LIVE UPDATES
Aktualitet

Analiza e Dibrës, Gledis Nano: Sfidë lufta kundër kanabisit, e kam kërkuar me ngulm

20 Janar 2022, 13:03 Nga DOSJA
Analiza e Dibrës, Gledis Nano: Sfidë lufta kundër kanabisit, e

DIBËR – Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Gledis Nano ka qenë sot në qytetin e Dibrës, ku ka marrë pjesë në analizën e punës së policisë së këtij qarku, ndërsa më pas ka dhënë edhe një deklaratë për mediat lokale.

Nano është shprehur se në këto takime janë diskutuar shumë çështje që kanë të bëjnë me rendin dhe sigurinë në vend, ku puna më e madhe është përqendruar në kapjen e personave me armë pa leje, ndërsa sipas Nanos prioritet ka edhe goditja e kultivimit të kanabisit.

Gledis Nano u shpreh se ai është për një Polici Shteti profesionale dhe me aftësi e rezultate të qarta e të suksesshme, ndërsa vijoi se përsa i përket ngjarjeve të pazbardhura, Nano tha se po punohet në këtë drejtim dhe çështjet janë ende nën hetim.

PRONONCIMI I GLEDIS NANOS PËR MEDIAT:

Zoti Nano, keni nisur një tur analizash në të gjitha drejtoritë. Ku konsistojnë, cilat janë risitë e këtyre analizave?

Ju falemnderit! Është e vërtetë, prej disa ditësh ka filluar një tur në të gjitha qarqet e vendit, për të zhvilluar analizën në Drejtoritë Vendore, bashkërisht me Drejtoritë Vendore të Kufirit dhe Migracionit, për të parë rezultatet gjatë vitit 2021, rezultatet pozitive të arritura nga strukturat policore. Po kështu, për të nxjerrë të gjitha mangësitë apo momentet ku duhet përmirësuar puna e Policisë. Fokusi, në varësi të problematikave të çdo qarku, ka qenë  domini i situatës kriminale nga strukturat e Policisë, në aspektin e kriminalitetit, sidomos në krimet e rënda; kapja dhe vënia para përgjegjësisë e të gjithë personave të kërkuar, atyre që mbajnë armë pa leje; kultivimi i kanabisit, ashtu siç unë e kam përmendur dhe në dalje të tjera të mëparshme, është një sfidë e cila është kërkuar me shumë forcë nga nga ana ime, në të gjitha strukturat policore, që këtë vit të kemi një rezultat tjetër dhe të pakrahasueshëm me asnjë vit tjetër të mëparshëm. Kam kërkuar me shumë forcë, nga të gjithë aktorët, agjecitë ligjzbatuese, të inteligjencës dhe të pushtetit vendor, të jenë më bashkëpunues, me qëllim që të gjithë së bashkë t’ia dalim kundër kësaj problematike, e cila e kategorizon vendin tonë, si një vend problematik në aspektin e kultivimit të kanabisit dhe jo vetëm. Po kështu dhe në drejtim të drogave të forta, të cilat përveç trafikimit dhe pasurimit të individëve apo grupeve kriminale, sjellin më pas edhe konflikte të cilat sjellin si pasojë ose degjenerojnë në vrasje apo krime të tjera të rënda, të cilat përbëjnë një impakt shumë negativ për të gjithë situatën e sigurisë në vend.

Kemi parë shpesh sjellje jo të mira të Policisë së Shtetit me qytetarët. Cilat janë prioritetet tuaja si Drejtor i Përgjithshëm?

Që prej marrjes së detyrës, jam shpehur qartë për një qasje tjetër në raport me qytetarët, po kështu edhe me mediat, ju e keni vënë re. Jam i vendosur që për çdo sjellje të pahijshme apo në kundërshtim me ligjin, të çdo punonjësi policie, të kryhen hetimet apo verifikimet dhe të dilet me masa konkrete. Unë nuk jam për një Polici të dhunshme me qytetarët, jam për një Polici profesionale dhe me aftësi apo me rezultate të qarta dhe të suksesshme ndaj kriminalitetit.

Janë bërë disa vrasje të bujshme, akoma nuk ka autorë?

Për këtë unë dua të sqaroj shumë shkurt, për shkak se të gjitha çështjet janë në hetim. Jemi duke zhvilluar hetime shumë të rëndësishme, për të cilat do kemi rezultate në kohën që duhet të jepen këto rezultate, pasi të mbarojnë hetimet. Por ajo që unë dua të garantoj të gjithë komunitetin dhe opinionin publik është se Policia  e Shtetit është e angazhuar maksimalisht për hetimin dhe çuarjen deri në fund të këtyre hetimeve, për të zhvilluar hetime cilësore, me qëllim zbardhjen dhe vënien përpara përgjegjësisë të të gjithë autorëve të këtyre veprave penale.

Lëvizjet nga njëri Komisariat në tjetrin bëhen për mangësi pune apo janë thjesht emërime nga njëri Komisariat në tjetrin?

Lëvizjet në Policinë e Shtetit kanë disa arsye kur kryhen dhe për këtë merret mendim dhe analizohen të gjitha të dhënat e një punonjësi policie, për të ndryshuar apo për t’u transferuar nga një detyrë në tjetrën.

Pyetja e fundit, zoti Drejtor, konsiston te armëmbajtja. Kemi vënë re se vrasjet që ndodhin kryesisht janë me armë pa leje, normalisht që do jenë pa leje, por ka raste sporadike që mund të jenë nga punonjës policie apo punonjës të tjerë. A ka Policia e Shtetit një plan ndoshta për ta riparë dhe njëherë “çarmatosjen” e popullatës, pasi dhe në festat e fundvitit pati të shtëna me armë dhe që tregon që ka një prezencë të armëve pa leje në komunitet.

Policia e Shtetit vepron bazuar në kompetencën dhe objektin e punës së saj që ka dhe detyra jonë është të kapim dhe të vëmë para përgjegjësisë penale, të gjithë personat që mbajnë armë pa leje. Vendime të tjera për përsa i përket “çarmatosjes”, nuk janë vendime që i takojnë Policisë për t’i marrë, janë iniciativa në nivele akoma më të larta, ndaj unë nuk mund të jap asnjë lloj komenti.

Zoti Nano, në lidhje me sektorin minerar, pra kryefjala e Policisë është lufta kundër korrupsionit dhe kriminalitetit. A do të ndërhyhet në këtë sektor seriozisht?

Në bashkëpunim dhe me institucionet e tjera që rregullojnë dhe kanë detyrimin e licencimit apo dhe të kontrollit të këtyre aktiviteteve të biznesit, ne jemi duke i parë të gjitha dhe për këto raste kemi hetime të cilat do t’i finalizojmë nën drejtimin e Prokurorive përkatëse, kështu që dhe për shkak se në qarkun e Dibrës ka një aktivitet të tillë që zhvillohet këtu, jemi të fokusuar dhe janë lënë porosi të qarta lidhur me të gjitha dyshimet për abuzime në këtë sektor.

Flitet për parametra dhe kjo është gjë shumë e mirë, por a mendoni se organizata e Policisë i plotëson të gjitha kriteret përsa i përket plotësimit të parametrave?

Po synojmë në bashkëpunim dhe me të gjithë aktorët, si brenda vendit, ashtu dhe  partnerët tanë ndërkombëtarë, të kemi një Polici sa më europiane, kjo nuk bëhet as për një ditë as për dy ditë, do kohën e vet.

Por ajo që unë dua t’ju siguroj është angazhimi maksimal, ashtu edhe mbështetja e Ministrit të Brendshëm dhe e Kryeministrit, siç e keni vënë re, me mbështetje me buxhet, me fonde, për të pasur një Polici akoma më me mbështetje përsa i përket trajtimit financiar punonjësve të Policisë, ashtu dhe në logjistikë apo tekonologjinë më bashkëkohore, për të cilën jemi shumë të fokusuar me qëllim dominimin e të gjithë territorit, marrjen e informacioneve  dhe ndekjen e çdo aktiviteti kriminal në vend.

(e.h/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet analiza e policise se qarkut diber drejtori i pergjitshem i policise se shtetit gledis nano analiza e policise se qarkut diber drejtori i pergjitshem i policise se shtetit gledis nano

Sondazh

Poll

VIDEO-VIRALE/ Po fliste në Rrugën e Salës, demokrati 'kapet mat' nga gruaja

VIDEO-VIRALE/ Po fliste në Rrugën e Salës, demokrati 'kapet mat' nga gruaja

"Injoranca nuk është argument" Nuk i pëlqeu pyetja, Rama prek në faqe gazetaren Ambrozia Meta

Del VIDEOJA, Elia godet Princ Lekën: Familja ime të ka mbajtur me bukë

VIDEO/ Noka i jep Spiropalit pankartën, Ministrja ofrohet ta mbaj para fytyrës

Publikohen pamjet nga brenda bazës ajrore të Kuçovës, Komandanti: E gatshme për stërvitjen e trupave

Tempulli 2/ Me kanabis gati për shitje dhe shuma parash, arrestohen 4 të rinj në Tiranë

Dalin pamjet nga kasollja ku u vra 50-vjeçari në Durrës

Kontrabandonin ilaçe dhe telefona, arrestohen dy persona në Tiranë, sekuestrohen 47 iPhone

I vunë flakën eskavatorit me vlerë 150 mijë euro, arrestohen 2 autorët e ngjarjes

Reshjet e shiut dhe borës në vend, policia: Moderoni shpejtësinë e mos kryeni parakalime të gabuara

Kampioni Alvin Karaqi mes lotësh: Për besë u ndjeva si Gjergj Kastrioti kur mora flamurin

'Dokumentar horror'/ Berisha publikon pamjet: Do ju paraqes terrorin që Bajrajt ushtruan më 14 maj

Krimi në Bulqizë/ Fqinji: Po hante bukë në banesë kur erdhën dy makina!

Dosja "Gjici"/ Zv.kryetari i bashkisë së Kukësit shkon në SPAK

Newsroom 11 |XAMA: LAJMI I FUNDIT FAKE QË PASHË, ISHTE PËR MUA

Newsroom 11 |XAMA: KËSHILLË QYTETARËVE- MOS LEXONI VETËM NJË BURIM

Newsroom 11 | XAMA: GAZETARËT NUK SHKRUAJNË ME EMËR, KJO S'ËSHTË ETIKE

Xama në Newsroom: Lajmet e rreme përhapin panik! Më akuzuan se kisha marrë para për një shkrim

Muka në Newsroom: Në Shqipëri ka portale gjobaxhie, u bëjnë shantazh njerëzve

Xama në Newsroom: Fake News shpërndahet më shumë në Facebook e Tik Tok! Gazetarët të shkruajnë emrin

Newsroom 11 |Kush prodhon lajme të rreme në Shqipëri

Newsroom 10 |SENJA: NE S'REAGOJMË NDAJ GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 |HAZIZAJ: 'ÇOHU ENVER', PJESË E GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ KEMI MARRËVESHJE PËR TË MBROJTUR 'VIKTIMAT'

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES KA SHKAKTUAR DHE KRIME

Newsroom 10 |GAZETARI: GJUHA E URREJTJES, PJESË E SHOQËRISË

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES, E FRIKSHME NË SHQIPËRI

Vidhnin në banesa duke përdorur çelësa të klonuar, vihet në pranga 1 person,nje tjeter në kërkim

Newsroom 10 |GJUHA E URREJTJES PËRDORET NGA POLITIKA, AMA TË KONTROLLOJË GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: STEREOTIPET NXISIN GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES LUFTOHET ME EDUKIM

Newsroom 10 | Gjuha e urrejtjes në media, si dhe kush e shpërndan?

Ndryshimet në PS/ Gjiknuri: S'është fundi, por fillimi i diçkaje të re.

Inceneratorët/ S’kam dhënë asnjë kontratë pa garë, ato janë publike!

Ndihet 'i shitur' nga Rama? Gjiknuri: Nuk ndjej braktisje, kam komunikim me të prej 20 vitesh

Klosi: Kemi primare reformimin e partisë, PS synon mandatin e katërt

U shkarkua si Sekretar i Përgjithshëm, Gjiknuri: PS edhe kur fiton, refekton!

Digjet shtëpia në Shkodër, në banesë ndodhej një i moshuar, përfundon në spital

Vazhdon përplasja në PD! Basha kërkon mbledhjen e Komisionit të Etikës për të, Bardhi: Shenjë humbje

Vrasja e Jetmirës/ Autori u dënua me 28 vite burg, nëna e viktimës: Duhet dënim përjetë!

Newsroom 9 | Kallanxhi: Threads? S`besoj se do zgjasë shumë

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Mos merrni për bazë asgjë thuhet në rrjet

Newsroom 9 | Gazetarja: po ndodhin vrasje nga tik tok

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Fake News dallohet vetëm po të jemi kritikë

Newsroom 9 | Kallanxhi: Shqiptarët besojnë gjithçka shohin në rrjet

Newsroom 9 | Eksperti i IT, Tomi Kallanxhi: Tik Tok ka "fake news" sepse s'ka censurë

Newsroom 9 | Gazetarja: Shqipëria do kohë të përshtatet me Tik Tok

Newsroom 9| Eksperti i IT: Çdo rrjet është i përkohshëm, duhet të kujdesemi për vlerat

A mund të mbyllet TikTok për Shqipërinë? Flet për Newsroom eksperi i IT

Fëmija mbyllet brenda në shtëpi, nëna e alarmuar njofton zjarrfikësit, NDËRHYRJA nga ballkoni