Bota

Amsterdami drejt mbylljes së ‘Dritave të kuqe’, nga rruga në një qendër tregtare të ‘mëkatit’

Amsterdami ose ndryshe qyteti i mëkatit ka vendosur të ndër marrë një nismë të re për ti hequr vetes këtë 'nofkë'. Distrikti i famshëm i 'Dritave të kuqe' do të mbyllet.
Featured image of article: Amsterdami drejt mbylljes së ‘Dritave të kuqe’, nga rruga në një qendër tregtare të ‘mëkatit’ 'Dritat e kuqe'

HOLLANDË– I njohur ndryshe si Sodoma e kohëve moderne, Amsterdami ka vendosur të ndërmarrë një nismë të re për sa i përket distriktit ‘Dritat e kuqe’.

Vendimi është marrë nga bashkia e qytetit e cila ka menduar që këtë atraksion për miliona turistë në vit, ta spostojë në një qëndër erotike me 5-katëshe me qëllim zhvendosjen e gjithe punojësve dhe frekuentueseve të lagjes së ‘Dritave të kuqë’ aty.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Ndërtesa do të zërë një truall prej 5000 metra katror dhe do të përmbajë dyqane erotike, 100 dhoma të vogla, 2 lokale dhe lokale strip.

Bashkia po kërkon një partner privat për këtë projekt, i cili ka pqër qëllim ta zhvendosë fokusin nga droga dhe seksi, e ta bëj Amsterdamin një burim atraksioni dhe për të tjera gjëra.

Shto Koment