Aktualitet

Aktivistët e AMT kërkojnë nga SPAK rifillimin e gjykimit të çështjeve të depozituara , Budina: Besojmë se drejtësia do të vihet në vend

Aktivistët e Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit janë grumbulluar sërish sot para SPAK, ku kanë kërkuar nisjen e gjykimeve për paditë e depozituara.
Featured image of article: Aktivistët e AMT kërkojnë nga SPAK rifillimin e gjykimit të çështjeve të depozituara , Budina: Besojmë se drejtësia do të vihet në vend Edmond Budina

TIRANË -Aktivistët e Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit janë grumbulluar sërish ditën e sotme përpara Prokurorisë së Posaçme. Ata kërkojnë që ky organ të fillojë sa më shpejtë gjykimin e padive të depozituara.

Sipas regjisorit, Edmond Budina, nëse SPAK nuk fillojn gjykimin e çështjeve, do të thotë se drejtësia nuk funksionon.

Nëse nuk fillojnë gjykimin e cështjeve që kemi ngritur tregon se kjo drejtësi nuk funksionon. Ne jemi si qytetarë me besimin se drejtësia do të vihet në vend“, u shpreh Budina.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

AMT ka depozituar disa padi pranë Gjykatës së Posaçme, pas shembjes së Teatrit Kombëtar. Ata kanë akuzuar kryebashkiakun Erion Veliaj, por edhe nënkryetarin Arbjan Mazniku, për “Shpërdorim detyre” dhe “Korrupsion”, në lidhje me procedurat e ndjekura për shembjen e Teatrit Kombëtar. Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit gjithashtu ka zhvilluar një tur në qytetet e Shqipërisë, ku ka mbledhur firma për rindërtimin e Teatrit Kombëtar atu ky ishte dhe ashtu siç ishte.

(g.sh./dosja.al)

Shto Koment