Editorial

Analiza/ A do të ketë një valë të dytë të koronavirusit? Shqetësimet e ekspertëve

Shumë vende po planifikojnë të lehtësojnë masat e vendosura për shkak të koronavirusit, por kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar, Boris Johnson dhe kancelarja gjermane, Angela Merkel, shqetësohen për mundësinë e një vale të dytë.
Featured image of article: Analiza/ A do të ketë një valë të dytë të koronavirusit? Shqetësimet e ekspertëve

Pandemitë e tjera të gripit, përfshirë në vitin 1957 dhe 1968,  të gjitha kishin valë të shumta. Pandemia e gripit H1N1 2009 nisi në prill dhe u pasua, në SHBA dhe hemisferën veriore, nga një valë e dytë në vjeshtë.

Si dhe pse ndodhin shpërthime me valë të shumta të pandemive, dhe si mund të parandalohen kthimet e mëvonshme të infeksionit, janë bërë një element i studimeve të modelimit epidemiologjik dhe përgatitjes për pandeminë, të cilat kanë studiuar gjithçka, nga sjellja sociale dhe politika shëndetësore, deri tek vaksinimi dhe ndërtimi i imunitetit të komunitetit , i njohur edhe si imuniteti i tufës.

Ndërkohë valët e dyta dhe piku i dytë brenda periudhës së një pandemie janë praktikisht të ndryshme, prandaj shqetësimi në thelb është i njëjtë: sëmundja që kthehet sërish.

A ka prova që koronavirusi rikthehet në një vend tjetër?

Është shumë shqetësuese prandaj po shikohet me shumë kujdes. Pa një vaksinë, dhe pa imunitet të përhapur ndaj sëmundjes së re, një alarm po tingëllon nga përvoja e Singaporit, e cila ka parë një rishpërthim të papritur të infeksioneve, pavarësisht se u lavdërua për trajtimin e hershëm të shpërthimit.

Megjithëse Singapori krijoi një sistem të fortë për gjurmimin e kontakteve, por sëmundja u rishfaq sërish.

Me 1,426 raste të reja të raportuara të hënën, rasti i  Singaporit, edhe pse shumë specifik, ka demonstruar aftësinë e sëmundjes që kthehet fuqishëm në vendet ku njerëzit janë në distanca të vogla sociale dhe aftësia e tij për të shfrytëzuar çdo dobësi në sistemet shëndetësore të krijuara për t’u përballur me të.

Një rritje e vogël në fund të javës së kaluar në numrin e infeksioneve në Gjermani, një vend tjetër i vlerësuar për trajtimin e shpërthimit të pandemisë me anë të testimit dhe gjurmimit të gjerë, gjithashtu ka tërhequr vëmendjen, edhe kur vendi nisi lehtësimin e masave.

Për çfarë shqetësohen ekspertët?

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Të dhënat konvencionale mes shkencëtarëve sugjerojnë që valët e dyta të infeksioneve rezistente ndodhin pasi kapaciteti për trajtim dhe izolim dobësohet.

Në këtë rast shqetësimi është se konsensusi shoqëror dhe politik që mbështet izolimin, është duke u mënjanuar nga zhgënjimi publik, i cili ka shkaktuar protesta në SHBA si edhe në vende të tjera, pasi  ka nevojë urgjente për të rihapur ekonomitë.

Kërcënimi ulet kur infektimi i popullatës bie nën një prag të caktuar ose kur vaksinimi i përhapur bëhet i disponueshëm.

Pra raporti i individëve të ndjeshëm dhe imuniteti në një popullatë në fund të një vale përcakton madhësinë e mundshme të një vale të mëvonshme. Shqetësimi tani është se me një vaksinë që është akoma disa muaj larg, dhe shkalla reale e infeksionit thuhet se do ulet vetëm me hamendësime, popullsitë në të gjithë botën mbeten mjaft të ndjeshme si për rishpërthimin ashtu edhe për valët pasuese.

Ndërsa Justin Lessler, një profesor i asociuar i epidemiologjisë në Universitetin Johns Hopkins, shkroi në mënyrë të habitshme për Washington Post në Mars: Epidemitë janë si zjarre. Kur karburanti është i bollshëm, ata tërbohen në mënyrë të pakontrollueshme, dhe kur është i pamjaftueshëm, ata shkrumbojnë ngadalë.

“Epidemiologët e quajnë këtë intensitet” forcë infeksioni dhe lënda djegëse që e drejton atë është ndjeshmëria e popullatës ndaj patogjenit. Ndërsa valët e përsëritura të epidemisë zvogëlojnë ndjeshmërinë (qoftë përmes imunitetit të plotë ose të pjesshëm), ato gjithashtu zvogëlojnë forcën e infeksionit, duke ulur rrezikun e sëmundjes edhe në mesin e atyre që nuk kanë imunitet.

Problemi është se ne nuk e dimë sesa karburant është ende në dispozicion për virusin.

Burimi: TheGuardian 

A.C/Dosja.al 

Shto Koment