Blog

Analiza kosto-përfitim që kërkon përgjigje

Italia e dreqosi punën dhe tani i ka dalë situata nga kontrolli. Kaq e thjeshtë është.
Featured image of article: Analiza kosto-përfitim që kërkon përgjigje Coronavirus
Përditësuar:

TIRANË-

Italia po zbulon mesatarisht 100 të infektuar në ditë me coronavirus. Për ta thënë me fjalët e shefit të OBSH, “Dirtarja e mundësive për të përmbajtur virusin po ngushtohet”. Justifikimet, që ne po bëjmë me shumë teste se vendet e tjera ndaj po zbulojmë më shumë të infektuar, më shumë se bindëse duken fjali për të qetësuar popullatën. Italia e dreqosi punën dhe tani i ka dalë situata nga kontrolli. Kaq e thjeshtë është.

Italianët e infektuar nuk po konstatohen vetëm në Itali, por edhe në shtetet e tjera të Europës. Janë gjetur në Spanjë, janë gjetur neë Austri. E thënë shkurt, Italia po kthehet në vatër epidemike për Europën.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Ndoshta Shqipëria duhet të marrë seriozisht në konsideratë kufizimin e udhëtimeve me Italinë, për shkak se kapacitetet e sistemit tonë shendetësor për të përballuar flukse të mëdha epimedike janë të kufizuara. Ekspertët e dinë më mirë, por matematikisht probabiliteti që Shqipëria të mos preket nga virusi, me atë që është duke ndodhur në Itali, është afër zeros

Bëni llogaritë dhe merrni vendimin më të mirë. Shikoni kostot dhe përfitimet. Por sic thotë Tedros Adhanom, dritarja e mundësive po ngushtohet. Kjo tashmë është duke shkuar në rrugë pa kthim drejt pandemisë globale.

Shto Koment