Editorial

Analiza- Arsyet… Për ata që janë zhgënjyer sot nga Ilir Meta

Sot gjendet përballë zhgënjimit të gupit të tifozëve që i grupoi në kulmin e betejës që kishte nisur në 8 qershor, me dekretin e parë të anulimit të zgjedhjeve lokale.
Featured image of article: Analiza- Arsyet… Për ata që janë zhgënjyer sot nga Ilir Meta

Duke firmosur ndryshimet në Kodin Penal, Presidenti vetëm sa shpejtoi një proces pa kthim për plotësimin e një vakumi ligjor për epidemitë. Akuzat me të cilat u përball këto kohë, ishin pothuajse të papritura. Ndoshta ishte provokimi i Kryeministrit që disa ditë më parë e falenderoi për pozicionimin në favor të publikut, ndoshta qëndrimet e moderuara dhe gjuha e drunjtë që konstraston me mitingun e 2 marsit, ndoshta padurimi i njerëzve për ta prishur këtë paqe politike që më shumë shton abuzimin se përgjegjësinë e qeverisë, ose më mirë Kryeministrit se qeveri nuk ka më prej 10 marsit.

Të gjithë këta faktorë dhe e shkuara e tij me histori dashurie dhe urrejtjeje me Edi Ramën, sipas interesit, janë gurët që e nisën ortekun e zemërimit, por zhgënjimi i atyre që i besuan për herë të parë ose të disatë në 2 mars, tashmë është vetë orteku, ai ortek që u nis për Edi Ramën dhe duket sikur po i kthehet mbrapsht.

Meta thirri për rezistencë të majtë e të djathtë, pa dallime politike, ideologjike apo partiake. Janë ata tani që ikin nga mitingu dhe po bashkohen për t’ju kthyer Metës me zemërim dhe zhgënjim.

Jo sepse ai po bën Presidentin, por se nuk po bën liderin e Revolucionit që premtoi.  Kështu dashuria e tifozëve i është kthyer shpejt. Nuk është i pari që gjendet përballë zemërimit të tyre sapo bën diçka që nuk iu pëlqen. Mbetet proverbiale historia e teptisjes dhe mbështetjes së Vasil Ruçit me tifozët e Flamurtarit, vetëm në 5 minuta ndeshje.

Ashtu si në politikë, Azem Hajdari që, jo vetëm u harrua, por edhe u sulmua nga tifozët e PD në fund të vitit 1996 kur vendosi të bëhet President i Sindikatave të Pavarura. Jo vetëm në Shqipëri, edhe në SHBA, kur Senatori John McCain që kishte rezerva për Donald Trump u sikteris nga republikanët edhe në atë që quhej shteti i tij, Arizona.  Një investim dhjetëra vjeçar, u përmbys nga tifozët vetëm me një miting të Trump.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Vetë Ilir Meta e ka provuar këtë në Kongresin e 2003, kur Fatos Nano vendosi ta eleminonte politikisht.  Sot gjendet përballë zhgënjimit të gupit të tifozëve që i grupoi në kulmin e betejës që kishte nisur në 8 qershor, me dekretin e parë të anulimit të zgjedhjeve lokale. I grupoi duke shkuar aq larg sa kryetari i opozitës dukej aq i moderuar sa e akuzonin për bashkëpunëtor të Ramës.  Sot, megjithëse kyetari i opozitës është akoma më i moderuar, Ilir Meta, i rikthyer në zyrën e Kreut të Shtetit duket si bashkëpunëtor i Edi Ramës, për ata që mendojnë se politika është luftë për pushtet dhe pasojat që bien mbi qytetarët janë dëme kolaterale.

Meta gjendet përballë zemërimit të atyre, të cilët i thirri në 2 mars edhe pse nuk janë tifozë, edhe pse nuk kanë vokacionin e tij politik, përtej mosbesimit, e pranuan rolin e tij në mbrojtjen e Kushtetutës dhe lirive. Sot ata i shohin masat e qeverisë të tepruara. Duke qenë të djathtë në bindje, mendojnë se kujdesi, jo vetëm duhet të jetë proporcional me rrezikun, por nuk duhet të afektojë ekonominë. Aq më pak pranojnë masa të mëtejshme represive ndaj qytetarëve, si ato të ngjitura me urgjencë në Kodin Penal. Ilir Meta, si kundërshtar apriori i këtyre ideve e gjen veten përballë stuhisë së rritur që kur mbolli erën.

Një tjetër grup i 2 marsit i ka kthyer shpinën Ilir Metës. Ata që mendojnë se Rama duhet të largohet, që e shikonin ish- kryetarin e LSI si përgjegjës për ngjitjen dhe qëndrimin e Rilindjes në pushtet dhe dolën me besimin se bulevardi ishte shndërruar në Rubikonin që po kalohej pa kthim mbrapa.

Sot shohin shenja të njohura të filtreve politike që janë shoqëruar që nga 1998 Metën dhe Ramën dhe që janë përgjegjëse më shumë se çdo faktor tjetër për situatën ky ndohet vendi.  Kështu po shpërbëhet mitingu madhështor i 2 marsit, që ishte i tillë jo vetëm nga pjesëmarrja por edhe nga efekti, sepse i dha Metës fuqitë e Samsonit. Fuqi që humbasin sapo mitingu shpërbëhet.

Shto Koment