Editorial

ANALIZA- Pse opozita duhet ta refuzojë 13 tetorin?

  • Meta: 13 tetori, data e re e zgjedhjeve lokale. Kryeministri: E pa në filxhan
  • A është më mirë të shmanget përplasja duke rikonfirmuar klasën politike, duke i shtyrë problemet për një moment të dytë, duke e bartur krizën për një 8-vjeçar tjetër krizë, apo të arrihet zgjidhja përfundimtare qoftë edhe me përplasje?
    Featured image of article: ANALIZA- Pse opozita duhet ta refuzojë 13 tetorin?

    Dekreti i Presidentit, juridikisht vetëm sa hodhi poshtë të gjitha arsyet e dekretit të dytë, atë të anulimit të zgjedhjeve.

    I anuloi zgjedhjet sepse gjysma e shqiptarëve nuk shkojne të votojne në 30 qershor dhe cakton një datë tjetër, ku dihet që gjysma tjetër nuk do të shkojë të votojë.

    Çfarë zgjidhi presidenti?  A ka krijuar 2 data ku secila gjysmë të votojë kë të dojë?

    Po krijon një shtet paralel, me institucione paralele, me datë zgjedhjesh paralele?

    Mbi bazën e kujt parimi e shpalli datën e re? Nuk ka asnjë argument që të mos dalë kundër dekretit të 10 qershorit.

    Jemi Republikë Parlamentare. Opozita, me të drejtë doli nga parlamenti dhe vendosi t’i imponohej parlamentit me një autoritet më të lartë… Ky autoritet në Kushtetutë është populli.

    Nëse opozita është dorëzuar tani dhe ka vendosur t’i imponohet me presidentin, atëherë nuk kemi më lëvizje për rikthimin e demokracisë por për rikthimin e pushtetit.

    Nëse Meta nuk është vetëm në këtë akt, nëse ka dhe mbështetjen e opozitës atëherë kemi të bëjmë me një krah që ka vendosur t’i imponohet mazhorancës ose shtetit paralel, ose prano kushtet tona, shkojmë bashkë në zgjedhje.

    Jep një datë për të shmangur përplasjen, por jo për të dhënë zgjidhjen për të cilën u nis opozita.

    A është më mirë të shmanget përplasja duke rikonfirmuar klasën politike, duke i shtyrë problemet për një moment të dytë, duke e bartur krizën për një 8-vjeçar tjetër krizë, apo të arrihet zgjidhja përfundimtare qoftë edhe me përplasje?

    A duhet pra që kjo klasë politike ta gjejë një tjetër konsensus në dëm të zgjedhjeve, në dëm të vullnetit të publikut? Aq më tepër a është opozita ajo që duhet ta ofrojë këtë zgjidhje?

    Në mos kjo, çfarë vlere politike ka dekreti? Ai nuk zgjidh asnjë nga kërkesat e opozitës për zgjedhje të lira. Nuk zgjidh qeverinë tranzitore, dorëheqjen e Ramës, shitblerjen e votës.

    Po nëse Rama do ta pranonte datën dhe do të shkonte në zgjedhje si kryeministër, a do ta pranonte opozita?

    A do të harronte opozita kërkesat e saj, kauzën që pretendon se e ka të sinqertë për të shkuar në zgjedhjet lokale që caktoi bashkë me Presidentin?

    Nëse do të ndodhte kjo, atëherë më mirë të bëhen zgjedhjet në qershor me njërën palë. Të paktën kështu është e sigurtë që sistemi do të ecë drejt greminës, do të vetë-sakrifikohet, me pasoja të rënda, por ama përfundimtare.

    Shto Koment