Rajoni

ANALIZA E MEDIAS GJERMANE! SHBA dhe BE me interes diku tjetër, pse Kosova është burimi më i madh i rrezikut!

Autori i analizës është Thomas Bray, një korrespondent i vjetër i agjencisë nga zona e Evropës Juglindore, i cili tani punon si profesor i politikës dhe gazetarisë në disa fakultete gjermane.
Featured image of article: ANALIZA E MEDIAS GJERMANE! SHBA dhe BE me interes diku tjetër, pse Kosova është burimi më i madh i rrezikut! Foto ilustruese

BEOGRAD“Ekzistojnë dukshëm probleme dhe kriza shumë më të rëndësishme për të cilat Shtetet e Bashkuara dhe BE duhet të kujdesen,”- thuhet në analizën e revistës profesionale gjermane “Politika Ndërkombëtare”. Përfundimi: Ballkani dhe Evropa Juglindore janë zhdukur nga harta politike ndërkombëtare. 

Kjo është teza fillestare e artikullit me titull “Qetësia e rrezikshme” botuar në revistën profesionale gjermane “International Politics”. Autori i analizës është Thomas Bray, një korrespondent i vjetër i agjencisë nga zona e Evropës Juglindore, i cili tani punon si profesor i politikës dhe gazetarisë në disa fakultete gjermane.

Bray, si disa vëzhgues të tjerë të huaj që konsiderohet se janë të njohur mirë me situatën në rajon, nuk përjashton mundësinë e konfliktit të armatosur përbërësit e së cilës janë, siç thotë ai: nacionalizmi, korrupsioni, presioni mbi mediam dhe gjyqësorin, si dhe indoktrinimim e të rinjve.

Bosnja dhe Hercegovina përmendet në artikull si një “shtet i dështuar”. Bray shkruan se arsyeja për këtë është “një grindje midis boshnjakëve myslimanë, serbëve ortodoksë dhe kroatëve katolikë”. I njëjti artikull e quan Kosovën burimin më të madh të rrezikut për rajonin.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

“Serbia nuk dëshiron ta lërë në pavarësi provincën e saj të dikurshme, e cila banohet pothuajse ekskluzivisht nga shqiptarë, edhe pse atje ka manastire dhe fusha beteje mesjetare serbe”.

Autori shton se askush nuk beson në njohjen e afërt të Kosovës nga Beogradi, por shton se askush se imagjinon riintegrimin e Kosovës.

Marrë nga Alo

(k.m.dosja.al)

Shto Koment