LIVE UPDATES
Insights

Analiza: Donald Trump duhet të largohet, trupat të mbeten

7 Dhjetor 2020, 07:50 Nga DOSJA
Analiza: Donald Trump duhet të largohet, trupat të mbeten

A do të thotë tani se kjo punë është kryer? Duket ashtu. Të dy dhomat e Kongresit amerikan, Senati dhe Dhoma e Përfaqësuesve, e ndaluan vendimin e zhurmshëm dhe planet e Presidentit Donald Trump për tërheqjen e një numri të madh të ushtarëve amerikanë nga Gjermania.

Fjala e fundit nuk është thënë ende, sepse Trumpi mund të vërë veton në projekt-buxhetin e mbrojtjes, nëse refuzohet tërheqja. Trumpi nuk do të jetë edhe gjatë në këtë post, por ekspertët ushtarakë paralajmërojnë për masat e mundshme.

Germanët duhet të mendojnë mirë

Trumpi ka folur shumë hapur se do të ndëshkojë gjermanët për mospagesën e detyrimeve të tyre. Ai tha se gjermanët po shpenzojnë shumë pak për mbrojtjen. Në gjestin e hapur të tij despotik, Trumpi ka shtuar se ai do të ndryshonte mendimin, vetëm në qoftë se kancelarja Angela Merkel hap portofolin dhe paguan.

Shumë vëzhgues e shohin këtë vendim të Trumpit si një hakmarrje ndaj kancelares Merkel, e cila në verë kishte refuzuar të marrë pjesë në samitin G7 në Uashington, që ishte një projekt me prioritet i Trumpit. Më së largu nga ky moment, Angela Merkel bëri të qartë qëndrimin e saj ndaj Trumpit, gjë që ai me siguri e ka kuptuar.

Qeveria gjermane nuk reagon

Interesante është që qeveria gjermane nuk ka reaguar pothuajse fare ndaj vendimi të Trumpit për tërheqjen e pjesshme të trupave amerikane. Politikanët e rendit të dytë me fjalë boshe kanë shprehur keqardhje. Berlini kishte vendosur të presë, sepse e kishin të qartë se një plan konkret për tërheqje ende nuk ekziston.

Tek e fundit, të gjithë e kishin dhe e kanë të qartë se mbi 34.000 ushtarët amerikanë në Gjermani paraqesin një pjesë shumë të rëndësishme të strategjisë ushtarake amerikane. Në Gjermani janë bazat që shërbejnë për ndonjë ndërhyrje eventuale në Lindje të Mesme apo Afrikë. Ndërkohë që gjermanët ishin të interesuar për epilogun e zgjedhjeve, me shpresë që Trumpi nuk do të rizgjidhej në këtë post dhe se më pas gjërat do të përmirësohen. Të paktën hapi i parë është i mirë, sepse Trumpi nuk u rizgjodh në postin e presidentit.

Kritikat vijnë edhe nga administrata e Bidenit

Por edhe nëse trupat amerikane mbeten me kontigjentet e tanishme, kjo nuk do të thotë se gjërat do të vazhdojnë siç kanë qenë. Gjermanët duhet të mendojnë për domosdoshmërinë e investimeve më të mëdha për sigurinë e tyre. Ky debat po zhvillohet prej vitesh, por Gjermania nuk ka shkuar shumë larg me këto plane. Gjermania nuk ka ndarë 2% të produktit bruto për sigurinë, siç kishte premtuar në samitin e NATO-s në Wels, në vitin 2014. Kritika priten edhe nga administrata e re e presidentit Biden, ndonëse me tone më të moderuara.

Pavarësisht se sa i zgjuar ishte reagimi i përmbajtur gjerman ndaj kërcënimeve të egra të Trumpit, befason edhe qëndrimi i ngurtë gjerman për sigurinë tonë dhe rolin që duhet të ketë ky vend. Kjo sigurisht që është pasojë e periudhës së pasluftës. Për sigurinë e Republikës Federale ishin gjithmonë përgjegjës të tjerët, aleatët perëndimorë pas Luftës së Dytë Botërore. Gjermanët nuk donin të përzienin duart në këtë çështje. E kur Trumpi filloi fushatën e tij të hakmarrjes kundër kancelares Merkel, në një studim për sigurinë thuhej: 47 përqind e të anketuarve ishin pro zvogëlimit të trupave amerikane, një e katërta ishin pro tërheqjejes së plotë dhe pak më shumë se një e treta donte të ruante forcat aktuale.

Debatet shtyhen sërish

Dikush mund të jetë i mendimit se 75 vjet pas përfundimit të luftës, Gjermania nuk ka më nevojë për asnjë ushtar amerikan. Por një plan, një ide, se si Gjermania mund të garantojë sigurinë e vet ushtarake, nuk ekziston, madje as në bashkëpunim me shumë vende evropiane. E të mos flasim për mbështetjen eventuale të shoqërisë gjermane të një strategjie për forcimin e ushtrisë.

Trupat amerikane ndoshta do të mbeten në Gjermani, që është me rëndësi edhe për disa lande, sepse këto trupa janë një faktor i rëndësishëm ekonomik. Xhaxhai i zemëruar në Shtëpinë e Bardhë nuk fitoi. Por fatkeqësisht, debati për sigurinë në Gjermani prapë nuk është hapur. Zgjidhja e problemit nuk duket në horizont.

Marrë nga DW

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

opinione opinione donald trump shba donald trump shba

Sondazh

Poll
Insights 6 Dhjetor 2020, 11:58

Përse na duhet shteti?

Ka disa kohë që kam filluar të pyes veten: Për çfarë shërben shteti? A është një entitet i dështuar që ka hequr dorë nga detyrat e tij dhe po humbet kupt...

Insights 5 Dhjetor 2020, 17:10

Unë jam Kapitalizmi!

Une jam Kapitalizmi! I rrita vajzat tuaja te vogla me kukulla Barbi, pse çuditeni sot kur ju kerkojne para per operacion estetik! Krijova nje industri te...

Insights 5 Dhjetor 2020, 14:47

Plaga që na le, e pashërueshme

S’ gjëj dot fjalët, se di ta përshkruaj. Gjëmë, hata, kob, çudi, e pabesueshme, rrufe në qiell të pastër, gjëmim në shpirt, coptim në zemër, ngërç...

Insights 4 Dhjetor 2020, 11:45

Për shovinizmin mashkullor në ekranet tona

Duke ndjekur debatin e së martës mbrëma në emisionin “Open” të gazetares Eni Vasili në “Top Channel” (them ‘debat’, se në televizionet shqiptare rrallë sheh bis...

Insights 2 Dhjetor 2020, 10:13

Si ta humbësh një shtet europian

“Kjo nuk është kohë për trishtim, ne jemi shumë të inatosur”, më tha kohët e fundit kreu i një njësie të kujdesit intensiv,  në një spital në zonën time elektor...

Insights 30 Nëntor 2020, 20:33

Besa përballë klaneve në arsim!

Rifillimi i diskutimit për mësimin online në shkolla rikthyen në vëmendje ish ministren që e sollën protestat e studentëve në krye të dikasterit të Ministrisë s...

VIDEO-VIRALE/ Po fliste në Rrugën e Salës, demokrati 'kapet mat' nga gruaja

VIDEO-VIRALE/ Po fliste në Rrugën e Salës, demokrati 'kapet mat' nga gruaja

"Injoranca nuk është argument" Nuk i pëlqeu pyetja, Rama prek në faqe gazetaren Ambrozia Meta

Del VIDEOJA, Elia godet Princ Lekën: Familja ime të ka mbajtur me bukë

VIDEO/ Noka i jep Spiropalit pankartën, Ministrja ofrohet ta mbaj para fytyrës

Publikohen pamjet nga brenda bazës ajrore të Kuçovës, Komandanti: E gatshme për stërvitjen e trupave

Tempulli 2/ Me kanabis gati për shitje dhe shuma parash, arrestohen 4 të rinj në Tiranë

Dalin pamjet nga kasollja ku u vra 50-vjeçari në Durrës

Kontrabandonin ilaçe dhe telefona, arrestohen dy persona në Tiranë, sekuestrohen 47 iPhone

I vunë flakën eskavatorit me vlerë 150 mijë euro, arrestohen 2 autorët e ngjarjes

Reshjet e shiut dhe borës në vend, policia: Moderoni shpejtësinë e mos kryeni parakalime të gabuara

Kampioni Alvin Karaqi mes lotësh: Për besë u ndjeva si Gjergj Kastrioti kur mora flamurin

'Dokumentar horror'/ Berisha publikon pamjet: Do ju paraqes terrorin që Bajrajt ushtruan më 14 maj

Krimi në Bulqizë/ Fqinji: Po hante bukë në banesë kur erdhën dy makina!

Dosja "Gjici"/ Zv.kryetari i bashkisë së Kukësit shkon në SPAK

Newsroom 11 |XAMA: LAJMI I FUNDIT FAKE QË PASHË, ISHTE PËR MUA

Newsroom 11 |XAMA: KËSHILLË QYTETARËVE- MOS LEXONI VETËM NJË BURIM

Newsroom 11 | XAMA: GAZETARËT NUK SHKRUAJNË ME EMËR, KJO S'ËSHTË ETIKE

Xama në Newsroom: Lajmet e rreme përhapin panik! Më akuzuan se kisha marrë para për një shkrim

Muka në Newsroom: Në Shqipëri ka portale gjobaxhie, u bëjnë shantazh njerëzve

Xama në Newsroom: Fake News shpërndahet më shumë në Facebook e Tik Tok! Gazetarët të shkruajnë emrin

Newsroom 11 |Kush prodhon lajme të rreme në Shqipëri

Newsroom 10 |SENJA: NE S'REAGOJMË NDAJ GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 |HAZIZAJ: 'ÇOHU ENVER', PJESË E GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ KEMI MARRËVESHJE PËR TË MBROJTUR 'VIKTIMAT'

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES KA SHKAKTUAR DHE KRIME

Newsroom 10 |GAZETARI: GJUHA E URREJTJES, PJESË E SHOQËRISË

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES, E FRIKSHME NË SHQIPËRI

Vidhnin në banesa duke përdorur çelësa të klonuar, vihet në pranga 1 person,nje tjeter në kërkim

Newsroom 10 |GJUHA E URREJTJES PËRDORET NGA POLITIKA, AMA TË KONTROLLOJË GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: STEREOTIPET NXISIN GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES LUFTOHET ME EDUKIM

Newsroom 10 | Gjuha e urrejtjes në media, si dhe kush e shpërndan?

Ndryshimet në PS/ Gjiknuri: S'është fundi, por fillimi i diçkaje të re.

Inceneratorët/ S’kam dhënë asnjë kontratë pa garë, ato janë publike!

Ndihet 'i shitur' nga Rama? Gjiknuri: Nuk ndjej braktisje, kam komunikim me të prej 20 vitesh

Klosi: Kemi primare reformimin e partisë, PS synon mandatin e katërt

U shkarkua si Sekretar i Përgjithshëm, Gjiknuri: PS edhe kur fiton, refekton!

Digjet shtëpia në Shkodër, në banesë ndodhej një i moshuar, përfundon në spital

Vazhdon përplasja në PD! Basha kërkon mbledhjen e Komisionit të Etikës për të, Bardhi: Shenjë humbje

Vrasja e Jetmirës/ Autori u dënua me 28 vite burg, nëna e viktimës: Duhet dënim përjetë!

Newsroom 9 | Kallanxhi: Threads? S`besoj se do zgjasë shumë

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Mos merrni për bazë asgjë thuhet në rrjet

Newsroom 9 | Gazetarja: po ndodhin vrasje nga tik tok

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Fake News dallohet vetëm po të jemi kritikë

Newsroom 9 | Kallanxhi: Shqiptarët besojnë gjithçka shohin në rrjet

Newsroom 9 | Eksperti i IT, Tomi Kallanxhi: Tik Tok ka "fake news" sepse s'ka censurë

Newsroom 9 | Gazetarja: Shqipëria do kohë të përshtatet me Tik Tok

Newsroom 9| Eksperti i IT: Çdo rrjet është i përkohshëm, duhet të kujdesemi për vlerat

A mund të mbyllet TikTok për Shqipërinë? Flet për Newsroom eksperi i IT

Fëmija mbyllet brenda në shtëpi, nëna e alarmuar njofton zjarrfikësit, NDËRHYRJA nga ballkoni