LIVE UPDATES
Politike

Përveç Rindërtimit, Rama i beson ministrit Ahmetajt edhe përballimin e situatës së koronavirusit

18 Mars 2020, 20:50 Nga DOSJA
Përveç Rindërtimit, Rama i beson ministrit Ahmetajt edhe

TIRANË– Kryeministri Edi Rama ka vendosur t’i besojë një tjetër post të rëndësishëm ministrit të Shtetit për Rindërtimin, Arben Ahmetajt. Ai do të jetë përgjegjës  për  koordinimin dhe drejtimin e punës, ndërmjet ministrive dhe institucioneve, për hartimin  e planit të përballimit të  situatës ekonomike të shkaktuar nga pandemia e koronavirusi.

Në  cilësinë  e  anëtarit  të  Këshillit  të  Ministrave, Ahmetaj do të jetë përgjegjës për evidentimin e burimeve financiare dhe njerëzore, që disponojnë institucionet dhe përdorimin e tyre, prezantimin e gjendjes dhe të situatës ekonomike të shkaktuar nga infeksioni COVID-19 apo dhe propozimin e projekteve për përballimin e situatës  ekonomike.

Një prej detyrave të ish-ministrit të Financave është edhe informimi në kohë reale të kryeministrit  për  hartimin  e planit të përballimit të situatës ekonomike të shkaktuar nga pandemia globale.

VENDIMI I PLOTË

Për një shtesë në vendimin nr.11, datë 10.1.2020, të këshillit të ministrave, “për përcaktimin e fushës  së përgjegjësisë shtetërore të ministrit të shtetit për rindërtimin”Në  mbështetje  të  nenit  100  të  Kushtetutës  dhe të pikës 2, të nenit 5, të   ligjit nr.90/2012, “Për organizimin   dhe   funksionimin   e   administratës shtetërore”,  me  propozimin  e  Kryeministrit, Këshilli i Ministrave

VENDOSI:

1.   Pas   kreut   II,   të   vendimit   nr.11,   datë 10.1.2020,  të  Këshillit  të  Ministrave,  shtohet  kreu II/1, me këtë përmbajtje:“II/1. Ministri i Shtetit për Rindërtimin është përgjegjës  për  koordinimin  dhe  drejtimin  e  punës, ndërmjet    ministrive    dhe    institucioneve,    për hartimin    e    planit    të    përballimit    të    situatës ekonomike të shkaktuar nga infeksioni COVID-19. Në  cilësinë  e  anëtarit  të  Këshillit  të  Ministrave, është përgjegjës për:

a)   koordinimin,   drejtimin   dhe   ndjekjen   e veprimtarisë  së  ministrive  dhe  të  institucioneve  të tjera,  publike  e  shtetërore,  për  hartimin  e  planit  të përballimit  të  situatës  ekonomike  të  shkaktuar  nga infeksioni  COVID-19;

b)   evidentimin   e   burimeve   të   brendshme, financiare dhe njerëzore, që disponojnë institucionet, publike e shtetërore, dhe propozimin për  miratim  në  Këshillin  e  Ministrave  të  akteve përkatëse, për përdorimin e këtyre burimeve;

c) evidentimin e burimeve financiare të jashtme dhe  përcaktimin  e  mënyrës  së  përthithjes  së  tyre, për  përballimin  e  situatës  ekonomike  të  shkaktuar nga  infeksioni  COVID-19  dhe  propozimin  për miratim   në   Këshillin   e   Ministrave   të   akteve përkatëse, për përdorimin e këtyre burimeve;

ç)  koordinimin  dhe  drejtimin  e  strukturave  e  të njësive,   shtetërore   dhe   publike,   të   ngarkuara drejtpërdrejt për kryerjen e detyrave, për zbatimin e planit   të   përballimit   të   situatës   ekonomike,   të shkaktuar nga infeksioni COVID-19;

d)  prezantimin   e   gjendjes   dhe   të   situatës ekonomike të shkaktuar nga infeksioni COVID-19; dh) përgatitjen dhe propozimin e projekteve, të përgjithshme  e  të  veçanta,  si  pjesë  të  planit  të përballimit  të  situatës  ekonomike  të  shkaktuar  nga infeksioni COVID-19;

e)   detajimin   e   nevojave   për   përballimin   e situatës  ekonomike  të  shkaktuar  nga  infeksioni COVID-19;

ë)  koordinimin  dhe  drejtimin  e  punës  si  dhe rekomandimin  e  institucioneve  për  përgatitjen  dhe paraqitjen për miratim në Këshillin e Ministrave të projektakteve, ligjore e nënligjore, për përballimin e situatës ekonomike të shkaktuar nga COVID-19;

f)   nxitjen,   bashkërendimin   dhe   dhënien   e mendimit   përprojektaktet   që   propozohen   nga ministritë,  të  cilat  trajtojnë,  ndër  të  tjera,  edhe çështje    me    interes    ose    brenda    fushës    së përgjegjësisë së tij;g)  thirrjen  për  raportim  të  strukturave  të  cilat kanë lidhje me situatën ekonomike të shkaktuar nga infeksioniCOVID-19;

gj)  krijimin  dhe  drejtimin  e  grupeve  të  punës dhe  organizimin  e  veprimtarive  për  hartimin  e planit   të   përballimit   të   situatës   ekonomike   të shkaktuar nga COVID-19;h) bashkërendimin me ministritë dhe institucionet  shtetërore  për  sigurimin  e  të  dhënave të   nevojshme   dhe   përcjelljen   e   porosive   në funksion  të  realizimit  të  planit  të  përballimit  të situatës ekonomike të shkaktuar nga COVID-19;

i)  informimin,  vazhdimisht  dhe  në  kohë,  të Kryeministrit,  kur  është  rasti,  edhe  Këshillin  e Ministrave,  për  hartimin  e  planit  të  përballimit  të situatës ekonomike të shkaktuar nga COVID-19.

2.  Ngarkohet  ministri  i  Shtetit  për  Rindërtimin për zbatimin e këtij vendimi. Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në Fletoren Zyrtare.

Ahmetaj u vendos në krye të ministrisë së Rindërtimit më 13 dhjetor të vitit të shkuar, thuajse një vit pas shkarkimit të tij nga detyra si ministër i Financave të vendit. Vendin e tij e zuri Anila Denaj. 

Bilanci i COVID-19 në Shqipëri tashmë ka zbritur në 58 të prekur, pasi pacienti i parë u shërua plotësisht. mes 58 të infekturve, dy persona kanë ndërruar jetë. Viktima e parë me COVID-19 u shënua në spitalin e Durrësit, ku humbi jetën një 73-vjeçare. Po kështu, 9 prej të infektuarëve janë mjekë dhe infermierë, një nga Spitali i Durrësit dhe të tjerët nga spitali “Shefqet Ndroqi”. Vatra e të infektuarve është zgjeruar në Tiranë, Rrogozhinë, Elbasan, Durrës, Lushnje, Fier. Jeta në vend është paralizuar thuajse totalisht, nuk ka transport publik, është ndaluar lëvizja me makinë apo me këmbë, si dhe shumë vende punë janë mbyllur. Në shërbim të shtetit do të jenë edhe spitalet private gjatë periudhës së emergjencës dhe kush nuk bindet do ketë gjobë deri në 5 milionë Lekë. E vetmja këshillë e përbashkët e institucioneve dhe mjekëve është që qytetarët të qendrojnë në shtëpi dhe të kenë sa më pak kontakte me të tjerët.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike arben ahmetaj koronavirusi ne shqiperi plani i masave per covid-19 arben ahmetaj koronavirusi ne shqiperi plani i masave per covid-19

Sondazh

Poll
Politike 18 Mars 2020, 15:59

TIRANË- Kryeminsitri Edi Rama pasi njoftoi kufizimet e lëvizjeve për këmbësorët në dy orare, në mëngjes dhe pasdite, ka dhënë një urdhër për bankat. Në një...

"Injoranca nuk është argument" Nuk i pëlqeu pyetja, Rama prek në faqe gazetaren Ambrozia Meta

"Injoranca nuk është argument" Nuk i pëlqeu pyetja, Rama prek në faqe gazetaren Ambrozia Meta

Del VIDEOJA, Elia godet Princ Lekën: Familja ime të ka mbajtur me bukë

VIDEO/ Noka i jep Spiropalit pankartën, Ministrja ofrohet ta mbaj para fytyrës

Publikohen pamjet nga brenda bazës ajrore të Kuçovës, Komandanti: E gatshme për stërvitjen e trupave

Tempulli 2/ Me kanabis gati për shitje dhe shuma parash, arrestohen 4 të rinj në Tiranë

Dalin pamjet nga kasollja ku u vra 50-vjeçari në Durrës

Kontrabandonin ilaçe dhe telefona, arrestohen dy persona në Tiranë, sekuestrohen 47 iPhone

I vunë flakën eskavatorit me vlerë 150 mijë euro, arrestohen 2 autorët e ngjarjes

Reshjet e shiut dhe borës në vend, policia: Moderoni shpejtësinë e mos kryeni parakalime të gabuara

Kampioni Alvin Karaqi mes lotësh: Për besë u ndjeva si Gjergj Kastrioti kur mora flamurin

'Dokumentar horror'/ Berisha publikon pamjet: Do ju paraqes terrorin që Bajrajt ushtruan më 14 maj

Krimi në Bulqizë/ Fqinji: Po hante bukë në banesë kur erdhën dy makina!

Dosja "Gjici"/ Zv.kryetari i bashkisë së Kukësit shkon në SPAK

Newsroom 11 |XAMA: LAJMI I FUNDIT FAKE QË PASHË, ISHTE PËR MUA

Newsroom 11 |XAMA: KËSHILLË QYTETARËVE- MOS LEXONI VETËM NJË BURIM

Newsroom 11 | XAMA: GAZETARËT NUK SHKRUAJNË ME EMËR, KJO S'ËSHTË ETIKE

Xama në Newsroom: Lajmet e rreme përhapin panik! Më akuzuan se kisha marrë para për një shkrim

Muka në Newsroom: Në Shqipëri ka portale gjobaxhie, u bëjnë shantazh njerëzve

Xama në Newsroom: Fake News shpërndahet më shumë në Facebook e Tik Tok! Gazetarët të shkruajnë emrin

Newsroom 11 |Kush prodhon lajme të rreme në Shqipëri

Newsroom 10 |SENJA: NE S'REAGOJMË NDAJ GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 |HAZIZAJ: 'ÇOHU ENVER', PJESË E GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ KEMI MARRËVESHJE PËR TË MBROJTUR 'VIKTIMAT'

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES KA SHKAKTUAR DHE KRIME

Newsroom 10 |GAZETARI: GJUHA E URREJTJES, PJESË E SHOQËRISË

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES, E FRIKSHME NË SHQIPËRI

Vidhnin në banesa duke përdorur çelësa të klonuar, vihet në pranga 1 person,nje tjeter në kërkim

Newsroom 10 |GJUHA E URREJTJES PËRDORET NGA POLITIKA, AMA TË KONTROLLOJË GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: STEREOTIPET NXISIN GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES LUFTOHET ME EDUKIM

Newsroom 10 | Gjuha e urrejtjes në media, si dhe kush e shpërndan?

Ndryshimet në PS/ Gjiknuri: S'është fundi, por fillimi i diçkaje të re.

Inceneratorët/ S’kam dhënë asnjë kontratë pa garë, ato janë publike!

Ndihet 'i shitur' nga Rama? Gjiknuri: Nuk ndjej braktisje, kam komunikim me të prej 20 vitesh

Klosi: Kemi primare reformimin e partisë, PS synon mandatin e katërt

U shkarkua si Sekretar i Përgjithshëm, Gjiknuri: PS edhe kur fiton, refekton!

Digjet shtëpia në Shkodër, në banesë ndodhej një i moshuar, përfundon në spital

Vazhdon përplasja në PD! Basha kërkon mbledhjen e Komisionit të Etikës për të, Bardhi: Shenjë humbje

Vrasja e Jetmirës/ Autori u dënua me 28 vite burg, nëna e viktimës: Duhet dënim përjetë!

Newsroom 9 | Kallanxhi: Threads? S`besoj se do zgjasë shumë

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Mos merrni për bazë asgjë thuhet në rrjet

Newsroom 9 | Gazetarja: po ndodhin vrasje nga tik tok

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Fake News dallohet vetëm po të jemi kritikë

Newsroom 9 | Kallanxhi: Shqiptarët besojnë gjithçka shohin në rrjet

Newsroom 9 | Eksperti i IT, Tomi Kallanxhi: Tik Tok ka "fake news" sepse s'ka censurë

Newsroom 9 | Gazetarja: Shqipëria do kohë të përshtatet me Tik Tok

Newsroom 9| Eksperti i IT: Çdo rrjet është i përkohshëm, duhet të kujdesemi për vlerat

A mund të mbyllet TikTok për Shqipërinë? Flet për Newsroom eksperi i IT

Fëmija mbyllet brenda në shtëpi, nëna e alarmuar njofton zjarrfikësit, NDËRHYRJA nga ballkoni

Newsroom/ Karabolli: Shqipëria do kohë të përshtatet me TikTok, e provuan edhe gazetarët, s’ia dolën