LIVE UPDATES
Politike

Analisti Fatos Lubonja: Zgjedhjet për kryetar në PD nuk duhet të ishin bërë tani

7 Qershor 2021, 16:23 Nga DOSJA
Analisti Fatos Lubonja: Zgjedhjet për kryetar në PD nuk duhet të

TIRANË- Analisti Fatos Lubonja, i ftuar në rubrikën “Opinion” në “News 24”, foli mbi një analizë që ai kishte bërë, e që në fokus kishte krimet elektorale. Lubonja e nisi argumentimin e tij që nga viti 1996-ë, ku asokohe sipas tij, vendi përjetoi një krim elektoral. Situata rreth 25 vite më vonë, sipas Lubonjës, është po e njëjtë, ndërsa tanimë sipas analistit, mjetet e manipulimit të votës janë më të sofistikuara. Sakaq, ai u ndal dhe në zgjedhjet e brendshme të Partisë Demokratike.

Analisti nënvizoi se kjo nuk është koha e duhur për t’u bërë këto zgjedhje, pasi do të ishte më e udhës sipas tij, të diskutohej për manipulimin e votave që ndodhi më 25 prill. Duke qenë se kjo gjë nuk ndodhi, Lubonja thotë se PD është dobësuar.

“Përsëriten të njëjta fenomene. Krimi elektoral ndodh nga një nevojë dhe cila është ajo? Nevoja është për të fshehur krimet e bëra gjatë qeverisjeve. Në këtë kuptim them që në Shqipëri vazhdon kjo traditë e vjedhjes së votave, sepse ata që duhet të marrin votën nuk ndjejnë që e fitojnë atë vende sepse në koishiencën tyre kanë vjedhje që kanë bërë më herët. Në 96 Berisha duke ditur që do i humbte zgjedhjet bëri masakrën zgjedhore dhe teza e hedhur në peticion është një paralajmërim që kemi bërë atëherë për atë që do të ndodhte më mbrapa”, tha Lubonja.

Çfarë ka ndryshuar nga 96 deri në 2021?

Fatos Lubonja: Ka ndryshuar një gjë. Bëj edhe krahasimin me anijen e batuar, në një anë, e cila është batuar edhe më rëndë me këtë masakër zgjedhore dhe që ka një trajektore të parashikueshme. Ajo që ka ndryshuar edhe për fat të keq, është ajo që mund të sjellë rrezikun tjetër, mbytja. Ajo që ka ndryshuar është që kanë ndryshuar metodat nga një krahë, e nga krahu tjetër politikat janë më të forta se në atë kohë. Asokohe populli protestoi, ndërsa sot, ka më pak intelektualë të pavarur seç ishin atëherë. Atëherë ishim 17 persona që firmosëm një peticion, ndërsa sot s’i gjejmë dot kaq. Mediat nuk ishin asokohe në regjim të politikës. Krimi ekzistonte edhe atëherë, por nuk ishte strukturuar dhe të ishte kaq i lidhur me pushtetin nëpërmjet këtij mekanizmi të pastrimit të parasë, që e shohim në Tiranë dhe jo vetëm. Unë gjykoj që jemi në këtë lloj pafuqie dhe lidhur me këtë merremi me opozitën.

Opozita ndodhet në këtë anije të batuar dhe rrezikon të mbytet?

Fatos Lubonja: Opozita ndodhet në bordin e kësaj anije dhe në vend që të ketë aftësinë, bashkë me mazhorancën, luajnë në bord luftën me pushtet brenda PD, me opozitat e ndryshme dhe nuk ndihen shqetësimin e madh, atë të përdhunimit që ka pësuar ky vend me këto zgjedhje. Të dy palët merren pak me çështjen e këtij përdhunimi të madh. Një pjesë janë të dëshpëruar, dikush ia hedh fajin tjetrit. Ekzistonte 97 pas 96, por duhet të bashkohen bashkë për këtë rrezik të madh që është anija, por jo të merremi me kush do të fitojë brenda PD, për të marrë timonin e bordit. Ai që punon çdo ditë brenda këtij regjimi, mund ti fitojë zgjedhjet pas 4 vitesh. Edhe kur shikoj Bashën që flet sikur është në fushatë. PD nuk i duhet gara se kush do e marri PD, i duhet një bashkim për të zgjidhur gjithçka çfarë ka ndodhur në këto zgjedhje. Manipulimet me paratë që janë hedhur në FB e qytetarëve, ishin problemet që duhej të merrej kjo opozitë

Publiku pyet se përse hesht zoti Basha, sepse ai u sulmua gjatë fushatës?

Fatos Lubonja: Kryesorja pse hesht është se po merret se kush do të fitojë PD. Ajo cka duhet ishte një mobilizim i të gjithëve, edhe me të tjerët që janë përdhunuar në këtë pikë. Ata nuk dalin dot nga bordi i anijes, nëse vijmë pas 4 vitesh do të jenë në situatë më të rëndë.

Lufta për pushtet mbizotëron mbi interesin politik?

Fatos Lubonja: Lufta për pushtet shkon baraz me interesin e tjetrit. Ai që të voton, ai të rrëzon. Bëhet fjalë për një manipulim sepse s’ke punuar mirë. Të merresh me luftën në pushtet është pak. Pra fillo puno për njerëzit, për të bindur ato që janë për t’u bindur, ato që janë faktor, sepse këtu ka ndodhur një masakër. Nuk e di çfarë i kanë thënë ambasadores amerikane, të isha unë do të ngrija vjedhjen elektorale që janë bërë. Nëse mendojnë që i sjell Amerika në pushtet dhe i lëpihen amerikanëve, nuk janë për atë punë.

Roli i ndërkombëtarëve është në çdo kohë. Sot, në krahasim me atë kohë, ndërkombëtarët thanë të pranohen zgjedhjet, rezultati i tyre. Ishte i qartë?

Fatos Lubonja: Ajo që ndodhi më vonë, ishte kriza e piramidave që kishte filluar. Kur bëmë peticionin kishte filluar, kishte mbështetje për qeverinë. Një ngjarje e rëndësishme në atë kohë, që ka ndryshuar edhe ndërkombëtarët, ka qenë një artikull një gazetari anglez, i cili shkroi në shkurt, një shkrim që tronditi politikanët perëndimorë, të titulluar: Ky regjim gangsterësh që ne mbështetshin. E kishin fjalën për të gjithë. Ishte një punë e gazetarit, që ishte informuar, kishte pyetur gazetarë këtu. Sigurisht kjo ndikoi, por ajo që ndryshoi situatën ishte protesta popullore. Unë mendoj që këto zgjedhje duhet të ishin bërë më vonë dhe duhej sqaruar situata, si blerjet e votës, presioni. Pas kësaj duhej një analizë e rëndësishme me zëra të ndryshëm, por me një shqetësim, se si mund të ishte e fortë kjo parti. Nëse pranojmë situatën që jemi në një regjim që kontrollon gjithçka, jemi në një kontekst tjetër. Duhej një PD me rishikim të politikave të tjera dhe jo me një ide që vetëm PD na shpëton nga kjo. Jo vetëm, por bashkë, sepse janë shumë që janë të interesuar. Unë kështu e mendoj. Por, ajo çka shoh unë është një dobësim i opozitës që krijon më shumë avantazhe për sistemin, kështu më duket.

Marrë nga Ballkan.web

(f.i/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike fatos lubonja pd fatos lubonja pd

Sondazh

Poll

VIDEO-VIRALE/ Po fliste në Rrugën e Salës, demokrati 'kapet mat' nga gruaja

VIDEO-VIRALE/ Po fliste në Rrugën e Salës, demokrati 'kapet mat' nga gruaja

"Injoranca nuk është argument" Nuk i pëlqeu pyetja, Rama prek në faqe gazetaren Ambrozia Meta

Del VIDEOJA, Elia godet Princ Lekën: Familja ime të ka mbajtur me bukë

VIDEO/ Noka i jep Spiropalit pankartën, Ministrja ofrohet ta mbaj para fytyrës

Publikohen pamjet nga brenda bazës ajrore të Kuçovës, Komandanti: E gatshme për stërvitjen e trupave

Tempulli 2/ Me kanabis gati për shitje dhe shuma parash, arrestohen 4 të rinj në Tiranë

Dalin pamjet nga kasollja ku u vra 50-vjeçari në Durrës

Kontrabandonin ilaçe dhe telefona, arrestohen dy persona në Tiranë, sekuestrohen 47 iPhone

I vunë flakën eskavatorit me vlerë 150 mijë euro, arrestohen 2 autorët e ngjarjes

Reshjet e shiut dhe borës në vend, policia: Moderoni shpejtësinë e mos kryeni parakalime të gabuara

Kampioni Alvin Karaqi mes lotësh: Për besë u ndjeva si Gjergj Kastrioti kur mora flamurin

'Dokumentar horror'/ Berisha publikon pamjet: Do ju paraqes terrorin që Bajrajt ushtruan më 14 maj

Krimi në Bulqizë/ Fqinji: Po hante bukë në banesë kur erdhën dy makina!

Dosja "Gjici"/ Zv.kryetari i bashkisë së Kukësit shkon në SPAK

Newsroom 11 |XAMA: LAJMI I FUNDIT FAKE QË PASHË, ISHTE PËR MUA

Newsroom 11 |XAMA: KËSHILLË QYTETARËVE- MOS LEXONI VETËM NJË BURIM

Newsroom 11 | XAMA: GAZETARËT NUK SHKRUAJNË ME EMËR, KJO S'ËSHTË ETIKE

Xama në Newsroom: Lajmet e rreme përhapin panik! Më akuzuan se kisha marrë para për një shkrim

Muka në Newsroom: Në Shqipëri ka portale gjobaxhie, u bëjnë shantazh njerëzve

Xama në Newsroom: Fake News shpërndahet më shumë në Facebook e Tik Tok! Gazetarët të shkruajnë emrin

Newsroom 11 |Kush prodhon lajme të rreme në Shqipëri

Newsroom 10 |SENJA: NE S'REAGOJMË NDAJ GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 |HAZIZAJ: 'ÇOHU ENVER', PJESË E GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ KEMI MARRËVESHJE PËR TË MBROJTUR 'VIKTIMAT'

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES KA SHKAKTUAR DHE KRIME

Newsroom 10 |GAZETARI: GJUHA E URREJTJES, PJESË E SHOQËRISË

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES, E FRIKSHME NË SHQIPËRI

Vidhnin në banesa duke përdorur çelësa të klonuar, vihet në pranga 1 person,nje tjeter në kërkim

Newsroom 10 |GJUHA E URREJTJES PËRDORET NGA POLITIKA, AMA TË KONTROLLOJË GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: STEREOTIPET NXISIN GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES LUFTOHET ME EDUKIM

Newsroom 10 | Gjuha e urrejtjes në media, si dhe kush e shpërndan?

Ndryshimet në PS/ Gjiknuri: S'është fundi, por fillimi i diçkaje të re.

Inceneratorët/ S’kam dhënë asnjë kontratë pa garë, ato janë publike!

Ndihet 'i shitur' nga Rama? Gjiknuri: Nuk ndjej braktisje, kam komunikim me të prej 20 vitesh

Klosi: Kemi primare reformimin e partisë, PS synon mandatin e katërt

U shkarkua si Sekretar i Përgjithshëm, Gjiknuri: PS edhe kur fiton, refekton!

Digjet shtëpia në Shkodër, në banesë ndodhej një i moshuar, përfundon në spital

Vazhdon përplasja në PD! Basha kërkon mbledhjen e Komisionit të Etikës për të, Bardhi: Shenjë humbje

Vrasja e Jetmirës/ Autori u dënua me 28 vite burg, nëna e viktimës: Duhet dënim përjetë!

Newsroom 9 | Kallanxhi: Threads? S`besoj se do zgjasë shumë

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Mos merrni për bazë asgjë thuhet në rrjet

Newsroom 9 | Gazetarja: po ndodhin vrasje nga tik tok

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Fake News dallohet vetëm po të jemi kritikë

Newsroom 9 | Kallanxhi: Shqiptarët besojnë gjithçka shohin në rrjet

Newsroom 9 | Eksperti i IT, Tomi Kallanxhi: Tik Tok ka "fake news" sepse s'ka censurë

Newsroom 9 | Gazetarja: Shqipëria do kohë të përshtatet me Tik Tok

Newsroom 9| Eksperti i IT: Çdo rrjet është i përkohshëm, duhet të kujdesemi për vlerat

A mund të mbyllet TikTok për Shqipërinë? Flet për Newsroom eksperi i IT

Fëmija mbyllet brenda në shtëpi, nëna e alarmuar njofton zjarrfikësit, NDËRHYRJA nga ballkoni