Aktualitet

AMT prova dhe pamje filmika nga shembja e Teatrit Kombëtar tek ambasada e BE dhe e SHBA: Presim reagim (VD)

VIDEO
Aktivistët janë shprehur se kanë dorëzua prova, për ata që ata e quajnë krim shtetëror dhe kërkojnë një reagim për këtë çështje nga këto seli diplomatike.

TIRANË- Aktivistët e Aleancës për Mbrotjen e Teatrit kanë shkuar sot tek Ambasada Amerikane në Tiranë dhe tek zyra e Delegacionit të BE, ku kanë dorëzuar disa prova dhe materiale filmike të 17 majit, ditën kur u shemb Teatri Kombëtar.

Aktivistët janë shprehur se kanë dorëzua prova, për ata që ata e quajnë krim shtetëror dhe kërkojnë një reagim për këtë çështje nga këto seli diplomatike. Robert Budina u shpreh se deri më tani nuk ka pasur asnjë reagim nga ambasada e SHBA në Tiranë lidhur me çështjen e Teatrit.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Ne e dorëzuam fizikisht dokumentacionin përfaqësuesve të delegacionit europian. Tani po shkojmë edhe te ambasada amerikane për të njëjtën procedurë që ata të reagojnë për çështjen e Teatrit. Deri më sot nuk kemi pasur asnjë reagim. Është detyra jonë t’i informojnë. Kryeministri po bllokon Reformën në Drejtësi sepse çështja e Teatrit është shumë e nxehtë. Janë bërë gjashtë kallëzime për korrupsionin. Në filmime duken qartë që janë shumë të rënda. Nuk na ngelet gjë tjetër.

Duhet të mbanin të paktën një reagim, ndërsa delegacioni europian ka bërë një reagim të vakët. Ndaj dhe ne po shkojmë t’i tregojmë fizikisht që jemi të interesuar për demokracinë në vendin tonë. Duhet të na japin një shembull se çështjet në Shqipëri kanë filluar të lëvizin”, tha ndër të tjera Budina.

(A.B. Dosja.al)

Shto Koment