LIVE UPDATES
Bota

Analiza e DW: Zgjedhjet në SHBA, çfarë fiton BE nëse fiton Biden dhe humb Trump

27 Tetor 2020, 11:09 Nga DOSJA
Analiza e DW: Zgjedhjet në SHBA, çfarë fiton BE nëse fiton

Nëse Joe Biden i fiton zgjedhjet presidenciale në SHBA, ka shpresë për marrëdhëniet transatlantike, thotë Janis Emmanoulidis. “Askush nuk është aq naiv, sa të shpresojë, se do të ketë një kthim në kohën para Trumpit. Por shpresa ka që gjërat të përmirësohen”,  shton drejtori i Institutit “European Policy Centre”. Nëse kandidati demokrat nuk ia del, të largojë presidentin Trump nga Shtëpia e Bardhë, eksperti Emmanoulidis pret që marrëdhëniet transatlantike të keqësohen më shumë. “Ka gjasa, që në mandatin e dytë ai të ushtrojë më shumë presion ndaj Europës se në të parin. Ai e ka identifikuar Europën si një të keqe më të madhe se aktorë të tjerë në botë. Këtë e ka thënë publikisht, megjithëse ai ka thënë shumë gjëra në katër vitet e fundit.”

Bashkëpunim, pavarësisht me cilin

Edhe eurodeputeti gjerman dhe ekspert për politikën e jashtme, Reinhard Bütikofer nga Aleanca90/ Të Gjelbrit nuk e mbështet gjeopolitikën e Donald Trumpit. “Nëse Trump thotë, BE është kundërshtare, kjo nuk ndihmon ta paraqesësh Uashingtonin pozitivisht në debatin europian.” Megjithatë ai beson, se në kongresin amerikan ka shumë politikanë, edhe republikanë, që e dinë, se kanë nevojë për bashkëpunimin me Europën për t’u përballur me Kinën, Rusinë apo të tjerë. Një president, Joe Biden nuk do të ndryshojë gjithçka, sipas tij, por ai me siguri do t’i dëgjojë aleatët tradicionalë dhe do të kërkojë të përbashkëtat. “Pavarësisht kush fiton në nëntor, ne duhet të investojmë në bashkëpunim.”

Në një studim të “Europian Council on Foreign Relations” në Bruksel të publikuar në verë, thuhet se europianët e kanë humbur besimin tek aleati i ngushtë. Sidomos menaxhimi kaotik i pandemisë së Coronës nga Trump ka ndikuar në atmosferën e marrëdhënieve. Studiuesit janë të mendimit, se një president Joe Biden sërish do të afrohet me europianët. Ata presin që SHBA të rikthehet tek Marrëveshja e Klimës së Parisit dhe Organizata Botërore e Shëndetësisë. Një qeveri e Bidenit do ta forcojë NATO-n si aleancë, edhe pse si republikanët edhe demokratët këmbëngulin në rritjen e buxheteve të mbrojtjes të vendeve europiane. Nëse Trump fiton, ish-këshilltari i sigurisë, John Bolton është shprehur se NATO- duhet të përgatitet mirë. Ai ka bërë prognozën edhe të daljes së SHBA nga NATO, që do të mund të çonte edhe në fundin e saj.

Edhe Biden ka kërkesa

Presdenti francez, Emmanuel Macron si reagim e ka quajtur NATO-n “të vdekur klinikisht” dhe formuloi kërkesat për më shumë “sovranitet europian”. Edhe krerë të tjerë të BE kërkojnë një rol më të madh gjeostrategjik të BE me distancë nga SHBA nën Donald Trump. Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen kërkon një kthim në rendin e bazuar në rregulla. “E vërteta është se sot kërkohet më me urgjencë se kurrë të reformojmë sistemin multilateral. Sistemi ynë global vuan shenjat e paralizimit.” Fuqi të mëdha tërhiqen nga institucionet ndërkombëtare ose “i marrin ato peng për interesat e tyre.”

Shpresa në Bruksel është, se kjo mund të arrihet me një president, Joe Biden. Eksperti i BE, Janis Emmanoulidis paralajmëron nga iluzionet. Qëndrimi pak a shumë i butë i Europës ndaj Kinës nuk do t’i pëlqejë shumë as një presidenti Biden. “Në sfidë do të jetë, nëse një qeveri e re nën Biden bashkëpunon në çështjet multilaterale, si mbrojtja e klimës, në organizatat ndërkombëtare, por në këmbim do të kërkojë që Europa të paraqitet më e ashpër ndaj Kinës.” Edhe nën Biden, SHBA mund të kërkojë që BE të mbështesë sanksionet për koncernin e teknologjisë, Huawei, pa kushte dhe të reagojë ndaj provokimeve kineze në Detin Jugor Kinez.

Tema kryesore  – Tregtia e bashkon BE

Pas zgjedhjeve europianët duan të bisedojnë, pavarësisht me cilin president, për marrëdhëniet tregtare. Ende vërtitet në ajër kërcënimi i Trump për vendosjen e doganave të larta për automobilët dhe mallra të tjera nga Europa. Në korrik 2018 ai ra në një ujdi “armëpushimi” tregtar me presidentin e atëhershëm të KE, Jean-Claude Juncker, por konflikti nuk është zgjidhur përfundimisht. Atëkohë papritur Trump e lëvdoi BE si partnerin më të madh tregtar të SHBA.

Por në këtë fushatë zgjedhore, kjo temë nuk ka luajtur rol si tek Trump edhe tek Biden. Komisioneri i BE për tregtinë, Valdis Dombrovski shprehet në mënyrë diplomatike. “Në këto kohë duhet të tregojmë kujdes për miqësitë dhe të qëndrojmë pranë aleatëve që janë vërtet të rëndësishëm. Ka disa konflikte të vazhdueshme mes BE e SHBA. Sipas mendimit tim duhet që t’i zgjidhim shpejt këto.”

Shumë krerë të shteteve të BE do ta kishin më mirë të flisnin me një president Joe Biden liberal dhe me një gjuhë më pak luftarake. Por në fund të fundit BE duhet të bashkohet për të mbrojtur interesat e saj kundrejt SHBA, pavarësisht se kush hyn në Oval Office. Sipas Emmanoulidis: “Kur bëhet fjalë për çështje kardinale, të gjitha shtetet e BE deri më sot janë paraqitur të bashkuar, edhe pse disa janë përpjekur të mbajnë me administratën e Trumpit një marrëdhënie për avantazhe”. Marrë nga Deutche Welle

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota bernd riegert deutche welle donald trump zgjedhjet në shba bernd riegert deutche welle donald trump zgjedhjet në shba

Sondazh

Poll

VIDEO-VIRALE/ Po fliste në Rrugën e Salës, demokrati 'kapet mat' nga gruaja

VIDEO-VIRALE/ Po fliste në Rrugën e Salës, demokrati 'kapet mat' nga gruaja

"Injoranca nuk është argument" Nuk i pëlqeu pyetja, Rama prek në faqe gazetaren Ambrozia Meta

Del VIDEOJA, Elia godet Princ Lekën: Familja ime të ka mbajtur me bukë

VIDEO/ Noka i jep Spiropalit pankartën, Ministrja ofrohet ta mbaj para fytyrës

Publikohen pamjet nga brenda bazës ajrore të Kuçovës, Komandanti: E gatshme për stërvitjen e trupave

Tempulli 2/ Me kanabis gati për shitje dhe shuma parash, arrestohen 4 të rinj në Tiranë

Dalin pamjet nga kasollja ku u vra 50-vjeçari në Durrës

Kontrabandonin ilaçe dhe telefona, arrestohen dy persona në Tiranë, sekuestrohen 47 iPhone

I vunë flakën eskavatorit me vlerë 150 mijë euro, arrestohen 2 autorët e ngjarjes

Reshjet e shiut dhe borës në vend, policia: Moderoni shpejtësinë e mos kryeni parakalime të gabuara

Kampioni Alvin Karaqi mes lotësh: Për besë u ndjeva si Gjergj Kastrioti kur mora flamurin

'Dokumentar horror'/ Berisha publikon pamjet: Do ju paraqes terrorin që Bajrajt ushtruan më 14 maj

Krimi në Bulqizë/ Fqinji: Po hante bukë në banesë kur erdhën dy makina!

Dosja "Gjici"/ Zv.kryetari i bashkisë së Kukësit shkon në SPAK

Newsroom 11 |XAMA: LAJMI I FUNDIT FAKE QË PASHË, ISHTE PËR MUA

Newsroom 11 |XAMA: KËSHILLË QYTETARËVE- MOS LEXONI VETËM NJË BURIM

Newsroom 11 | XAMA: GAZETARËT NUK SHKRUAJNË ME EMËR, KJO S'ËSHTË ETIKE

Xama në Newsroom: Lajmet e rreme përhapin panik! Më akuzuan se kisha marrë para për një shkrim

Muka në Newsroom: Në Shqipëri ka portale gjobaxhie, u bëjnë shantazh njerëzve

Xama në Newsroom: Fake News shpërndahet më shumë në Facebook e Tik Tok! Gazetarët të shkruajnë emrin

Newsroom 11 |Kush prodhon lajme të rreme në Shqipëri

Newsroom 10 |SENJA: NE S'REAGOJMË NDAJ GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 |HAZIZAJ: 'ÇOHU ENVER', PJESË E GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ KEMI MARRËVESHJE PËR TË MBROJTUR 'VIKTIMAT'

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES KA SHKAKTUAR DHE KRIME

Newsroom 10 |GAZETARI: GJUHA E URREJTJES, PJESË E SHOQËRISË

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES, E FRIKSHME NË SHQIPËRI

Vidhnin në banesa duke përdorur çelësa të klonuar, vihet në pranga 1 person,nje tjeter në kërkim

Newsroom 10 |GJUHA E URREJTJES PËRDORET NGA POLITIKA, AMA TË KONTROLLOJË GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: STEREOTIPET NXISIN GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES LUFTOHET ME EDUKIM

Newsroom 10 | Gjuha e urrejtjes në media, si dhe kush e shpërndan?

Ndryshimet në PS/ Gjiknuri: S'është fundi, por fillimi i diçkaje të re.

Inceneratorët/ S’kam dhënë asnjë kontratë pa garë, ato janë publike!

Ndihet 'i shitur' nga Rama? Gjiknuri: Nuk ndjej braktisje, kam komunikim me të prej 20 vitesh

Klosi: Kemi primare reformimin e partisë, PS synon mandatin e katërt

U shkarkua si Sekretar i Përgjithshëm, Gjiknuri: PS edhe kur fiton, refekton!

Digjet shtëpia në Shkodër, në banesë ndodhej një i moshuar, përfundon në spital

Vazhdon përplasja në PD! Basha kërkon mbledhjen e Komisionit të Etikës për të, Bardhi: Shenjë humbje

Vrasja e Jetmirës/ Autori u dënua me 28 vite burg, nëna e viktimës: Duhet dënim përjetë!

Newsroom 9 | Kallanxhi: Threads? S`besoj se do zgjasë shumë

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Mos merrni për bazë asgjë thuhet në rrjet

Newsroom 9 | Gazetarja: po ndodhin vrasje nga tik tok

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Fake News dallohet vetëm po të jemi kritikë

Newsroom 9 | Kallanxhi: Shqiptarët besojnë gjithçka shohin në rrjet

Newsroom 9 | Eksperti i IT, Tomi Kallanxhi: Tik Tok ka "fake news" sepse s'ka censurë

Newsroom 9 | Gazetarja: Shqipëria do kohë të përshtatet me Tik Tok

Newsroom 9| Eksperti i IT: Çdo rrjet është i përkohshëm, duhet të kujdesemi për vlerat

A mund të mbyllet TikTok për Shqipërinë? Flet për Newsroom eksperi i IT

Fëmija mbyllet brenda në shtëpi, nëna e alarmuar njofton zjarrfikësit, NDËRHYRJA nga ballkoni