Aktualitet

“Amiant”, gjykata e Vlorës lë në burg 3 nga 6 të arrestuarit. Një personi i bie të fikët pas vendimit

  • Familjarët e të arrestuarve, shpërthejnë në sharje pas vendimit të gjykatës (VD)
  • Ndërkohë  togat e zeza kanë vendosur që të lënë në “arrest në shtëpi”, kapitenin e tragetit, Festim Tafa, dhe Elisabeta Çuni administratorja e firmës së pastrimit "Delfini 1”, ndërsa për drejtorin e agjencisë së biletave është dhënë masa “detyrim paraqitje”
    Featured image of article: “Amiant”, gjykata e Vlorës lë në burg 3 nga 6 të arrestuarit. Një personi i bie të fikët pas vendimit Fuçitë e sekuestraura dhe Gjykata e Vlorës

    VLORË- Gjykata e Vlorës ka zhvilluar sot seancën për 6 të arrestuarit, të cilët u kapën gjatë operacionit “Amiant” pak ditë më parë. Sipas informacioneve mësohet se nën masën “arrest në burg” është lënë pronari i firmës së grumbullimit, Zamir Kornuzi, zëvendës kapitenin e tragetit “St Damian”, Kujtim Xhaferllarin, si dhe për shoferin e furgoni Arbër Çunin.

    Ndërkohë  togat e zeza kanë vendosur që të lënë në “arrest në shtëpi”, kapitenin e tragetit, Festim Tafa, dhe Elisabeta Çuni administratorja e firmës së pastrimit “Delfini 1”, ndërsa për drejtorin e agjencisë së biletave është dhënë masa “detyrim paraqitje”. Një nga të pandehurat, Elisabeta Çuni, pas seancës ka qenë në gjendje të rëndë shëndetësore dhe i ka rënë të fikët.

    Po ashtu dhe familjerët e të arrestuarve kanë reaguar pas vendimit të gjykatës, duke bërtitur dhe thënë se janë të pafajshëm dhe kanë punuar për bukën e gojës. Ata kanë mohuar akuzat dhe kanë kërkuar lirimin e të afërmve të tyre.

    Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

    Operacioni “Amianti” u zhvillua pak ditë më parë në Vlorë, ku u sekuestrua lënda e e dyshuar si e rrezikshme që shkakton kancer, e cila ishte nisur nga Itaia me tragetin “St Damiano” të linjës Brindisi-Vlorë. Ky operacion vuri në pranga 6 persona, ndërsa çështja është në duart e SPAK. Policia ka arrestuar Festim Tafën, 72-vjeçar, kapiteni i tragetit “S.T. Damian”, zv/kapitenin Kujtim Xhaferllari 65 vjeç banues në Vlorë, drejtori i një agjencie tragetesh, Agron Brataj 48 vjeç dhe shoferi i furgonit ku është gjetur një pjesë e vogël lesh xhami, Arbër Çuni 28 vjeç. Në pranga ka rënë dhe administratorja e kompanisë “Delfini 1” Elisabeta Çuni, e cila i ka sjellë në Shqipëri këto produkte duke i kamufluar si produkte kimike pastrimi dhe Zamir Kornuzi, 46 vjeç, pronari i pikës së grumbullimit, firma “Kornuzi”. Së fundmi ka reaguar edhe kompania italiane”St.Damian’, e cila ka deklaruar se mbetjet që u gjetën në traget nuk janë të rrezikshme. 

    (A.B. Dosja.al)

    Shto Koment