Bota

ANALIZA: Franca është bërë aleatja më e madhe e Serbisë në BE

Përzemërsia e zakonshme diplomatike dhe vizita e rëndësishme, nënkupton që Serbia e ka përqafuar Francën si mbështetësin e saj kryesore të madhe në Perëndim. Lidhjet midis Parisit dhe Beogradit kanë një themel të thellë historik.
Featured image of article: ANALIZA: Franca është bërë aleatja më e madhe e Serbisë në BE Emmanuel Macron dhe Aleksander Vuçiç

BOTË- Më 1 shkurt 2021, Presidenti serb, Aleksandar Vučić ishte në Paris për bisedime me homologun e tij francez, Emmanuel Macron. “Unë dua të theksoj rëndësinë që Serbia zë për Francën”, i tha Macron mysafirit të tij. Vuçiq ishte po aq i ngrohtë: “Franca është një vend i rëndësishëm për ne dhe një mik tradicional i vërtetë i Serbisë.”

Përzemërsia e zakonshme diplomatike dhe vizita e rëndësishme, nënkupton që Serbia e ka përqafuar Francën si mbështetësin e saj kryesore të madhe në Perëndim. Lidhjet midis Parisit dhe Beogradit kanë një themel të thellë historik. Ndikimi kulturor dhe politik francez frymëzoi Serbinë në rrugën e saj drejt pavarësisë nga Perandoria Osmane. Kushtetuta e parë e Serbisë, Kushtetuta e Sretenjes e vitit 1835 u frymëzua nga Franca. Në Luftën e Parë Botërore, Franca ishte aleati kryesor i Serbisë në Perëndim, duke çuar në ngritjen e Monumentit të Mirënjohjes për Francën që qëndron edhe sot në fortesën e Beogradit.

Në mes të dy luftërave botërore, Franca kishte një ndikim të fortë kulturor në Jugosllavinë e sapothemeluar. Franca ndihmoi në formimin e Antantës së Vogël, aleancës së Mbretërisë së Jugosllavisë, Rumanisë dhe Republikës Çeke kundër Gjermanisë dhe Bashkimit Sovjetik.

Luftërat në ish-Jugosllavi dhe pjesëmarrja e Francës në luftën e NATO-s kundër Serbisë 1999 tronditën këtë marrëdhënie të fortë historikisht. Edhe gjatë asaj lufte, francezët kundërshtuan bombardimet e urave të Beogradit. Pas përmbysjes së regjimit të Sllobodan Milosheviç në vitin 2000, Presidenti francez Jacques Chirac ishte udhëheqësi i parë perëndimor që vizitoi Beogradin në fund të vitit 2001.

Por ishte vizita e presidentit serb një rikthim i lidhjeve të vjetra historike? Jo domosdoshmërisht. Historia nuk luajti një rol të rëndësishëm në nëntor të vitit 2018 gjatë njëqindvjetorit të armëpushimit të Luftës së Parë Botërore. Gjatë ceremonisë, Presidenti serb nuk ishte ulur pranë liderëve botërorë, ndërsa Presidenti i Kosovës po.

Beogradi e perceptoi këtë si mosrespekt ndaj aleancës së vjetër historike dhe viktimave serbe nga ajo luftë, duke bërë që ambasadori francez në Beograd të kërkonte falje. Në prill të vitit 2019, disa tabloide pro-qeveritare në Serbi postuan në faqet e tyre në internet se zjarri në katedralen historike të Notre Dame në Paris ishte “ndëshkimi i Zotit” për shfaqjen e flamurit të  Kosovë.

Megjithatë, presidenti Vuçiç e cilëson Presidentin Macron si një aleat në rrugën e Serbisë drej integrimit europian. Në korrik të vitit 2020, Serbia ishte vendi i parë që pranoi metodologjinë e re të zgjerimit të BE, një propozim që vinte nga Franca.

Sidoqoftë, integrimi për në BE është një rrugë e vështirë. BE po merret me sfidat e saj dhe në vitin 2020 Serbia nuk hapi asnjë kapitull të vetëm në bisedimet e saj të pranimit. Vetë Macron është i lodhur nga zgjerimi dhe në vitin 2019, Franca vuri veton për hapjen e negociatave me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë. Metodologjia e re e zgjerimit të BE ishte rezultat i një kompromisi me Francën.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Atëherë, pse Beogradi përqafon Parisin?

Kjo vjen për shkak të nevojës së Serbisë për të pasur një mbështetës të madh në Perëndim, veçanërisht pasi partneritetet e vjetra të Presidentit Serb Vuçiq janë në krizë. Për vite me radhë, mbështetësi kryesor i Vuçiqit në Perëndim ka qenë Gjermania e udhëhequr nga Angela Merkel. Vuçiç mbështeti politikat e Merkel gjatë krizës së migracionit, ndërsa përdori lidhjet me Merkel për legjitimimin e brendshëm. Ky partneritet po ftohet. Merkel është e pakënaqur me idenë e shkëmbimit të territoreve që Vuçic mbrojti si një zgjidhje të mosmarrëveshjes së Kosovës me ish-Presidentin e Kosovës Hashim Thaçi gjatë presidencës së Donald Trump dhe me tendencat joliberale të Vuçiç në shtëpi.

Marrëdhëniet me SHBA-në janë gjithashtu të pasigurta pasi Vuçiç bëri një bast të dështuar në rizgjedhjen e Trump dhe ka frikë se Gjermania dhe SHBA-ja mund t’i bëjnë presion bashkërisht në njohjen e Kosovës.

Kur ke nevojë për një këshilltar të fuqishëm në Perëndim, dhe me Gjermaninë dhe SHBA jashtë loje dhe Mbretërinë e Bashkuar është e zënë me Brexit, duke lënë Francën si zgjedhjen e vetme.

Në verën e vitit 2019 kur Macron ishte Presidenti i parë francez që vizitoi Beogradin pas 18 vjetësh. Para Monumentit të Mirënjohjes për Francën, Macron mbajti një fjalim në gjuhën serbe, duke i bërë përshtypje qytetarëve serbë.

Tani, Serbia është duke blerë një sistem të mbrojtjes ajrore të prodhuar në Francë dhe në vitin 2019 firma franceze Vinci filloi koncesionin e tij 25 vjeçar për modernizimin dhe menaxhimin e aeroportit të Beogradit. Gjatë verës 2019, tabloidët serbë vlerësuan Macron si aleatin më të madh serb në luftën për Kosovën edhe pse Franca mbështet pavarësinë e saj.

Por është e dyshimtë nëse Franca është e interesuar për Ballkanin dhe është e pasigurt nëse Macron do të fitojë zgjedhjet në vitin 2022. Një gjë është e sigurt. Kur Presidenti Vučić dëshiron të flasë me Europën, ai do të telefonojë numrin e Macron. Tani për tani, të paktën. 

Marrë nga: Euronews

Shto Koment