LIVE UPDATES
Editorial

Pse vullneti i shumicës mbeti jashtë godinës së PD-së

13 Dhjetor 2021, 18:25 Nga DOSJA
Pse vullneti i shumicës mbeti jashtë godinës së PD-së

Nga Enton ABILEKAJ

Kur “revolucioni paqësor” i Sali Berishës po derdhej si lumë i dalë nga shtrati në selinë e Partisë Demokratike, u duk se përplasja ishte e pashmangshme. Mbështetësit e të gjitha zanateve që shoqëronin “Komisionin e Rithemelimit”, mungesa e rezistencës në hyrje të PD-së po të mos ishin shoqëruar me thirrjen e Berishës për të mos e nxjerrë Bashën nga zyra mund të kishin çuar në pushtimin e selisë dhe në një proces të paparashikueshëm për pasojat.

Ndërsa Komisioni i Rithemelimit u sistemua, por nuk u rehatua dot në zyrën ngjitur me atë ku Basha po bënte mbledhje, shoqëruesit e tyre nuk mund t’i rezistonin tundimit për të vizituar çdo zyrë dhe për të lajmëruar marrjen e partisë nga Berisha. Ndërsa Basha bënte sikur nuk kishte ndodhur asgjë, i mbyllur në zyrë duke dëgjuar thirrjet kundër vetes, situatën e menaxhuan ata që shkarkuan të shtunën në Kuvend.

Pasi të paftuarit ikën, shpërthimi i Lulzim Bashës konfirmoi efektin e paevitueshëm të ngjarjes. Foli për 1997-ën duke bërë përgjegjës Berishën, ashtu si asnjë anëtar i PD-së nuk ka folur më parë, denoncoi 21 janarin si krim të Berishës, ndërkohë që deri dje nuk e mohonte bashkëautorësinë si ministër i Brendshëm.

Berisha i përshkruar nga Basha sot, ishte njësoj si ai i përshkruar më parë nga kundërshtarët e tij. Ky mund të ishte portreti më besnik që Basha i ka bërë paraardhësit të tij, por më shumë dukej i vizatuar nga duart e Edi Ramës. Shfrimi i Bashës ishte si një rrëfim, një ankesë publike për gjithë të këqijat që Berisha i ka bërë atij, me dualizmin e vendimeve dhe perceptimin e dualizmit, duke e lënë 8 vjet në hije. Ishte dhe një faturim përfundimtar i 8 – vjeçarit të dështimeve në krye të PD-së. Nuk ka më dualizëm, tha Basha, duke premtuar një të ardhme me një kryetar, një PD dhe një Kuvend.

Asnjë palë nuk do dualizëm, të dyja palët pretendojnë që janë PD. Ata të rithemelimit u mblodhën në selinë e PD-së, që të pretendojnë kontrollin e partisë. Një mbledhje jashtë selisë do t’i paraqiste si parti e re. Në pak orë ata dominuan, në provën e parë arritën të merrnin në kontroll selinë, por nga sot gjithçka mund të ndryshojë. Të shtunën rithemeluesit shkojnë drejt referendumit, ndërsa vulëmbajtësit drejt Kuvendit. Të hënën tjetër, palët do të pretendojnë secila për më shumë legjitimitet, më shumë arsye për të marrë godinën, vulën dhe siglën e Partisë, përplasja mund të jetë vendimtare, e dhunshme dhe sigurisht me pasoja.

Kush do ta shmangë këtë? Si do të zgjidhet konflikti në PD?

Mundësia e parë, verifikimi i formularëve, u asgjësua nga Basha me shpalljen e Kuvendit të 18 dhjetorit. Formularët mbetën si argument i vetëm njërës palë, ndërsa paralelja tjetër prodhoi kredencialet alternative për njerëzit që kishte nën kontroll. Mundësia e dytë që PD ta zgjidhë konfliktin pa ndërhyrjen e palëve të treta, do të ishte një administratë e fortë. Që nga protokolli që nuk ekziston, deri tek strukturat e tjera burokratike, që e njohin partinë, që mund të garantojnë për të gjtiha palët garë të barabartë dhe të përgatisin dhe certifikojnë proceset. Nuk ekziston sepse vetë Berisha nuk ishte i intersuar t’i ndërtonte me rregulla të qarta kur ishte kryetar.

PD nuk është institucion i tillë, nuk ka garantues, nuk ka zbatues vendimesh, prandaj Kuvendarët shkojnë të zbatojnë vendimet që marrin vetë, njësoj sikur deputetët të zbatojnë ligjet që miratojnë. E vetmja rrugë është që konflikti politik i PD-së të shndërrohet në një betejë ligjore, ku Gjykata, Garda dhe Policia të kenë ekskluzvitetin për tu dhënë palëve ato që u takojnë nga divorci. Varen ose jo nga Edi Rama, ky konflikt, të paktën përkohësisht do të zgjidhet nga gjykatës dhe policë ose përmbarues, fuqia politike e shumicës nuk do të jetë e vlefshme përballë procedurave, vlera e partisë më të madhe të opozitës do të bjerë me shpejtësi. Ashtu siç ndodhi sot, kur, për fat, përplasja e parë përfundoi pa incidente.

Një inciativë për t’i dhënë pushtetin anëtarësisë, popullit demokrat, supozohej ta forconte partinë, por, sistemin e rregullave dhe institucionet personale që minojnë demokracinë, i ka ndërtuar vetë Sali Berisha dhe vetë ai ia ka trashëguar Lulzim Bashës, bashkë me instruksionet e përdorimit. E vetmja risi e Bashës, ishte ndryshimi i bravave. Vullneti politik i shumicës së PD-së, u largua nga selia pa rezultat, për shkak se pushteti i pakicës është i pakufizuar dhe i pakontrolluar. Një strukturë antidemokratike, që reflektohet pastaj edhe në ndërtimin e Shtetit.

(Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

editorial editorial analiza nga enton abilekaj enton abilekaj perplasje ne partine demokratike analiza nga enton abilekaj enton abilekaj perplasje ne partine demokratike

Sondazh

Poll
Editorial 12 Dhjetor 2021, 06:50

Berisha, zoti i pavdekshëm i gjurulldisë

Nga Arlind QoriSali Berisha nuk vdiska kurrë. Për herë të parë emrin e tij e kam dëgjuar kur isha 9 vjeç, dikur nga janar-shkurti i 1991, kur një fqinj u...

Editorial 11 Dhjetor 2021, 19:20

Agonia mbaroi

Çdo njeri ndez një dritë të vetën e cila shpalos përpara të tjerëve fuqinë dhe forcën individuale të tij. Mënyra e vetme për ta ndezur atë është nëpërmje...

VIDEO-VIRALE/ Po fliste në Rrugën e Salës, demokrati 'kapet mat' nga gruaja

VIDEO-VIRALE/ Po fliste në Rrugën e Salës, demokrati 'kapet mat' nga gruaja

"Injoranca nuk është argument" Nuk i pëlqeu pyetja, Rama prek në faqe gazetaren Ambrozia Meta

Del VIDEOJA, Elia godet Princ Lekën: Familja ime të ka mbajtur me bukë

VIDEO/ Noka i jep Spiropalit pankartën, Ministrja ofrohet ta mbaj para fytyrës

Publikohen pamjet nga brenda bazës ajrore të Kuçovës, Komandanti: E gatshme për stërvitjen e trupave

Tempulli 2/ Me kanabis gati për shitje dhe shuma parash, arrestohen 4 të rinj në Tiranë

Dalin pamjet nga kasollja ku u vra 50-vjeçari në Durrës

Kontrabandonin ilaçe dhe telefona, arrestohen dy persona në Tiranë, sekuestrohen 47 iPhone

I vunë flakën eskavatorit me vlerë 150 mijë euro, arrestohen 2 autorët e ngjarjes

Reshjet e shiut dhe borës në vend, policia: Moderoni shpejtësinë e mos kryeni parakalime të gabuara

Kampioni Alvin Karaqi mes lotësh: Për besë u ndjeva si Gjergj Kastrioti kur mora flamurin

'Dokumentar horror'/ Berisha publikon pamjet: Do ju paraqes terrorin që Bajrajt ushtruan më 14 maj

Krimi në Bulqizë/ Fqinji: Po hante bukë në banesë kur erdhën dy makina!

Dosja "Gjici"/ Zv.kryetari i bashkisë së Kukësit shkon në SPAK

Newsroom 11 |XAMA: LAJMI I FUNDIT FAKE QË PASHË, ISHTE PËR MUA

Newsroom 11 |XAMA: KËSHILLË QYTETARËVE- MOS LEXONI VETËM NJË BURIM

Newsroom 11 | XAMA: GAZETARËT NUK SHKRUAJNË ME EMËR, KJO S'ËSHTË ETIKE

Xama në Newsroom: Lajmet e rreme përhapin panik! Më akuzuan se kisha marrë para për një shkrim

Muka në Newsroom: Në Shqipëri ka portale gjobaxhie, u bëjnë shantazh njerëzve

Xama në Newsroom: Fake News shpërndahet më shumë në Facebook e Tik Tok! Gazetarët të shkruajnë emrin

Newsroom 11 |Kush prodhon lajme të rreme në Shqipëri

Newsroom 10 |SENJA: NE S'REAGOJMË NDAJ GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 |HAZIZAJ: 'ÇOHU ENVER', PJESË E GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ KEMI MARRËVESHJE PËR TË MBROJTUR 'VIKTIMAT'

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES KA SHKAKTUAR DHE KRIME

Newsroom 10 |GAZETARI: GJUHA E URREJTJES, PJESË E SHOQËRISË

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES, E FRIKSHME NË SHQIPËRI

Vidhnin në banesa duke përdorur çelësa të klonuar, vihet në pranga 1 person,nje tjeter në kërkim

Newsroom 10 |GJUHA E URREJTJES PËRDORET NGA POLITIKA, AMA TË KONTROLLOJË GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: STEREOTIPET NXISIN GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES LUFTOHET ME EDUKIM

Newsroom 10 | Gjuha e urrejtjes në media, si dhe kush e shpërndan?

Ndryshimet në PS/ Gjiknuri: S'është fundi, por fillimi i diçkaje të re.

Inceneratorët/ S’kam dhënë asnjë kontratë pa garë, ato janë publike!

Ndihet 'i shitur' nga Rama? Gjiknuri: Nuk ndjej braktisje, kam komunikim me të prej 20 vitesh

Klosi: Kemi primare reformimin e partisë, PS synon mandatin e katërt

U shkarkua si Sekretar i Përgjithshëm, Gjiknuri: PS edhe kur fiton, refekton!

Digjet shtëpia në Shkodër, në banesë ndodhej një i moshuar, përfundon në spital

Vazhdon përplasja në PD! Basha kërkon mbledhjen e Komisionit të Etikës për të, Bardhi: Shenjë humbje

Vrasja e Jetmirës/ Autori u dënua me 28 vite burg, nëna e viktimës: Duhet dënim përjetë!

Newsroom 9 | Kallanxhi: Threads? S`besoj se do zgjasë shumë

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Mos merrni për bazë asgjë thuhet në rrjet

Newsroom 9 | Gazetarja: po ndodhin vrasje nga tik tok

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Fake News dallohet vetëm po të jemi kritikë

Newsroom 9 | Kallanxhi: Shqiptarët besojnë gjithçka shohin në rrjet

Newsroom 9 | Eksperti i IT, Tomi Kallanxhi: Tik Tok ka "fake news" sepse s'ka censurë

Newsroom 9 | Gazetarja: Shqipëria do kohë të përshtatet me Tik Tok

Newsroom 9| Eksperti i IT: Çdo rrjet është i përkohshëm, duhet të kujdesemi për vlerat

A mund të mbyllet TikTok për Shqipërinë? Flet për Newsroom eksperi i IT

Fëmija mbyllet brenda në shtëpi, nëna e alarmuar njofton zjarrfikësit, NDËRHYRJA nga ballkoni