet e këtij grupi kriminal që ka uzurpuar shtetin. Mallkuar qofte me gjithë zagarët që ka pranë dhe morrat e kuq që qelbën gjithë Shqipërinë.

  8. Sufllaqexhinjtë e Rilindjes paskan filluar aktivitetin edhe tek Dosja.al.

  9. ….dhe ,kurioziteti i tepruar me dergoi te shoh se kush eshte "dosja .al"!!!!
    Sapo pashe se kush ka shkruar kete "dhjaksurine", shkrova mesazhin dhe po e mbyll per te mos pare me kurre fytyra te tilla te barasvlershme me SALISERBKRIMINEL-COVID-19!

  10. Burgu 313! Kujdes me kuriozitetin..mjaftohu me Gazeten Tema 🙂

  11. Late nam me kete artikullin, aspak profesional dhe shume smire! Goditet mjeket qe po na bejne krenar para botes! Italia i fut ne pune, ju hidhni balte ketu. Turp!

  12. Une sugjeroj qe per ta ndihmuar Italine, tu dergojme edhe super-ekonomstin e suksesshem, me diplome per mesues anglishteje. Pas kesaj, Italia nga vendi i 7-te do te kaloje, nd mos i pari, i dyti ne bote.

  13. per hir te te vertetes ,duhet thene qe Qazimi u be hero,kurse ju si DOSJE.AL u degjeneruat si shtyp… JENI NJE TURP KOMBETAR,PER HIR TE SE VERTETES..

  14. Zonja dhe zoterinj. Un sot me daten 09.04.2020 kam takuar rastesisht zoterine qe ju po e beni shum buje apo remuje. Un kam babain tim te shtruar ne nji spital te Brescia ku jetoj edhe vete.Sot me vjen nji telefonate nga spitali ku me thon se babai im esht ne gjendje kritike. Kam shkuar ne spital dhe kam gjet siper kokes se babait tim ke mendoni ju?Zoterin e karburantit qe dikush mendon. Nji gje po ju them 'nqofte se zoteria nuk ishte profesionist nuk mund te fuste kembe ne nji spital te Italise si Infermier.po e them me pergjegjesi pasi kam mbi 25vjet qe jetoj ketu.
    Respekte Zoteris

Shto Koment