LIVE UPDATES
Politike

30 Prill 2021, 12:28 Nga DOSJA

‘Suksesi elektoral’ i të riut Rakipi i dedikohet babait të tij, një biznesmen i zgjedhur fillimisht deputet në Elbasan në vitin 2013 për Partinë Drejtësi, Integrim dhe Unitet, kur kjo parti ishte në aleancë me PD.

Në vitin 2017, Rakipi shënoi një rekord personal kur PDIU u bë forcë e tretë me 18% të votave në këtë qark, por fati i tij si politikan mbaroi në vitin 2018, kur ai e humbi mandatin për shkak të ligjit të dekriminalizimit.

Sipas Prokurorisë, Rakipi ishte kapur në Itali më 1998 për veprën penale “të marrjes së mallrave të vjedhur” me gjenealitetet SKËNDER EJYLBEGAJ. Vepra penale për të cilën është akuzuar Aqif Rakipi në Itali nuk përfshihet në listën e veprave penale që ndalojnë dikë të garojë për deputet, por mosdeklarimi i këtij problemi me drejtësinë u bë shkak për ndërprerjen e mandatit.

Gjithsesi, Rakipi nuk garoi në zgjedhjet e së dielës, ndërsa i biri, Ornaldo u reshtua në vendin e 30 në listën e Partisë Socialiste. Ai rezultoi deputeti i tretë më i votuar në Tiranë dhe një nga më të votuarit në Shqipëri, duke konkurruar edhe vetë Edi Ramën, i cili në Vlorë mori rreth 11 mijë vota pëlqyese, ndërsa në Durrës mori vetëm 100 vota më shumë se sa Rakipi në Tiranë.

Votat e Rakipit duket se ishin vendimtare edhe për vetë shumicën parlamentare. Në total, Partia Socialiste mori 226 mijë vota në Qarkun Tiranë, ose 26 mijë më shumë se sa katër vjet më parë, duke rrëmbyer 18 mandate. Partia Demokratike mori 182 mijë vota ose 30 mijë më shumë se sa katër vjet më parë dhe e rriti numrin e mandateve nga 11 në 15.

Lëvizja Socialiste për Integrim mori 28 mijë vota ose gjysmën e atyre që kishte marrë në vitin 2017, ndërsa mandatet e saj ranë nga 5 në 2. PD dhe LSI së bashku u rritën me 26 mijë vota, por po me kaq vota u rrit edhe Partia Socialiste, e cila për rrjedhojë ruajti të 18 mandatet e saj.

Surpriza tjetër e këtyre zgjedhjeve është Partia Socialdemokrate e Tom Doshit, e cila mori një mandat në Tiranë ose 13 mijë vota. Në Tiranë, pjesëmarrja në zgjedhje u rrit me 60 mijë vetë. Tirana ishte një nga të paktat qarqe në vend që shënoi rritje të pjesëmarrjes në zgjedhjet e këtij viti. Deputeti më i votuar në qark është Fatmir Xhafaj, ish-ministër socialist, i cili garoi në vend të 23 dhe rrëzoi me vota pëlqyese deputetin Fidel Ylli.

I dyti më i votuar është Lulzim Basha me 16 mijë vota. Ish-kryeministri socialist, Pandeli Majko, i cili u vendos nga Rama në vend të 19, dështoi të rizgjidhet pasi arriti të fitojë 8780 vota pëlqyese nga socialistët. Majko u rendit i shtati mes kandidatëve të Partisë Socialiste dhe në parlamentin e ardhshëm do të ketë njëmbëdhjetë deputetë të tjerë socialistë që kanë marrë më pak vota pëlqyese se ai, por rregulli i vendosur nga Edi Rama është që një kandidat jashtë listës fituese duhet të marrë më shumë se 10 mijë vota që të mund të përfshihet në llogari.

Belinda Balluku rezultoi gruaja më e votuar në Partinë Socialiste me 15 mijë vota, ndërsa Najada Çomo do të jetë deputetja më pak e votuar mes socialistëve të Tiranës. Mes demokratëve, asnjë nga kandidatët e pjesës humbëse të listës nuk e fitoi dot mandatin e deputetit, por prezantuesja Orjela Nebiaj arriti të marrë 6 mijë vota, pra më shumë se sa shtatë deputetë të tjerë demokratë që do të jenë në parlament.

Deputeti më pak i votuar nga lista e PD rezultoi Vangjel Dule, kryetar i Partisë Bashkimi për të Drejtat e Njeriut, PBDNJ, i cili mori vetëm 848 vota. Lulzim Basha dhe Agron Shehaj morën më shumë vota pëlqyese se sa herësi, por ata gjithsesi ishin brenda listës fituese. Grida Duma rezultoi gjithashtu një nga politikanet më popullore në Tiranë me 8691 vota.

Marrë nga Reporter.al

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

politike politike zgjedhjet 25 prill 2021 zgjedhjet 25 prill 2021

Sondazh

Poll
Politike 30 Prill 2021, 11:58

TIRANË– Lefter Koka ka reaguar pas fitores së mandatit të deputetit në Durrës. Me anë të një postimi të bërë në ‘Facebook’, Koka shkruan se nuk gjen dot fj...

VIDEO-VIRALE/ Po fliste në Rrugën e Salës, demokrati 'kapet mat' nga gruaja

VIDEO-VIRALE/ Po fliste në Rrugën e Salës, demokrati 'kapet mat' nga gruaja

"Injoranca nuk është argument" Nuk i pëlqeu pyetja, Rama prek në faqe gazetaren Ambrozia Meta

Del VIDEOJA, Elia godet Princ Lekën: Familja ime të ka mbajtur me bukë

VIDEO/ Noka i jep Spiropalit pankartën, Ministrja ofrohet ta mbaj para fytyrës

Publikohen pamjet nga brenda bazës ajrore të Kuçovës, Komandanti: E gatshme për stërvitjen e trupave

Tempulli 2/ Me kanabis gati për shitje dhe shuma parash, arrestohen 4 të rinj në Tiranë

Dalin pamjet nga kasollja ku u vra 50-vjeçari në Durrës

Kontrabandonin ilaçe dhe telefona, arrestohen dy persona në Tiranë, sekuestrohen 47 iPhone

I vunë flakën eskavatorit me vlerë 150 mijë euro, arrestohen 2 autorët e ngjarjes

Reshjet e shiut dhe borës në vend, policia: Moderoni shpejtësinë e mos kryeni parakalime të gabuara

Kampioni Alvin Karaqi mes lotësh: Për besë u ndjeva si Gjergj Kastrioti kur mora flamurin

'Dokumentar horror'/ Berisha publikon pamjet: Do ju paraqes terrorin që Bajrajt ushtruan më 14 maj

Krimi në Bulqizë/ Fqinji: Po hante bukë në banesë kur erdhën dy makina!

Dosja "Gjici"/ Zv.kryetari i bashkisë së Kukësit shkon në SPAK

Newsroom 11 |XAMA: LAJMI I FUNDIT FAKE QË PASHË, ISHTE PËR MUA

Newsroom 11 |XAMA: KËSHILLË QYTETARËVE- MOS LEXONI VETËM NJË BURIM

Newsroom 11 | XAMA: GAZETARËT NUK SHKRUAJNË ME EMËR, KJO S'ËSHTË ETIKE

Xama në Newsroom: Lajmet e rreme përhapin panik! Më akuzuan se kisha marrë para për një shkrim

Muka në Newsroom: Në Shqipëri ka portale gjobaxhie, u bëjnë shantazh njerëzve

Xama në Newsroom: Fake News shpërndahet më shumë në Facebook e Tik Tok! Gazetarët të shkruajnë emrin

Newsroom 11 |Kush prodhon lajme të rreme në Shqipëri

Newsroom 10 |SENJA: NE S'REAGOJMË NDAJ GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 |HAZIZAJ: 'ÇOHU ENVER', PJESË E GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ KEMI MARRËVESHJE PËR TË MBROJTUR 'VIKTIMAT'

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES KA SHKAKTUAR DHE KRIME

Newsroom 10 |GAZETARI: GJUHA E URREJTJES, PJESË E SHOQËRISË

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES, E FRIKSHME NË SHQIPËRI

Vidhnin në banesa duke përdorur çelësa të klonuar, vihet në pranga 1 person,nje tjeter në kërkim

Newsroom 10 |GJUHA E URREJTJES PËRDORET NGA POLITIKA, AMA TË KONTROLLOJË GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: STEREOTIPET NXISIN GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES LUFTOHET ME EDUKIM

Newsroom 10 | Gjuha e urrejtjes në media, si dhe kush e shpërndan?

Ndryshimet në PS/ Gjiknuri: S'është fundi, por fillimi i diçkaje të re.

Inceneratorët/ S’kam dhënë asnjë kontratë pa garë, ato janë publike!

Ndihet 'i shitur' nga Rama? Gjiknuri: Nuk ndjej braktisje, kam komunikim me të prej 20 vitesh

Klosi: Kemi primare reformimin e partisë, PS synon mandatin e katërt

U shkarkua si Sekretar i Përgjithshëm, Gjiknuri: PS edhe kur fiton, refekton!

Digjet shtëpia në Shkodër, në banesë ndodhej një i moshuar, përfundon në spital

Vazhdon përplasja në PD! Basha kërkon mbledhjen e Komisionit të Etikës për të, Bardhi: Shenjë humbje

Vrasja e Jetmirës/ Autori u dënua me 28 vite burg, nëna e viktimës: Duhet dënim përjetë!

Newsroom 9 | Kallanxhi: Threads? S`besoj se do zgjasë shumë

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Mos merrni për bazë asgjë thuhet në rrjet

Newsroom 9 | Gazetarja: po ndodhin vrasje nga tik tok

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Fake News dallohet vetëm po të jemi kritikë

Newsroom 9 | Kallanxhi: Shqiptarët besojnë gjithçka shohin në rrjet

Newsroom 9 | Eksperti i IT, Tomi Kallanxhi: Tik Tok ka "fake news" sepse s'ka censurë

Newsroom 9 | Gazetarja: Shqipëria do kohë të përshtatet me Tik Tok

Newsroom 9| Eksperti i IT: Çdo rrjet është i përkohshëm, duhet të kujdesemi për vlerat

A mund të mbyllet TikTok për Shqipërinë? Flet për Newsroom eksperi i IT

Fëmija mbyllet brenda në shtëpi, nëna e alarmuar njofton zjarrfikësit, NDËRHYRJA nga ballkoni