Politike

KE sërish kundër qeverisë për paketën anti-shpifje: Reflektoni dhe bëni ndryshimet sipas rekomandimeve

Në një dekalratë Pisonero i bën thirrje Parlamentit dhe qeverisë shqiptare që të reflektojë dhe të zbatojnë rekomandimet që janë dhënë nga Presididenti dhe Këshilli i Evropës për ligjin kundër medias.
Featured image of article: KE sërish kundër qeverisë për paketën anti-shpifje: Reflektoni dhe bëni ndryshimet sipas rekomandimeve Ana Pisonereo, zëdhënëse e KE

BRUKSEL- Zëdhënësja e Komisionerit të Zgjerimit në Komisionin Evropian, Ana Pisonero ka reaguar sot, pak ditë pas kthimit të paketën anti-shpifje nga Presidenti për rishqyrtim në kuvend. Në një dekalratë Pisonero i bën thirrje Parlamentit dhe qeverisë shqiptare që të reflektojë dhe të zbatojnë rekomandimet që janë dhënë nga Presididenti dhe Këshilli i Evropës për ligjin kundër medias.

Ju e dini shumë mirë se BE ka mbështetur rekomandimet nga Këshilli i Evropës për rastin e ligjit për median në Shqipëri. Ne pranojmë se shqetësimet dhe rekomandimet janë ende të vlefshme dhe për ne ato duhet të ndreqen. Dhe ne e shohim si një mundësi për të reflektuar ndryshimet faktin që Presidenti i Shqipërisë ia ktheu ligjin Parlamentit. Dhe kjo është diçka për të cilën ne ende kemi shpresë se ata do ta bëjnë”, zëdhënësja e Komisionit Evropian.

Më tej ajo rendit dhe pikat ku nevojiten ndryshime në ligj, që nga promovimi i vetërregullimit, deri tek transparenca e pronësisë së medies në vend. “Ne mbështesim disa rekomandime të bëra nga Këshilli i Evropës, dhe jo vetëm promovimin e vetërregullimit. Ne mbështesim gjithashtu edhe garantimin e një rishikimi të pavarur gjyqësor të ankesave ndaj mediave dhe ne shpresojmë gjithashtu në përforcimin e transparencës së pronësisë së medias në vend. Pra, në përgjithësi të gjitha rekomandimet që janë bërë nga Këshilli i Evropës ne i mbështesim dhe ato janë gjerësisht në përputhje me çfarë ne presim që një vend aspirant për në BE të ndjekë”, shton më tej Pisonero.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Presidenti Ilir Meta pak ditë më parë ktheu për rishqyrtim në Kuvend paketën “anti-shpifje” pasi sipas tij,  Kuvendi nuk ka publikuar deri më tani përmbajtjen e akteve ligjore të saj, duke krijuar një mungesë transparence të theksuar përkundrejt publikut.  Maxhoranca në 19 dhjetor të vitit të kaluar kaloi në Kuvend paketën e njohur si anti-shpifja dhe pse kundër saj kishte reaguar opozita, komuniteti i gazetarëve në vend dhe Evropë, por dhe institucione të ndryshme si BE apo KiE. Paketa u kundërshtua dhe nga OSBE, por një ditë para miratimit ky institucion ndyshoi qëndrim dhe u shpreh se do ndiqte hap pas hapi dhe mënyrën e zbatimit. Kundër paketës pati dhe protestë nga komuniteti i gazetarëve, të cilët kanë ngritur zërin për më shumë se një vit dhe para ditën e miratimit nga Kuvendit kundërshtuar këtë ligj dhe u shprehën se po instalohet censura. Por qeveria dhe Edi Rama u shprehën se paketa është e nevojshme dhe duhet të futet në zbatim shumë shpejt pasi duhet të dënohen shpifësit. Ligjet e ‘anti-shpifjes’ kundërshtohet pasi AMA (Autoriteti i Mediave Audiovizive) dhe AKEP (Autoriteti i Komunikimeve Elektronike dhe Postare) marrin kompetencat e gjykatës dhe gjobat e majme që vendosen prej tyre duhet të ekzekutohen pa u shprehur një trup gjykuese. Këto institucione kanë mundësi dhe të mbyllin një media, pasi denoncimeve nga qytetarët.

(A.B. Dosja.al)

Shto Koment